Dalja masive në zgjedhje dhe largimi i të gjithë profiterve

0
Albin Kurti - Zgjedhjet lokale

Vështrim

Skënder MULLIQI

Sot, në Kosovë demokracia është luhatur. Regjimet e pas luftës preferuan formën autoritare të qeverisjës më vendin. I mbyten institucionet duke iu nënshtruar ato plotësishtë interesave përsonale. Dhe, qmimin e të gjitha pushtetve të dobëta dhe hileqare i paguan qytetarët.Ndryshimet politike janë kryesisht një çështje e brendshme, por ato formohen edhe nga presioni, interesi etj. Më konkretisht, ndryshimi themelor nuk mund të vijë vetvetiu. Ai duhet të jetë produkt i vullnetit të brendshëm të artikuluar, rezistencës dhe organizimit të qytetarëve, të cilët do ta imponojnë çështjen e demokracisë dhe sundimit të ligjit si një përparësi absolute të skenës politike.

Vetëm atëherë, përmes një presioni të brendshëm mjaftueshëm të fortë, është e mundur të korrigjohet sjellja e faktorëve të mbrendshem politikë dhe, në mënyrë që ata të bëhen bashkëpunëtorë në proceset demokratike dhe jo autokratike. Mos dalja masovike krejt pas luftën është bërë se ekzitojnë një numer i madh qytetarësh që nga pakanaqësit e ndryshme më pushtetet, kan mbetur”neutral”, apo vrojtues pasiv të gjithë asaj që ndodhë.

Të ashtuquajturit neutralë nuk drejtohen nga joshja e udhëheqësve, por nga një ndjenjë kërcënimi personal, dinamika masive dhe besimi se ndryshimi është i mundur. Mundësia për të ndryshuar gjendjën dhe për të bindur pushtetet, nga pasiviteti duhet të kalohën në faktorë kyq të stabilitetit politik dhe ekonomik të vendit. Për ndryshime pozitive nevojitet një vizion i artikuluar ndryshimi, një plan konkret veprimi dhe një thirrje që shkon përtej interesave partiake. Sa më unik, autentik dhe i fokusuar të jetë mesazhi në të mirën e përbashkët dhe jo në zëvendësimin e një grupi me një tjetër, aq më e madhe është mundësia që neutralët të angazhohen.

Pasiviteti dhe mos dalja masovike në zgjedhje apo e shumicës ngë të “pa përcaktuarit’ apo pasivet na ka kushtuar shumë në politikë bërje dhe ne zhvillim. Pastaj, na ka kushtuar pse po thuaj gjithmonë erdhen garniturat e njejta në pushtet. Pasivet e deritashëm në këto zgjedhje locale që duket se nuk është interesimi i madh për dalje, për shkak të situatës konfloktuoze politike dhe ngecjës të te gjitha proceseve zvillimore, ishte dashur të dalin nga zona e tyre e rehatisë. Ishte dashur për shkak së proceset politike dhe ato zhvillimore kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale që të përmirësohen. Të largohen nga pushteti gjithë ata hajna ordiner që pa asnjë frikë po zhvatin pasurinë shoqërore duke u bërë milionerë.

Jo vëtem në qender të pushtetit po edhe në pushtetin, lokal janë krijuar milioner po thuaj në çdo komunë që gjatë kan sunduar, pa pasur frikë se do të ndeshen më ligjin. Dhe, pas hajnive të mëdha po fshehen pas partive politike. Lexues të nderuar ka ardhur koha të hulumtohen nga organët përkatëse të gjithë ata udhehëqes dhe ata që kanë punuar në administratë të pushteteve lokale pas luftës deri të pushteti qendror, nese mendojmë të bëhëmi shtet funkcional ku sundon rendi dhe ligji. Organët përkatëse duhet të hulumtojnë preardhjën pasurisë të të gjithëve. Të dalin të palarat e të gjithë atyre që kana abuzuar më shtetin në forma të ndryshme, dhe sigurishtë se ka të tillë sot në Kosovë.

Kur qytetarët shohin se neutraliteti nuk mbron standardin e tyre të jetesës apo dinjitetin e tyre, ata i drejtohen rezistencës aktive. Shpresoj dhe mendoj se do të vazhdojmë të ecim në atë drejtim, të konsolidimit të radhëve më kusht të daljës masivisht në këto zgjedhje për tu dhënë dënimin e mertuar të gjithë keqëbërsve politikë dhe të tjerëve. Për shembull, largimi dhe ndjekja penale e autoriteteve të korruptuara, organizimi i zgjedhjeve të ndershme, pavarësia e gjyqësorit, liria e medias, etj. Ka nevojë për veprime në të gjitha nivelet. Na duhet rëforma në ekonomi, arsim, shëndetësi etj. Në të njëjtën kohë, është e nevojshme të shmanget dhuna dhe të ruhet legjitimiteti moral.

Vetëm afirmimi i një alternative të re dhe më të mirë i jep energji ndryshimit. Çdo veprim i zgjuar, i organizuar dhe i koordinuar ndërton themelet për demokratizimin e mirëfilltë të Kosovës. Është çështje përgjegjësie politike dhe historike e të gjithë atyre që duan një transformim autentik të shoqërisë. Të gjitha debatet ideologjike mund të pasojnë vetëm kur vendi të bëhet një hapësirë e lirë. Kjo është arsyeja pse është thelbësore që të kuptuarit e kufijve të kompromisit, por edhe të respektit të ndërsjellë, të jetë pjesë e kulturës së re politike si një parakusht për çdo shërim të përhershëm të vendit. Ndryshimet i bëjnë kur shumica e qytetarëve iu thirren daljës në zgjedhje lokale ditën e diele më 12 tetor, dhe në zgjedhjet e ardhshme nacionale të cilat nuk duken se janë largë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.