11.5 C
Tirana
E martë, 24 Mars 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi EMRI YT – DRITË NË TOKË, DRITË NË QIELL

EMRI YT – DRITË NË TOKË, DRITË NË QIELL

0
Wesley K. Clark

(Poemë epiko-lirike kushtuar Gjeneralit Wesley K. Clark, komandant suprem i NATO-s gjatë Luftës së Kosovës)

Emri yt – dritë në tokë, dritë në qiell.
Kur mbi kokat tona sillej hija e shfarosjes,
kur na shkelej nderi,
kur nënat dhe motrat tona
çaheshin me thika e bajoneta në bark,
kur foshnjat digjeshin në djep,
kur shtëpitë shpërthenin në flakë,
kur ne merrnim arratinë,
kur Evropa, me hilet e saj të vjetra,
rrinte e heshtur,
kur fushat dhe malet
laheshin me gjak
dhe mbusheshin me varre,
atëherë u shfaqët Ju, Gjeneral,
si dielli mbi tokë të ngrirë,
si zëri i ndërgjegjes njerëzore.
Mobilizuat oficerë e ushtarë,
na erdhët në ndihmë.
Ia çatë kokën më dysh
dhe i thyet putrat e dhëmbët
kudrës siberiane.
Ajo, e përgjakur dhe e llahtarisur
nga goditja Juaj rrufe,
bashkë me këlyshët e saj,
u tret në humnerat e turpit,
me bishtin e përzhitur nën shalë.
Ne, të katandisur nëpër kampe e rrugë,
me plagë në trup
dhe zemra të copëtuara,
sërish na ngritët në këmbë.
Na kthyet në vatrat tona,
na dhembshurat me fjalë të ëmbla,
na i shtruat sofrat me bukë.
Na ngushëlluat për tragjedinë
dhe na bekuat
me fjalën e shenjtë:
“Liri.”
Gjeneral me katër yje nderi,
me stoicizëm të pashembullt,
me besë burri,
me forcë luani,
me shikim skifteri
që sheh përtej mjegullës,
me dëgjim që ndien
edhe rrahjen e akrepave të orës,
me trup si lis
dhe i drejtë si qiri,
me zemër të bardhë si dëbora,
Ju na sollët
dritë në qiell
dhe dritë në tokë.
Zoti u bekoftë!

ARIF EJUPI

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.