Zymer Mehani
(Kushtuar Llapit dhe dëshmorëve të tij)
Në Shqipërinë Natyrale, në zemër të Dardanisë, lart në vendin e Ilirisë,
Ku shtrihet fusha e lavdisë — rron emri madh: LLAPI i burrnisë.
Në gjoks të malit, n’krah të lisit, bërtet historia me zë të fisit.
Përgjatë shekujve, me gjak e shpatë, kurrë s’u dorëzua kjo tokë e artë.
Prej dardanëve të Ilirisë, me romakë, deri në flakët e UÇK-së, me serbo-sllavë.
Llapi qëndroi si flamur në erë, me besë, trimëri, trollin me gjak.
Tradita s’vdes, jeton ndër sofra, nusja me duvak, mortja në votra,
Kuvende burrash nën hijen e ahut, ligji i kanunit, nderi i gjakut.
Lahuta rënkon, këngët s’janë heshtje, e folmja e Llapit-gur në vetvete.
Mu në zemrën e Dardanisë, ku lisat rriten me besë dhe me nder,
Ku toka flet shqip e burri lind shqiptar i vërtetë, si përherë,
Shtrihet Llapi — fusha e besës, djepi i luftës dhe i trimërisë,
Ku përgjatë shekujve s’pat heshtur kurrë, e ballë s’ka ulur, as krriz.
Përgjatë kohërave, shpata e fjalës, por edhe fjala e pushkës, Vringëlluan prej llapjanëve, mu si valët e Llapit, malit e fushës.
Llapi qëndroi i pamposhtur— asnjëherë s’u gjunjëzua, qe besa,
Flamur në stuhi, dhe amanet gjatë mugëtirash ndër breza.
Traditat, si gurët e kalasë, qëndrojnë në sofrën e çdo shtëpie,
Vallja hidhet rreth oxhakut, kënga rritet me lahutë shqiptarësie,
Gruaja me besë, burri me plis e fjalë, Kuvendi me nder,
zakoni me besë — një komb krenar, që rron gjatë shekujsh përherë.
Nëpër shqotë e suferinë rrodhën emrat si lumenjtë a gurrat e paçtimit:
Sinan Llapi, flakë e kryengritjes, frymë e mosnënshtrimit,
Demë Ahmeti, që më shumë e deshi vdekjen se robërinë,
Hys Popova, rrufe që përshkroi qiellin e shpresës për lirinë —
Ata ishin zjarri para stuhisë, drita para mjegullës, e qiellit vetëtimë.
E në kohët moderne, kur Kosova në pranga po lëngonte,
Kur flamuri fshihej në gji dhe emri shqip në heshtje u shqiptonte,
Nga Llapi u ngrit një zë: Zahir Pajaziti, komandant i UÇK-së dhe i vetë lavdisë!
Ai e solli me gjak, me flakë e me besë, por s’ e priti mëngjesin e lirisë.
E nuk ishte vetëm… Ylfete Humolli, në moshë mitare, lulëkqja, ra për liri,
E Mentori, vëllai i saj, rrugën e saj e shkeli me nder dhe krenari,
Si yje binjakë, ata prore ndriçonjë në qiellin e dëshmorëve,
Emri i tyre rri, i pashuar, por ndrit përherë, porsi dritë e meteorëve.
Afrim Zitia e Fahri Fazliu, dy trima llapjanë- dy zjarre në agim,
Pushkë e mendimtarë, në një udhëtim për çlirim, në përqfim.
Në ballë të lirisë, me gjak bënë betimin, me këngë këta dëshmorë,
Ku ranë për Kosovën — u ngrit flamuri trimëror, me dykrerëshen shqiponjë.
Ilir Konushefci, që ra në udhëtim për të shenjtën ditë, atje në një pritë,
Bahri Fazliu, që pushkën e lidhi me penën — dhe i dha kombit dritë.
Ali Ajeti, gjak i parë i lirisë, emblemë për qëndresën me besa-besën, Hasan Ramadani, Ilir Durmishi — zemra të mëdha, me vdekje lindën vetë jetën.
Pastaj rreshti i trimave llapjanë u zgjerua, u bë mal… hyri në histori,
Nga çdo fshat, një emër, nga çdo emër, një trimëri dhe një krenari, Me pushkë në dorë ranë për atdhe, dhe me zemër që digjte për liri,
U bënë lapidarë anembanë nëpër fushat e Llapit, u qoftë lavdi!…
Mehmet Visoka, nga Sfeçla, në dheun e vet prehet me nder,
Mentor Retkoceri, nga Lupçi, në Sylevicë ra trimërisht për atdhe.
