6.5 C
Tirana
E enjte, 26 Mars 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Sjelljet përverse e kan futur vendin në kriza të vazhdueshme politike dhe...

Sjelljet përverse e kan futur vendin në kriza të vazhdueshme politike dhe institucionale

0
Vjosa Osmani - takim me liderët

Vështrim

Është krijuar një model i keq politik dhe mediatik, që është duke na degraduar si shoqëri, shtet dhe si komb. Nuk është rastësi asnjë model. Një model që degradon veten bënë aktivizim ideologjik në favor të thellimit të përqarjeve në shoqëri. Kanë humbur kritika dhe vetëkritika si bazamente të të mirës. Ka humbur logjika e shëndoshë e përceptimit objektiv politik…

Skënder MULLIQI

Në Kosovë nuk mund tu ikësh pyetjeve, se sa jemi objektiv dhe si trajtohet objektiviteti nga njerëzit e politikës dhe te mediave? Shumica po ju ikin parimeve themelore të trajtimit të temave. Po anashkalohet esencialja dhe po zgjedhet periferikja. Kjo është ajo që po na mungon që shumkë kohë dhe shumë po na dëmton si shoqëri dhe si shtet. Kjo është kur punohet keq, pa kujdesshem. Justifikohet e keqja para të mirës së përgjithsme. Po kemi reagime të zjarrta politike dhe mediatike të pa përmbajtura, të cilat po fusin përqarje. Kush do që bëri thirrje për një hetim të pavarur u etiketua shpifës dhe teoriticienë konspiracioni.

Nuk u veprua më arsye për shumë vite, por më shumë u veprua në mënyrë të tërbuar politike. Logjika e mbrapshtë e të përceptuarit na ka sjellur telashe të mëdha. Sjelljet përverse të nje pjese të madhe të politikanëve dhe të disa mediave, e kan futur vendin në kriza të vazhdueshme politike dhe institucionale, duke na shkaktuar dëme të mëdha. Reagimi i tyre shpesh ishte I pa përmbajtur dhe pa asnjë logjikë në politikëbërje. Politikat paragjykuese, fajesojnë të tjerët për gabimet e tyre, apo për lakmin e pa kufishem për pushtet. U ndëshem më ekzagjerime të qëllimshme të ngjarjeve dhe nxitjën e tyre në kahun e gabuar politikë.Kjo tregon për mungesë refleksiviteti, për mungesë të dijës poliitike dhe për lakmin për përfitime përsonale.

E vërteta bazohet në fakte dhe pa anshmëri ndaj përqarjeve shoqërore dhe politike të cilat po na lënë shumë mbrapa në krahasim më botën e civilizuar. Kjo është shëndrruar në praktikë të quditshme. Paanshmëria gabimisht barazohet me një ton të moderuar ose mungesën e pasionit të hapur, ndërsa një kriter kyç injorohet barazia e kritereve në trajtimin e ngjarjeve të krahasueshme. Po iket qëllimishtë nga logjika e objektivitetit .Politikanët dhe gazetarët sigurisht janë njerëz, si gjithë të tjerët, ata duhet të veprojnë mbrenda kornizave ligjore, kulturore dhe prirjeve ideologjike, e jo të shtrëmbërohen ato.

Kujdesi është legjitim vetëm nëse zbatohet universalisht. Emocionet dhe supozimet e fajit janë të pa pranueshme politikisht dhe ideologjikisht. Është krijuar një model i keq politik dhe mediatik, që është duke na degraduar si shoqëri, shtet dhe si komb. Nuk është rastësi asnjë model. Një model që degradon veten bënë aktivizim ideologjik në favor të thellimit të përqarjeve në shoqëri. Kanë humbur kritika dhe vetëkritika si bazamente të të mirës. Ka humbur logjika e shëndosh e përceptimit objektiv politik. Objektiviteti nuk është mungesa e emocioneve, por qëndrueshmëria e kritereve. Disa media vazhdojnë të përcaktojnë se çfarë është një temë legjitime, cilat burime janë të besueshme dhe ku janë kufijtë e diskursit të pranueshëm.

Objektiviteti në politikë dhe media lind nga dialektika e këndvështrimeve të ndryshme të shikimit të gjërave në dialog. Te ne gjuha e dialogut sikur moti është përjashtuar, nuk ka bashkëpunim për temat qenësore që kanë të bëjnë më jetën dhe shtetndërtimin .Kur bëhet fjalë për punën e mediave, detyrë e tyre është verifikimi i fakteve, verifikimi i burimeve dhe gjykimi moral për të qenë i besueshem. Kjo po na mungon së logjika mercenariste përfituese është duke dominuar, e që kjo logjikë është duke i dëmtuar rëndë proceset demokratike dhe zhvillimore në Kosovë, në rrethanat gjithnjë e më komplekse të konflikteve globale.

Kosova duhet t’i kthehet realitetit, unitetit gjerave që na bashkojnë, e jo që na ndajnë, se gjindemi para sprovave të mëdha si mbrenda ashtu edhe në planin ndërkombëtar, veçmas tash kur po rifillon dialogu i zorshëm më Serbinë, që do të jetë një sfidë tjetër e madhe për Kosovën. Po duket së nuk është harruar Asociacioni famoz nga BE-ja, që është i pa pranueshem. Një Asociacion që në fakt do të thotë një tjetër “Republika Serbe“, në Kosovë, e cila forcon tezën shoveniste për Serbi të Madhe.

Hilet duket do të vazhdojnë që Kosovës mos ti ndahet gazepi duke i bërë presion për lëshime territoriale, kurse Serbisë gjenocidiale t’i krijohen favore, të cilat e faktorizojnë si shtet në Ballkan, i cili nuk ka hequr dorë nga logjika për gllabërimin e territoreve të shteteve fqinje, e më së shumti pretendimi i kryekriminelit, Aleksander Vuçiq është ndarja apo pushtimi i Kosovës. Edhe këtyre ditëve ky lehaqen nuk e la pa zënë në gojë aleancën mbrojtëse ushtarake Kroaci-Kosovë-Shqipëri, për ta justifikuar agresionin e mundshem ushtarak ndaj tyre kur ti ipet rasti…!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.