Koment
— Pragmatizmi dhe cinizmi, relativizmi dhe tallja, bashkohen shumë lehtë kur u përshtatet atyre. Kështu formohen aleancat pa të vërtetë, koalicionet pa ndërgjegje dhe politika pa një busull morale. Këta njerëz sikur po mburrën se po notojnë kunder vlerave dhe kunder të vërtetës …
Skënder MULLIQI
Mjaftë gjatë qytetarët po përballën më arrogancë të disa njerëve të politikës, por edhe të disa mediave. Kjo sigurishtë së po ndikon edhe në gjendjën shpirtërore të njeriu, shoqërisë dhe kombit. Politikanët po përdorin statistikat dhe zgjedhin më zgjuarsi argumentet e tyre për ta detyruar ujin të shkojë eksluzivisht në mullirin e tyre. Nuk po dëshirojnë të përballën më të vërtetën që nuk është e këndshme për ta. Një pjesë e madhe prej tyre e kan humbur besnikërinë e popullit dhe të Zotit si pasqyrim i dashurisë për njeri-tjetrin, dashurisë për Atdheun dhe Kombin!Nuk po dëshirojnë gjithashtu të kuptojnë të zgjedhin pjesën më të mirë, pjesën që shpëton nga e keqja.
Nese populli është për një Kosovë të qetë dhe të palëkundur, që mbartë embrionin e së mirës, politikanët në anën tjetër kan zgjedhur anën e avansimit të pozicioneve të tyre politike e pushtetare, duke shitur lehtë ndërgjegjën dhe moralin e tyre .Kosova është plagosur nga mëkati i tyre, dhe këta sjellën dhe veprojnë në mënyrë sharlatane.Idealet zëvëndësohen nga komoditeti, në të cilën njeriu matet eksluzivishte përmes fitimit, ndikimit dhe pushtetit, dhe ligji nuk shihet si një shërbim për të mirën e përbashkët, por si një mjet për interes përsonal!E vërteta në Kosovë po shtype, e keqja po justifikohet, padrejtësia po normalizohet, e mira e përbashkët shkatërrohet.
Kjo është pasqyra e njerëve të politikës dhe mediave sot në vendin tonë.Këta po pushtojnë jetën e njerëzve të zakonshem përmes Kuvendit dhe ekraneve të ndryshme jashtë qdo norme të etikës. Po i kthejnë çështjët serioze në temë shakash ose cinizmit. Pragmatizmi dhe cinizmi, relativizmi dhe tallja, bashkohen shumë lehtë kur u përshtatet atyre. Kështu formohen aleancat pa të vërtetë, koalicionet pa ndërgjegje dhe politika pa një busull morale. Këta njerëz sikur po mburrën se po notojnë kunder vlerave dhe kunder të vërtetës. Nuk po tërhiqën nga padrejtësitë që po ju bëjnë qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.
Moti e kan humbur dinjitetin. Përkunder të gjithave, është e rëndësishme që të gjithë neve, mos të ndalemi në rrugën që na sjellë të mirën, por thjeshtë të ecim përpara, përpara. Shumë shoqëri demokratike në botë ndjekin këtë rrugë. Ideologjitë që qojnë drejtë shkatërimit të gjithqkaje që është e shenjtë tek njeriu, nuk duhet të lejohet të jetojnë më ! Këto rryma jo parimore politike janë duke na goditur rëndë nën brez, të cilat nevoitet sa më parë të largohen..!?