Mentor Isa Humolli, në Koshare u bë vetë ai, gur i lirisë,
Miftar Zejnullahu nga Përpellaci, në Kastrat lartësoi flamurin e shqiptarisë.
Milaim Qerimi i Repës, atje ra për të mos vdekur kurrë, si mal i paepur,
Mirsad Gashi i Dobërdolit, në Surdull bëri histori, si trim ishte shembull,
Muhamet Sokoli i Llugës trime, në Koliq gjurmoi vetë lirinë, Muharrem Mehmeti nga Pakashtica, në Koshare e shkroi pavdekësinë.
Murat Murati nga Llapashtica, në Konushefc fluturoi për liri,
Musë Qerimi nga Repa, aty ku lindi, u përjetësua, vetë ai.
Musë Begu nga Kaqanolli, në vendlindje bëri betimin final,
Mustafë Llapashtica nga Dyzi, aty mbrojti atdheun dhe të tijin ideal.
Nazmi Zhegrova, nga Llapashtica, ra në Kaqanoll si hero e burrë,
Nexhmedin Llumnica nga Barileva, në Konushefc dha jetën për flamur,
Ragip Ademi nga Zhitia, në Pollatën heroike, me gjak shkroi lavdi,
Raif Haliti nga Llapashtica, në të njëjtin vend ra për liri.
Ramadan Behrami nga Kaqanolli, aty ku lindi, atje prehet vet,
Remzi Demolli nga Kastrati, në vendin e tij u bë monument,
Rifat Goxhufi nga Lluzhani, në Koshare ngriti besën me gjak,
Rushit Selmani nga Llapashtica, atje ra për të mos u harruar, si bajrak.
Sabit Rrahimi nga Dobratini, në Dobërdol ra, porsi shqipe me fletë,
Salih Qerimi nga Katunishta, në Dyz e la jetën e tij si amanet,
Sami Plakolli nga Letanci, në Orllan la kujtim të përjetshëm,
Selim Rekaliu nga Dobratini, ra në vendin e vet si burrë i pavdekshëm.
Shaban Avdiu nga Bellopoja, në Sharban shkroi lavdi me gjak,
Shahin B. Krasniqi nga Majaci, në kufi u bë kështjellë me bajrak,
Behar Begolli, shqipe me fletë, porsi uragani, me të vërtetë,
Shahin I. Krasniqi, po ashtu, si rrufe ra në betejë, fali jetë.
Shahin R. Gashi nga Dobërdoli, në Kaqanoll ngriti shpirtin që të rrojë atdheu.
Shefki Kuleta nga Tërrnava, në Penuhë u bë kala e pamposhtur,
Shemsi Jusufi nga Dumnica, aty edhe truallin e pat gjakosur,
Skënder H. Gashi nga Dobërdoli, në Pakashticë ra si legjendë,
Skënder Rr. Zejnullahu nga Podujeva, në Llapashticë u bë dritë e vërtetë.
Sylejman Statofci nga Batllava, në vendlindje i vuri kurorë lirisë,
Dhe kështu radhiten, me qindra, të pathyeshëm djem të shqiptarisë,
Në çdo lis, në çdo varr, në çdo gjurmë të lirisë,
Rrinë si roje të përjetshme të kombit, në themel të përjetësisë.
Për ju që nuk kërkuat asgjë dhe jetën e dhatë për atdhe,
Për ju që heshtët në dhimbje, po folët me gjak nëpër dhe.
Për nënat tona që mbollën liri, prore me lot në sy të fishkur,
Për motrat e vëllezërit tanë, me emrin shqiptar që patën lindur.
Kjo këngë është zëri i tyre — amanet i brezave që rriten vargan,
Që në gjurmë heroizmi ecën, me ballin lart dhe shpirtin flakadan.
Lavdi përjetë, o ju bijtë e Llapit- të kësaj toke të paprekshme,
Që në emër të Lirisë, u bëtë vetë emri: KOSOVË E PAVDEKSHME.
Kjo poezi është një perlë e vërtetë në kujtim të dëshmorëve. Por, në lakim emrash duhet të jemi të kujdesshëm. Me sa shoh mungojë emra dëshmorësh të tjerë si: Mehmet Ejupi, Ragip Hoti, Besim e Skënder Monolli – Latifi, Bedri Sokoli, Hakif Zejnullahu, Jetullah Islami, Behram Behrami, Hasan Dema, Avni Dudi, Fahri Bici, Mon Balaj, Salih Selmani, Xhevat Jupolli, etj., etj.