Pjesë nga libfri, ku Stiven King u njoh me të shoqen, Tabitha Spruce King
Një ditë në fund të qershorit të asaj vere, një grup prej nesh, djemtë e bibliotekës, hëngrën drekë në barin prapa librarisë së universitetit. I ulur mes Paolo Silvës dhe Eddi Marsh-it ishte një vajzë e zbukuruar me një të qeshur të zhurmshme, flokë të lyer me të kuqe dhe këmbët më të bukura, që kisha parë ndonjëherë, të shfaqura mirë nën një fund të shkurtër të verdhë. Ajo mbante një kopje të Soul on Ice (Shpirti në akull), nga Eldridge Cleaver. Nuk e kisha ndeshur në bibliotekë dhe nuk besoja se një studente e kolegjit mund të bënte një të qeshur kaq të mrekullueshme e të pandrojë.
Gjithashtu, me lexim të rëndë ose pa lexim të rëndë, ajo dukej si një punëtore mulliri në vend të një studenteje. (Duke qenë punëtore mulliri, isha i kualifikuar për të gjykuar.) Emri i saj ishte Tabitha Spruce. U martuam një vit e gjysmë më vonë. Ne jemi ende të martuar dhe ajo nuk më ka lënë kurrë të harroj, se herën e parë që e takova, mendova se ishte e dashura nga qyteti e Eddie Marsh. Ndoshta një kameriere, që lexon libra nga piceria lokale, në pasditen e saj të lirë.
Marrë nga libri ‘Mbi të shkruarit‘ i Stiven King, f. 61-62.
NJË KANTIK GRADULAL PËR AUGUSTININ
Tabitha King
Ariu më i dobët zgjohet në dimër
nga e qeshura e gjumit të karkalecave,
nga vërshimi i ëndrrave të bletëve,
nga aroma e mjaltosur e rërës në shkretëtirë
që era bart në barkun e saj
në kodrat e largëta, në shtëpitë e Kedrit.
Ariu ka dëgjuar një premtim të sigurt.
Disa fjalë janë të ngrënshme; ato ushqejnë
më shumë se bora e grumbulluar mbi pjata argjendi
ose tasat e artë të tejmbushur me akull. Copat e akullit
nga goja e një dashnori nuk janë gjithmonë më të mirë,
As shkretëtira që ëndërron gjithmonë një mirazh.
Ariu në rritje këndon një kantik gradual
të thurur me rërë që pushton qytetet
nga një cikël i ngadaltë. Lavdërimi i tij josh
një erë kalimtare, që udhëton drejt detit
ku një peshk, i kapur në një rrjetë të kujdesshme,
dëgjon këngën e një ariu në borën me aromë të freskët.
Marrë nga libri ‘Mbi të shkruarit‘ i Stiven King, f. 64.