4.5 C
Tirana
E dielë, 1 Mars 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi Halil Alidema është betimi i lirisë!

Halil Alidema është betimi i lirisë!

0
Halil Alidema

Nga Safet Sadiku

(Kushtuar Mr. Halil Alidemës)

Halil Alidema nuk pranonte ndonjë paqe të rreme,
por ai erdhi për lirinë që fitohet me qëndresë,
në ’81-shin e zjarrit u ngrit si kushtrim,
ai ishte një mendje që s’u thye kurrë,
zë që s’u shua as në pranga e as në çelitë e burgut.

Organizator i kryengritjes së vetëdijes,
bashkë me Ukshin Hotin dhe bijtë e mendimit,
ai mbolli idenë që u bë rrugë çlirimi,
se Kosova nuk kërkonte mëshirë, por të drejtë.

UÇK-ja ishte emër i sakrificës,
ishte vetë pushka e popullit shqiptar,
që iu kundërvu Serbisë ballë për ballë,
dhe luftoi si një trup, si një zemër, për liri.

Edhe në prag burgu, Halil Alidema nuk u përkul,
por la amanet fjalën që u bë betim:
“Kushtetutë, ja me hatër, ja me luftë!”
thirrje që i parapriu pushkës së çlirimit.

Ai ishte frymëzues për liri,
Sot, tridhjetë vjet pas rënies së tij!
emri i Halil Alidemës rron në histori!
si ideolog i UÇK-së, si nder i kombit!
lavdi mendjes që i dha popullit trimëri
i dha guxim dhe bindje për rreshtim në ushtri
se lufta për liri ishte e vetmja rrugë për ardhmëri!
Halil Alidema-Lavdi!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.