Projekti për Serbi të Madhe u hartua nga memorandumi i racistit, Vasa Çubrilloviq në vitin 1937

1
Vaso Cubrilovic

Vështrim

Skënder MULLIQI

Shpesh flitet për Gjermaninë naziste të Hitlerit, duke harruar së atëherë kishte shpërthyer Lufta e Dytë Botërore. Nuk dua të arsyetoj Gjermaninë Naziste, që për ne shqiptarët ishte dhe ka mbetur mike, por nga të gjtha veprimet dhe dokumentet e fashizmit, Serbia ja kalon shumë herë qdo fashizmi tjetër. Lufta për Serbi të Madhe prodhojë viktimat më të mëdha njerëzore dhe materjale më rastin e shpërbërjëss më dhunë të ish-Jugosllavisë. Projekti për Serbi të Madhe u hartua nga racisti, Vasa Çubrilloviqi në vitin 1937, kur shkroi librin – memorandumin ‘Ndjekja e Arnautit”, që kishte të bënte më Kosovën dhe Shqipërinë. Ky memorandum ishte themeli gjenocidit, etnocidit dhe urbicidit të Millosheviqit në Kosovë. Ideja e Çubrilloviqit nuk ndryshojë pikë as presje, nga Drazha Mihajloviqi, Millosheviqi, Shesheli dhe deri te Aleksander Vuqiqi, një kriminel tjetër, ish minister për informim në kohën e Millosheviqit, që mori pjesë në rrethimin e Sarajevës, duke vrarë boshnjakë më snajperkë, dhe tash Evropa bisedon për paqe më te në rajon dhe më shqiptarët, kur dihet së Serbia është e lidhur ngushtë historikisht më Rusinë!

Krimineli i luftës mbetet gjithmonë kriminel, siq ka mbetë edhe presideneti serb. Vlen të përmendet së Vuçiqi, më Dodikun e Republika Serpska ,se bëshku më Kishën Ortodokse Serbe e kan rolin kryesor në realizimin e idesë për Serbi të Madhe. Harrova më lartë të përmendi se Çubrilloviq gjithashtu ishte anëtar i SANU-së, i cili ka thënë se një e treta e shqiptarëve të Kosovës duhet të likuidohen, një e treta të serbizohet, dhe një e treta duhet të dëbohet nga Kosova. Kur jemi të kjo temë duhet përmendur edhe një tjetër ideator, fashist dhe gënjeshtar të Serbisë së Madhe, Dobrica Qosiq. Ai serbeve iu preferoj që të gënjejnë sa më shumë, që përsertija e këtyre genjeshtrave të shndërrohen në një të vërtetë historike. Duke i renditur gjerat që nuk eleborohen të gjitha në një tekst të vëtem, është evidente së edhe sot po vazhdohet e njejta logjikë luftënxitëse në rajon për Serbi të Madhe nga regjimi i Vuçiqit dhe Krerët e Kishës Ortodokse Serbe.

Mu për atë para disa kohësh edhe kishin mbajtur në Beograd, Kuvendin Gjithë Serb, nga dolen edhe konkluzionet për realizimin e e Serbisë të Madhe, gjoja se aty ku jeton një serb, është Serbi. Si ka mundësi shtetet e BE-së ta marrin seriozisht një kriminel lufte, që glorofin kriminelet tjerë? Si mund të ndërtohet ndonjë marrveshje për normalizim të mardhënjeve më Kosovën, kur Serbia në thelb është shtet fashist? Si ka mundësi ti besohet Vuqiqit, i cili përditë kërkon luftë më Kosovën? Ai është se bashku më Radojqiqin ata që u përpoqën që më aktin terrorist në Banjskë, të bëjnë faktike ndarjën e veriut të vendit? Nese Rusia po e mban në pushtet, çfarë aryse ka BE-ja ta përmban që ai mos të pëmbysët që një vit nga protestat masive studentore në Serbi? Çdo regjim më protesta të tilla moti do të kishte rënë, po mos të ekzistonte fuqia e Rusisë mbrapa, më të cilin shtet, Serbia po mban lidhje të forta, dhe duket se kot po e përmban BE-ja regjimin kriminal të Begrdait , më motivacion që Serbinë ta largojnë nga ndikimi politik nga Rusia e Putinit.

Kjo politikë deri më tash nuk funksionojë nga ana e BE-së, edhe për faktin se presidenti serb, nuk e ka guximin të largohet nga Rusia. Duhet tshmë të rrënohet miti të një shiteti kriminal. Serbët më logjikë pushtuese ende po japin mësim rreth mitomanise historike. Është kjo paradoksale për shtetet e rajonit dhe ato të BE-së, që serbët po na japin një mësim mbi mitomaninë historice. Kjo mitomani e njërzve të pa mend në kokë siq janë drejtuesit e shtetit serb, por edhe shumica e sërbëve, ende nuk po mbaron. Beteja e Kosovës, Princi Llazar, Car Dushani, narrativa e “serbëve të kërcënuar” dhe “të drejtave historike” u përdorën si lëndë djegëse për luftëra, spastrime etnike dhe pushtime.Kisha Ortodokse Serbe gjithashtu merr pjesë vazhdimisht në riprodhimin e narrativës së “të drejtës së lashtë të serbëve mbi tokën serbe”.

Prandaj, mitomania është e gjallë tek serbët, të cilët gjithmonë kanë për qëllim të pushtimit të tokave të huaja dhe tokave shqiptare në Ballkan. Garašanin e pohon qartë në Naçertani, “Serbët duhet të përvetësojnë të gjitha tokat ku kanë jetuar paraardhësit tanë.” Nga kjo logjikë fashiste për Serbi të Madhe nuk po lirohet as presidenti serb-një kriminel lufte, Aleksander Vuqiqi… Shqiptarët sikur kan harruar së këndë kemi fqinjë, një shtet grabitqar, nga i cili gjithmonë duhet të bëjmë shumë kujdes! Ata nuk do të ndalën më akte terroriste siq është edhe rasti i fundit më shëmbje të urës, për të mbajtur në shenjestër pushtuese shtetin e Kosovës …

1 KOMENT

  1. Projekti per Serbine e madhe u be ne vitin 1848 i quajtur: ”Narqetanie” dhe u perfundue me sukses ne vitin 1918 kur u krijua Serbia e Madhe me emrin Mbreteria SKS, e cila e ndryshoi emrin ne vitin 1928 ne Mbreteria Jugosllave. Serbia e madhe mbijetoi prej 1918 deri 1941, por u ringjall permes terroristit komunist Tito i cili e themeloi Serbine e Madhe ne vitin 1944, me emrin RFPJ, e cila mbijetoi deri me 1991 kur filloi çlirimi i popujve te okupuar si : Sllovenet, Kroatet, mandej shtetet me popullsi te perzier Bosna, Maqedonia, dhe me clirimin e Kosoves me 1999 dhe Malit Te Zi me 2006 perfundoi Serbia e Madhe e themeluar me 1918.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.