(Shkrim publicistik i publikuar më herët, në mjetet e informacionit me: 06.09.2023. Dhe, pasi edhe një herë e kam marrë nëpër duar, përsëri Ditën e Sotshme 2024, për në Ditën e Nesërme, edhe përtej gardhit politik me tela dhe ferra, në Shqipëri)…
NGA KALOSH ҪELIKU
Im Atë, nga përvoja politike për Shtet Shqiptar, shpesh edhe ma përsëriste: politika, ta hanë edhe kokën. Shkak, që: thënja e tij profetike, Sot: më delë realitet në jetë. Politikanët për pushtet dhe pasuri, sot: e hanë njëri – tjetrin. Arsye, që nuk u mora me politikë, por me letërsi. Poezi dhe prozë. Libra të “rrezikshëm”, dhe publicistikë letrare. Shteg, për Dalje pas “Ҫuke”. Miqtë e mi besnik, i hëngëri politika. Pak veta, ende janë gjallë në Ditën e Sotshme.
Fatos Nano, u mor me politikë. Erdhi në pushtet edhe si kryeministër i Shqipërisë, në prag të “ndryshimeve” demokratike. Miqtë e tij besnik partiak e rrasën edhe në burg. I vetmi kryeministër shqiptar, përsa e di unë në botë: që, nga burgu doli përsëri si kryeministër shqiptar i Shqipërisë. E mori pushtetin. Edhe, më në fund: dha, vetë dorëheqje nga politika.
Edhe, ku ishte gabimi i tij si Kryeministër në pushtet: nuk u hakmuarr, rrasi në burg “miqtë” e tij politik partiak, po i la në liri. Ndoshta, kjo është edhe madhështorja e tij si politikan. Vetëm se: ato, e rrëzuan edhe nga pushteti. Fenomen i çuditshëm politik shqiptar me të cilin ka probleme, edhe sot e kësaj dite Shteti Shqiptar, vetë bota përparimtare me kufinjtë politik copë-copë të shteteve Ballkanike. Edhe, ai vetë sot: me gjendjen shëndetsore në spital. Zonjën Vdekje, që papritmas i ka trokitur te dera.
Rrezik, Sot është: edhe, për Maqedoninë e Veriut. Shtetin e “përbashkët” ish jugosllav, e shtrirë në spital me Vdekje klinike. Që, përpiqen ta shpëtojnë shqiptarët. Dje, Komuniste. Sot, Neokuministe. Nesër, si kryeministër: mund t’i këthehet Gruevski. Sot për sot, ende me arrest ndërkombëtar. Nuk i dihet Ditës Nesërme?!
Populli shqiptar, brez pas brezi e ka një thënje antologjike për të vdekurin: gjithmonë, pas ikjes tij në Botën tjetër me lule, duhet thënë fjalë të mira. Është, traditë e shqiptarëve. Pamarrë parasysh, kush ka qenë përsëgjalli në jetë me të mira e të këqija përsëgjalli deri në varr.
Shkaku, se: Nesër, mund të zgjohet Lugat. Edhe, të na i trembi fëmijët…