Milazim Zeqiraj
(Kushtuar Presidentit historik Ibrahim Rugova)
Kosova e pushtuar,
duke kërkuar rrugëdalje,
në vitet 90
serish nga stuhit u ripushtua.
Presidenti Ibrahim Rugova,
me durim levizte mbi akull,
me Dardani të fshehur në gji.
Ai në çdo hap,
me durim ja shëronte plagët,
e me diell ja ndriçonte rrugëtimin,
deri të liria
2.
Më 21 janar 2006,
në media lajmi pikëllues,
Presidenti Ibrahim Rugova,
zemra e ti pushoj.
Vendi ndaloj,
populli mbeti pa frymë,
dhe nuk donte të besonte lajmin,
se ra qëndresa e fjalës së qetë,
që me durim e fjalën e butë,
vendit ja solli lirin nga qielli,
dhe e krijoi shtetin e Kosovës.
3.
Në acarin e janarit,
populli me gjysmë zëri,
ngushëllonin njëri-tjetrin.
Me vaj në buzë,
e lot të ngrira nën çepallë,
e filluan xhamë e madhe në Kosovë,
si në kohën kur vdiq Skënderbeu.
4.
Shqiptaret dhe miqet nga botsa,
u mblodh në Prishtinë,
si në kohë legjendash.
Acari i madh i mërdhinte,
por dhimbja i digjte më fort.
Rrugët u mbushën me heshtje,
zemrat e thyra me pyetje të mëdha:
për vendin dhe popullin që mbetën jetimë,
si fëmijë pa nënë,
në prag të dimrit,
në një rrugëtim të gjatë.
5.
Zemra e burrit të madh të kombit,
pushoi së rrahuri,
por për ne dhe vendin mbeti i pa harruar,
dhe jeton në zemrën e popullit si flakë.
Sot Kosova,
në këtë udhëkryq,
po e ndjen mungesën e tij
shumë më shumë.
6.
Ai iku në përjetësi,
por nën akullin e kohës,
la të ndezur një dritë,
për të ndriçuar sytë tanë
dhe për të zgjuar
ndërgjegjen e humbur,
sot di atëherë.
Kosova me plagë nga stuhitë,
e mban gjallë këtë dritë:
jo në qiell,
por në emrin e tij,
që e deshi lirinë e vendit
më shumë sė vetën.










