Koment
Skënder MULLIQI
Nese vërtetë jemi ideolog, atëhere lë të thuhet së kemi një ideologji të mirësjellës për një shtet të hapur, civil dhe evropian. Ideologjia parimore është e thjeshtë; mos vidh, mos gënje, mos keqtrajto qytetarët. Kësaj ideologjije të gjithë duhet bërë avokati të zëshme. Për fat të keq shumë po na mungon një ideologji e tillë, pos atyre idelogjive të natyrave politike retrograde nga shekulli i kaluar. Me këto sjellje arrogante dhe të brutalitetit politik të shfaqur në Kuvend, po na japin leksionin më të keq politik dhe institucional. Këta kuvendarë do të ishte mirë që të kqyrën pak në pasqyrë, se më qka po merren dhe çka po na servojnë për gjithë këto ditë nga mbajtja e zgjdhjeve nacionale?
Këta janë keq të bezdisur në veprime duke ua thyer kështu kurrizin popullit. Populli i sinqertë po jeton përballë budallaqeve dhe poshtërësive politike të këtyre kuvendarëve, që shumca po e kullotin pushtetin krejt pas lufte, duke vjelur çdo të mirë materjale. Asnjë regjim dhe asnjë politikan më logjikë autoritare, nuk ka mundësi që gjithmonë t’i poshtëroje qytetarët. Sa më shumë që po sforcojnë politika të dorës së fortë në Kuvendin e Kosovës, aq më shumë do të urrehen nga populli. Këtyre asnjë mbështetje nuk u ka mbetur përveq frikësimit dhe shantazhit. Populli sigurisht së nuk do të bie dakord më gënjshtrat e servuara nga kastat politike krejt pas luftën.
Këta më marifetet të ndyta edhe janë mësuar të mbesin në pushtet dhe atë shumë gjatë.Në fund të fundit regjimet shkojnë e vijnë, e popullli mbetet. Regjimet natyrisht bienë atëherë kur populli vendos të mos këtë frikë. Këta sa më shumë që e lëndojnë popullin e vet, do të jetë aq me keq për ta, edhe pse ata po mendojë ndryshe. Po mendojë së më sforcimin e dallavereve të tyre do tu zgjatët jeta politike. Tashmë ka një pjekuri politike, që shantazhet dhe dallaveret nuk do funkcionojnë gjithmonë. Nga këta kuvendarë, nuk mund të presim prej tyre pjekuri politike, se kungulli mbetet përgjithmonë kungull.
Nga këta gjithashtu nuk mund të presim alternativa politike, që do të ndryshonin gjendjën politike dhe ekonomike për të mirën e shoqërisë. Problemi është se skena aktuale politike nuk ka mjaftueshëm forca autentike, të orientuara drejt demokracisë. Reagimet duhet të jenë gjithnjë e më të fuqishme ndaj atyre të cilët ashiqare i kan vu interesat përsonale para interesit të përgjithshem. Me logjikë huliganeske e profiteteske nuk mbahët shteti në këmbë të shëndosha, dhe nuk mund të formësojmë të ardhmën tonë si shtet dhe si komb në Ballkan. Të kompremetuarit e politikës janë bërë pengesa më e madhe të ecjës tonë përpara, për tju bashkuar botës se civilizuar…