Reportazh letrar
(Tre poetë shqiptarë dhe një poete “maqedonase” të armatosur me poezi, në Ksamil (Sarandë)…
NGA KALOSH ҪELIKU
Ftesat për në Manifestimet Poetike në Kosovë (Prishtinë), dhe Shqipëri (Ksamil) i morëm me kohë: tre poetë shqiptarë, dhe një “maqedonase”. Njëra ftesë nga Unioni i Shrkimtarëve dhe kritikëve Shqiptarë, në Prishtinë, e tjetra nga Manifestimi Poetik Ndërkombatar TAKOHEMI NË JUG me një sejmen përmbrapa, në Ksamil (Sarandë, Shqipëri).
Xheki (Xhelal Tosku), siç e pagëzoi një poete kosovare në Ksamil (Sarandë), i cili në Shkup TAKIME NËN RRAP, vinte me tre sejmenë përmbrapa, Kalosh Ҫeliku, në Ksamil hynte vetëm me tre sjemenë përmbrapa në Prishtinë, dhe një sejmen në Ksamil (Sarandë)?!
Dihet, që të dyja ftesave iu përgjigjëm me kohë i konfirmuam për pjesmarrje. Shkaku, se: në letërsi, nuk ka politikë nga krijuesit, po nga politikanët. Edhe, marrim rrugën për në Prishtinë: Tre poetë, dhe një poete “maqedonase”. Rrugë e gjatë deri te Poezia. U kthyem tek shtypshkronja “Lena Grafik”, te pronari z. Hajdari, një burrë që e do librin.
Hajdari, mbi tavolinën e tij të punës, nuk mba çaj rusi, as kafe turke, po raki rrushi. Edhe, e shtruamë bisedën letrare në Sofrën shqiptare. I solli disa kopje të librit tim më të ri me poezi “Burri Grave”. Vërtet, u habita nga përgaditja teknike! Edhe pse, që më herët e dija punën teknike rreth librit, pasi te kjo shtypashkronjë unë kisha botuar disa libra edhe të autorëve tjerë si Lidhje e Shkrimtarëve Shqiptar, në Shkup. Disa kopje i mora me vete në çantën e krahut për Shkaktaren e lindjes të këtij Libri Laydi Di. Tridhjetë libra i lash falas për mysafirët pjesmarrës në këtë manifestim kulturor ndërkombëtar. Njëzetë libra të tjerë t’i marr me vete për në Ksamil (Sarandë) për miqtë e mi poetë.
Edhe, e morëm rrugën për në Sllatinë. Fshat, që gjatë studimeve në Prishtinë e kam pasur një Mike, e cila, asaj kohe pushonte në Banjat e Pejës. Cucë, të cilën me një sejmen përmbrapa të studimeve Isë Pampurrin nga Peja, e vizituam në Pushimore. Edhe, i shkrepën në atë vendshërim disa fotografi nga aparati fotografik, disa kujtime të cilat janë te Libri “Burri i grave”.
Dy netë, dhe tri ditë i kaluam me poezi në këtë manifestim poetik kulturor, në Prishtinë. U njohëm pakashumë me njëri – tjetrin si poetë nga Trojet Etnike Shqiptare, dhe botërore. Edhe pse, unë pesëdhjetë kopje të librit “Burri Grave”, që m’i solli Hajdari, njëzetë kopje të Librit, i ndava për në Ksamil (Sarnadë), tjetër manifestim kulturor poetik me poezi.
Ditën e Nesërme, e pash se: nuk kisha asnjë kopje për në Ksamil (Sarandë). Përmëkeq, as një libër për vete në çantën e krahut. I kishin rrëmbyer lexuesit e mi besnik. Gra e burra. Përgëzime! Prandaj, edhe në atë manifestim kulturor ndërkombëtar, i kam lexuar disa vargje për ta arsyetuar Veten si pjesmarrës nga drama groteske: Dudumi, gërhet për Liri.
