Alma Sinan Feruni
Një rus, me origjinë hebreje, u lejua të emigronte në Izrael.
Në aeroportin e Moskës, teksa i kontrollonin bagazhet, një doganier rus pa bustin e Leninit midis sendeve të tjera dhe pyeti: “Çfarë është kjo?”
Çifuti u përgjigj:
Duhet të pyesje se kush është ky? Ky është shoku Lenin. Ai hodhi themelet e socializmit, solli prosperitet për rusët.
Doganieri rus, i tha: “Të lutem kalo”!.
Në aeroportin e Tel Avivit, doganieri e pyeti njëjt për bustin: “Çfarë është kjo?”
Çifuti: “Ju duhet të pyesni: Kush është ky? Ky është Lenini, një zuzar prej të cilit ika nga Rusia. E mora me vete këtë bust për ta sharë çdo ditë.
Doganieri izraelit pasi i kërkoi falje, i tha të kalonte.
Kur u kthye në shtëpi, hebreu vendosi bustin në tryezë.
Ai ftoi të afërmit për darkë dhe një i afërm e pyeti: “Kush është ky?”
“I dashur, “Kush është ky”, është pyetje e gabuar. Duhet të pyesje se çfarë është ky? Ky është hiç më pak se dhjetë kilogramë ar 24 karatësh, pa doganë e taksa”!
Politika është, në varësi të audiencës, të flasësh për të njëjtën gjë në mënyra të ndryshme. dhe rezultati nuk do të mungojë.