Nga goja e popullit
Nga Skënder Karaçica
MYSAFIRËT A E KANË PAGUE DARKËN?
Në traditën shqiptare është e njohur pritja dhe përcjellja e mysafirit. Njëherë në një odë të burrave në Drenicë, kishte shkuar disa mysafirë dhe, kishin kaluar si më së miri. Burrat kishin folur gjanë e gjatë për historinë, për jetën, për hallet dhe, për katunin e për rrethin …
Ditën tjetër, ai drenici i thotë kojshisë të tij:
– Kam ni se kishe pas mysafirë të mirë dhe kishit ba bisedë për shumë halle në udhë të jetës…?
Po, kisha mysafir, – nis e i tregon i drenicsi kojshisë së tij. Mirëpo, kjo bisdedë nuk kaloi po ia thanë edhe këto fjalë:
– Mysafirët a e kanë pague darkën, – e kishte vetë i drenicsi kojshinë. Kjo e kishte porosinë se mysafirët e kanë folë najsen, apo kanë ardhë sa për nji darkë…!
Kështu, në Drenicë, gjeniu popullor i ka zanë përdore, edhe motivet e traditës për pritjen në odën e burrave të myasfirëve!
(Shënuar në Drenicë)
PRISHMA DIKUND
Njëherë në një odë të Drenicës, kishin ardhë mysafirë dhe, si e do rendi kishin ba muhabet për tana udhët e jetës… Njani nga mysafirët në ballë të oxhakut, ia kishte kogja anën e fjalës, kur të tjerët vetëm e ngojshin pa ia lu tymin e duhanit. Foli e foli mysafiri në ballë të oxhakut e, në odën e burrave askush asnjë fjalë po ose jo…!
Kur e pa mysafiri se nuk po ia lakojnë fjalën e tij, ai zuni e po u thotë:
– Hajde, burra, vetëm po ngoni, po prishma dikund, me fjalën nuk asht ashtu, – hapi kutinë dhe dredhi një cigare të duhanit kaçak.
Në traditën shqiptare dhe oda e burrave në Drenicë, kishte edhe frymë të jetës (pluraliste-sk) për të mbajtur gjallë frymën, traditën shqiptare se në odën e burrave dhe në jetë, të gjithë jemi të barabartë…!
(Shënuar në Drenicë)










