SHIT-HOLE – NJËRI PO MË TREGONTE NJË DITË…

0
Shit-hole

Arben Çokaj

tregim

Pse shqiptarët preferojnë WC al’a turka, që kanë vetëm një shit-hole (vrimë muti), e jo a’la frënga?! Se janë më të thjeshta…

Ia dhashë njërit një ambient me qera, tregonte ai, e kishte WC-në al’a frënga me të gjitha brenda. Nuk shkoi gjatë dhe e shkatërroi komplet WC-në. “Mirë është…” – thoshte, se nuk donte të harxhonte para, e ktheu WC-në në një shit-holë të ndyrë, se e pastronte tepër rrallë…

Përveç kësaj, m’i shkatërroi edhe dy ruleta të shtrenja me motor (nga 1500 Euro secila), se fuste saksi lulesh (lulexhi i madh tjetri) ose karrige nën to, dhe kur e mbyllte ruletën, ato ndeshnin në pengesë dhe kërcenin përpjetë, e dilnin nga kanalet anësore…

Kujtonte ai se unë i gjej paratë në rrugë të madhe, si duket… apo kush dreqin e di, se çfarë mendonte? Nuk mendonte fare ndoshta… I jep tjetrit objekt me qera, për t’i bërë nder, për të fituar një kafshatë bukë, dhe ai të dëmton më shumë, se bën i gjithë fitimi i tij për 5-6 muaj…

E në fund, nuk mund të argumentosh me të, se i ke bërë nder, e të nxjerrë edhe borxh… shqiptari, racë e zgjuar afrikane, e pafytyrë, nuk di si të merresh vesh me të, nuk të lë shumë rrugë… Ka një potencial të madh kriminal e destruktiv (shkatërrues e vetë-shkatërrues)… E thotë pastaj, pse nuk më ndihmon?! Po ti, mos më dëmto të paktën…!

Kujt me i thanë? Fjalët mbesin pezull, të zbrazëta e pakuptim me të… Ai është në krizën e ekzistencës, në krizën e identitetit, në krizën e rritjes, në përpjekje për t’u shëputur nga kërthiza e së ëmës… Edhe budallai e di, se ai po të dëmton me qëllim! Dhe prandaj të gjithë largohen prej tij, dhe e lënë në fund, në rrugë të madhe!

Se ai të dëmton e nuk do që të ndihet fajtor, e ka shumë problem kompleksin e fajit, shikon që ta hedhë fajin ty, për të justifikuar veprimet e papërgjegjshme të tij…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.