Meqenëse, këto dy manifstime kulturore – artistike poetike: Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptar, dhe i TAKIMEVE NË JUG, në Ksamil (Sarandë), ishin njëri afër tjetrit me dy ditë në mes (krahpërkrahu)?! Realiteti, e dëshmon të kundërtën Ditën e sotshme. Mos them për të Nesërmen?! Rezik! Vështirë për ikje nga Durrësi, ku e kaluam Natën dhe Ditën e Nesërme me detin, rërën dhe Diellin. Peshkun levrek, dhe verën e bardhë.
Erdhi koha ta vazhdojmë rrugën për në Ksamil (Sarandë), një rrugë tjetër, që unë më herët e kisha shkelur me “Xhip Korando kabriolet” disa vite me radhë për në Sarandë. Poetë, që kaluam me miq dhe pozi nga bota. Rrugë, të cilën unë moti e kisha shaluar për në Evropën e Bashkur. Rilindje. Poetë, me të cilët po i kalonim kufinjtë politik.
Erdhi, fundi: pas kësaj avanture poetike, ne duheshte të këthehemi në vendlindje. E morëm rrugën me një poet “Xheki” nga Rrogozhina, dhe dy poete shqiptare nga Kosova. E, ato para e ne pas tyre rrugës, si Ismail Qemelit që i vinte historia përmbrapa. Që, nga Nisja u pajtuam, të takohemi te Ali Pashë Tepelena, në Tepelenë. Që, i shkrepëm edhe disa fotografi te Përmendorja e Ali pashë Tepelenës, në Tepelenë.
Pas kafeve dhe rakisë rrushit, u nisëm për në vendlindje. Ato, për në Shqipëri e Kosovë, e ne për në Maqedoninë e Veriut. Rrugës, Poetja “ maqedonase” propozoi që në Maqedoni të Veriut të hyjmë nga Korça. Rruga, është më e shkurtër. Unë, nuk u pajtova. Shkaku, se: disa herë me “Xhip Korando” kam dashur t’i bie kësaj rruge. Miqtë e mi poetë ma rrëfenin si një rrugë e vështirë malore, plotë me baltë dhe me lakesa të rrezikshme. Atypëraty, mu kujtua edhe një thënje e popullit shqiptar: një mik mysafir, kur u kishte ardhë në shtëpi. E kryefamiljari, nuk ndodhej në shtëpi. Zonja e shtëpisë, i kishte thënë: nëse, i bien rrugës shkurtër, do të vonohet. E, nëse i bien rrugës gjatë do të vijë më shpejtë në shtëpi. Shkak, që edhe nuk u pajtova me bashkëudhëtarët për në vendlindje.
Në fund, u thashë: Nuk ka problem. Mund ta marrim edhe këtë rrugë malore ende të panjohur për mua si poet. U nisëm. Rrugë e gjatë mes lakesave dhe maleve. E morëm rrugën e re, dhe jo atë të vjetrën me gurë dhe baltë. E pash shenjën e komunikacionit: Korçë, 74 km. Ecëm rrugës re duke i pyetur kalimtarët e rastit, edhe pse: i kishim shenjat e komunikacionit, a jemi në rrugë të drejtë për në Korçë?!
Pas pak kohe, pash me sy një tabelë tjetër komunikacioni: Korçë 95 km. E dyshimtë?! Ne, kishim bërë shumë rrugë malore plotë lakesa për në Korçë. E, tashti kah fundi për të hyrë në Korçë, na dilte një tabelë tjetër kominikacioni: Korçë 95 km. Thashë, me vete: nuk ka problem. Edhe pse, dyshoja rrugës malore për të arritur në Korçë.
Rrugë malore e gjatë, plotë gurë e gropa, ende në ndërtim pa shenja komunikacioni. Megjithatë, e kishte Natyrën: lumenjtë, dhe gjelbërimin. E kuptuam, se: e kishim gabuar rrugën, pas rrugës re, i kishim ra edhe rrugës vjetër për në Korçë. Pasuri Nstyrore.
Korça me dy rrugë për në vendlindje…