10.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Shkurt 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Politikanët e dobët ka ardhur koha që të largohen nga skena politike!?

Politikanët e dobët ka ardhur koha që të largohen nga skena politike!?

0
Edi Rama - Ramush Haradinaj

Koment

Marrëzitë për kultin e personalitetit pranohen vetëm nga pjesa më primitive dhe e paarsimuar e një kombi, sepse vetëm një sistem serioz, rrjetëzim, mbështetje, edukim dhe solidaritet mund ta çojë shoqërinë drejt një të ardhmeje më të mirë…

Skënder MULLIQI

Asgjë nuk është e rastësishme ne politikë. Falë doktoraturave të blera ne tashmë kemi intelegjencë artificial… Askush nuk po fletë apo shkruan për temën pse intelektualet po heshtin apo nuk po inkuadrohen më shumë në rrjedhat shoqërore politike të vendit, edhe atëherë kur janë shumë të nevojshem? Dikush ka ardhur koha ti kushton pak më shumë vëmendje kësaj teme jo të parëndësishme dhe interesante. Kosovës i duhen intelektualët e mirëfilltë për shtetndërtim dhe mirëqenje. Proceset zhvillimore më intelektualë të mirëfilltë do të shkonin shumë më mirë. Nuk thëm që nuk ka intelektual të inkuadruar në jetën politike, por ata janë një numër i vogël.

Ku është lidhja me momentin e sotëm, plot me post-të vërtetën, krizat botërore dhe inteligjencën artificiale, plot me gjithëdijeni me përvojë të pabazuar? Ne vend të eruditëve më kulturë të gjerë dhe pikëpamje te jashtzakonshme ne kemi disa njerëz gjysëm të ditur, të cilët nuk janë për profesionin e politikës. Sot, njerëzit e tillë po i mungojnë skenës politike. Politikanët e sotëm janë thjesht shtojca mizore të realitetit, kancer i një periudhe të trazuar botërore. Të zbrazët nga përmbajtja dhe jeta e jetuar jashtë politikës, po shesin fjalë jo shumë më kuptim. Tragjedia e sotme është se disa politikanë që ata paraqiten profesionalisht si omniologë para masave të gjera të popullit dhe e falsifikojnë seriozisht atë histori. Ata ndiqen nga një ushtri këshilltarësh dhe medias sepse kjo është e vetmja metrikë që ka rëndësi në jetën e tyre anormale.

Ideja e një kulti personaliteti dhe krijimi i një kulti të një udhëheqësi që do të na udhëheqë me guxim në një të ardhme të pasigurt përshtatet në mënyrë të përkryer këtu. Pasqyra e turpit. Marrëzitë për kultin e personalitetit pranohen vetëm nga pjesa më primitive dhe e paarsimuar e një kombi, sepse vetëm një sistem serioz, rrjetëzim, mbështetje, edukim dhe solidaritet mund ta çojë shoqërinë drejt një të ardhmeje më të mirë. Nuk ka të mira nga ata që përfundojnë gjithçka nëpërmjet telefonit, menjëherë pas pune. Këto janë topa të zbrazur në ajr. Mos i beso askujt që pretendon se di gjithçka.

Sidomos nëse është politikan.Kosovës i nevoiten intelektualë dhe artistë të gjithanshëm nga vokacioni. Emra që mbahen mend në mjedisin kulturor shqiptar në fund të shekullit të kaluar dhe në këtë fillim shekulli, per shkak të pasuruarit të jetës shoqërore, politike dhe kulturore në vend. Është e drejtë e qytetetarve që të kemi njerëz eminent, të cilët do t’i avansonin të gjitha proceset përpara. Politikanët e dobët ka ardhur koha që të largohen nga skena politike. Kosovës i duhet gjak i ri në politikëbërje dhe në të gjitha sistemet shoqërore dhe politike. Qytetarët tashmë e dinë këtë..!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.