9.5 C
Tirana
E dielë, 25 Janar 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi ENDE E NDJEKIN LUIGJ GURAKUQIN

ENDE E NDJEKIN LUIGJ GURAKUQIN

0
Luigj Ggurakuqi - Kel Kodheli - Mati Logoreci

Hajdin Morina Hajdin Morina

ENDE E NDJEKIN LUIGJ GURAKUQIN

haxhiqamilët
vishen allafrënga
kur e ndjekin Luigjin
me duna rëre
mbi sytë e Normales
e mbi valët e Shkumbinit

ESEJA DHE CERBERËT

unë ta lexova esenë
fjalë që zgjojnë valë
nga fundi i shtratit të Senës
me prushin galaktik të heshtjes

unë ta lexova esenë
e njerëzit njerëzisht buzëqeshën
nën yjet e neoneve
mbi stolat e përjetshëm buzë Senës

unë ta lexova esenë që i çarti keq cerberët

TRE AKTE NGA TRE MIJË E TREQIND TË NJË DRAME
(çdo përngjasim me ngjarje reale nuk është i rastësishëm)

Akti i parë

kënaqem tue pa
një pjesë të luleve të kajsisë
nën grilat e dhomës së ftohtë 11
dhe më ndan prej saj gardiani shqiptar
që hap derën me piskamë
m’i vendos prangat vrap
e vrap e vrap atje lart
në zyrën me derë të zezë të udbashit shqiptar
(në grupin e orendive skenike të aktit të parë
bëjnë pjesë lloje të ndryshme të kërbaçëve
dru hekura karrige e plot shishe me ujë
për ta njomur trupin e ënjtur që hyn sërish nën torturë)

Akti i dytë

në Sanatoriumin e Tiranës
engjëj të bardhë për pak ditë më shkoqën
prej kthetrave të frikshme të vdekjes
atij gushti me vapën e padurueshme të sëmundjes e të stinës
që nuk mbaroi as kur ditët e rënda i ranë nga kalendari më tridhjetë e një dhjetor
siç bien gjethet e verdha mbi tokë kur vjeshta i shkund me dorë

Akti i tretë

Në tokën e feniksit të dhimbjes
ca sorrakë kanë veshur blunë mbi frakun e kuq
por lumi i vjetër rjedh shtratit të vet

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.