7.5 C
Tirana
E martë, 10 Shkurt 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj PRESIDENTI WILSON NË FILATELINË SHQIPTARE

PRESIDENTI WILSON NË FILATELINË SHQIPTARE

0
Pulla me WILSON

Nga: Hysen S. Dizdari

28 DHJETOR 1856 – 28 DHJETOR 2025

NË KUJTIM TË 159 LINDJES TË THOMAS WOODROW WILSON

Thomas Woodrow Wilson lindi me, 28 dhjetor 1856 në një familje me prejardhje skoceze-irlandeze, në Staunton të Virxhinias të ShBA. Gjyshërit e Wilson nga ana e babait kishin emigruar në Shtetet e Bashkuara nga Strabane, Qarku Tyrone, Irlandë, në vitin 1807.

Thomas Woodrow Wilson, ishte Presidenti i 28 i Shteteve të Bashkuera të Amerikës, dhe sherbeu si President nga viti 1913 deri 1921.

Ai udhëhoqi Shtetet e Bashkuera të Amerikës gjatë Luftës Parë Botërore (1914-1918), mbeshteti reformat ekonomike dhe me qëndrimet e tij idealiste në politikën e jashtme , ai ishte arkitekti kryesorë i formimit të organizatës, Kombeve të Bashkuera-OKB-së.

Në Konferencën e Paqes në Paris, në vitin 1919, Presidenti Thomas Woodrow Wilson hodhi poshtë planin e shteteve fqinjë për coptimin e trojeve të Shqipërisë dhe mbrojti me vendosmëri të drejtën për vetëvendosje, të kombeve të vegjël, e cila çojë në pavarësinë e dytë të Shqipërisë të cilën e gëzojmë edhe brezi jon sot.

Më 8 janar 1918, Presidenti, Wilson mbajti një fjalim, të njohur si Katërmbëdhjetë Pikat, ku ai përcaktojë objektivat afatgjata të luftës të administratës së tij.

Ai bëri thirrje për krijimin e një shoqate kombesh për të garantuar pavarësinë dhe integritetin territorial të të gjitha kombeve – një Lidhje të Kombeve.

Pika të tjera përfshinin evakuimin e territorit të pushtuar, krijimin e një Polonie të pavarur dhe vetëvendosjen për popujt e Austro-Hungarisë dhe Perandorisë Osmane duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Posta Shqiptare, me 14 dhjetor 2018, me rastin e 100 vjetori të shpalljes së 14 pikave të planit të paqës, të Presidentit Wilson, emetojë një emision me pulla tre pulla postare, ku pulla me vlerë 120 lekë i kushtohet, pikërishtë, shpalljes së 14 pikave në fjalen e tij historike, me 8 janar 1918 nga Presidenti Wilson.

Pulla me vlerë nominale 120 lekë, paraqet portretin e Presidentit Wilsonë dhe ka të shkruar në pjesën e sipërme duke vazhduar edhe në krahun e djathtë:

“100 vjetori i shpalljes së 14 pikave të Presidentit Wilson për paqën”

Pullat postare janë, gurë kilometrik dhe symbol të shtetit, e kombit shqiptarë të cilat udhtojnë derë më derë, nga qyteti në qytetë, nga shteti në shtetë në të katër kontinentet e botës.

Duke udhëtuar, pullat postare në të njëjtën, kryejne misjonin e tyre, historik e diplomatik duke shpërndarë portretin e këtij burri Madhështorë të Kombit Amerikan, i cili mbrojti me vendosmëri, në Konferencën e Paqës në Paris, në vitin 1919, të drejtën e Kombit Shqiptarë për vetëvendosje, për liri dhe pamvarsi kombëtare.

MIRËNJOHJË PËR JËTË, NGA KOMBI SHQIPTAR SHBA.

MIRËNJOHJË PËR JËTË, NGA KOMBI SHQIPTARË:
PRESIDENTIT, 28 TË SHBA, THOMAS WOODROW WILSON.

Tiranë me, 28 dhjetor 2025

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.