16.5 C
Tirana
E hënë, 2 Mars 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Pse duhet të ndryshojë pushteti në Shqipëri? Se nuk ecën ndryshe, jemi...

Pse duhet të ndryshojë pushteti në Shqipëri? Se nuk ecën ndryshe, jemi në demokraci…

0
Rama si Enveri - duke rënë
Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

Arben Çokaj

Një koment për Genci Capo në FB, në një postim ku Kreshnik Spahiu sulmon Saliun për fjalimin e tij në PE.

Genci Capo: Arben Çokaj ndoshta te duhet me ba nji analiz se cfare te degradumish kan ken para Rames dhe po kta te super degradum vijn ne pushtet mbas Rames.

Përgjigjia ime: Po, deri në vitin 2013 kam një numër shkrimesh kundër qeverisjes së Saliut e Jozefinës në gazetat shqiptare, përndiqesha edhe unë nga pushteti i Saliut si Mero Baze dhe më kanë dëmtuar mjaft shumë në marrëdhëniet personale të miat me njerëzit e tjerë. Më 21 janar isha edhe unë në shesh kundër pushtetit, ku u vranë 4 njerëz, në kohën kur protesta po shpërndahej, dhe në zgjedhjet e 2013, ia dhashë votën Ramës për ta ndryshuar qeverinë. Kreshniku ishte nën kryetar i KLD-së, aty mendohet se ka bërë erdhe një dorë të mirë parashë, përveç rrogës, pasi në atë kohë një kandidati për gjyqtar i lartë i kërkoheshin 500 mijë Euro.

Por unë nuk kam marrë para si Mero e të tjerë nga qeveria e Ramës, dhe ruaj paanësinë e gjykimit. Nuk po them se Kreshniku ka marrë para, dhe mbron Ramën, paratë i ka bërë në kohën e Saliut nëse i ka bërë, por mund ta ketë këtë qëndrim edhe nga inati ndaj Berishës dhe të tijve. Unë mendoj se qeverisja sot është më e keqe se në vitin 2013, kur uiku Saliu nga presioni i brendshëm dhe i jashtëm Saliu iku, dhe e la pushtetin. Rama nuk e lë, edhe pse sot qeverisja është më e korruptuar se më 2013. Pra, problemi tani është Rama, jo Saliu. Por me mjeshtërinëe tij, me paratë që hedgë vuuuu, Rama synon si në zgjedhje, që problemet që ai ka vetë, t’ia hedhë Saliut. Kjo është edhe një tendencë psikotike, lehtësimi nga barra e fajit dhe ee përgjegjësisë.

Tani a duhet synuar rotacion demokratik e demokraci në Shqipëri, apo stanjacion e ta mbajmë këtë shtet të korruptuar të Ramës në këmbë – si komunizmin dikur – për inat të Saliut e të themi: fajin e ka Saliu, se Rama po vjedhë e po abuzon dhe po e shkatërron nga themelet shtetin shqiptar?! Unë shoh se Kreshniku është me ata, që “për hir të vjehrrës shkojnë e flejnë me mullixhiun…” Kuptohet se është e drejta e tij, por nëse ai i kupton gjërat – si unë – duhet ta dimë se nuk ka demokraci me një person që vjedh e blen votat sa herë ka votime dhe e mban pushtetin ashtu përjetësisht. Pra, ka diçka që nuk shkon. Dhe në Shqipëri ka shumë gjëra që nuk shkojnë. Prandaj pushteti duhet ndërruar. Saliu nuk jeton përjetë, edhe po u bë kryeministër, maks. 4 vjet mund ta mbajë.

Por ne që nuk kemi interesa të drejtpërdrejta me pushtetin, duhet të gjykojmë me paanësi. Nëse Saliu është kreu i partisë opozitare më të fortë sot, ky është fakt. Nëse Rama rri në pusdhtet ai rri se votat ia vjedhë edhe Lulit, edhe Kreshnikurt edhe Saliut. Pra, problemi është si largohet Rama? Jo se fajin e ka Saliu. Kush i ndalë shqiptarët ta votojnë Shehajn e Lapajn e Qorin etj., aq sa votuan Saliun me 500 mijë vota?! Kreshniku nuk ndihet mirë në Berlin kur sheh se Saliu po ia hapë namin e zi qeverisë Rama, duke treguar me barkun jashtë lidhjet e tij kriminale me trafikun e drogës e më gjerë. Askush nuk ndihet mirë, por kjo është vërteta e trishtë e këtij vendi. A duhet ta themi apo të vazhdojmë ta mbajmë në pushtet këtë që po na vjedhë e po na shet?!

Pra, parimet demokratioke të një shteti demokratik kanë në themel rotacionin politik. Ata që i kanë thënë këto gjëra kanë patur ose jo në mendja edhe njerëz si Saliu, e prapë kanë thënë se duhet: rotacion politik në demokraci, se ndryshe shteti rrëshqet në diktat, siç edhe ka ndodhur tek ne. Në Gjermani, ku ndodhet tani Kreshniku, mbajtja e pushtetit gjatë nga zonja Merkel dhe koalicioni i madh me SPD nxorri në skenë një parti ekstremiste, AfD, nuk ishte më parë ajo. Filluan pra problemet serioze edhe atje. E jo më te ne…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.