Milazim Zeqiraj
Nga demonet,
njerëzimi në siklet,
me plagë në zemra po vajton.
Kur fjala hesht e flet arma.
bota digjet, toka renkon.
Paralelet e meridianet,
për asgje send,
në heshtje mund të marrin flakë,
e bota të bëhet copë e grimë.
2.
Kurë stuhit na përplasnin,
e ne kërkonim ndihmë,
miqtë tanë ishin aty,
na ndihmun deri të liria,
që për ne u bë dritë.
3.
Bota është përcaktuar për paqe,
edhe ne jemi aty,
se ajo sot kërkon zë jo gjak.
Paqes në këtë rrugëtim të përbashkët,
si mbetet vend tjetër,
vetem aty ku fjalët peshojnë,
më shumë se armët,
e lirit e njerut janë hyjnore.
4.
Ne me miqet tanë, duke forcu paqen,
ulur krah tyre në tryezën e madhe,
po ndertojmë ura për paqe e liri në botë,
aty ku ajo mungon.
5.
Bota ka kuptu,
se ajo që po ndodh sot,
nga zotrat njerëz,
nuk është larg mendjës,
një ditë mund të trokas në çdo prag,
kudo në botë.
6.
Vetëm të bashkuar si një grusht,
paqen në botë mundem ta ndihmojmë,
që njerëzimi të këtë liri,
e bota qetësi.
Paqa s’është vetëm fjalë,
por betim i përhershëm njerëzor.
23 Janar 2026











