As një lumë nuk mund të rrjedhë pa burim

0
Albin Kurti - Ibrahim Rugova

Koment

Shqiptarizmi në vitin e kaluar është shtrëmbëruar dhe injoruar në Kosovë, duke i vu interesat përsonale para interesit të përgjithshem. U përpoq të redukohet gjithqka që nuk përkon më realitetin. Gjithqka ishte e zbrazët nga përmbajtja. Këto ishin botkuptime retrograde, që nuk përkojnë në kohë dhe as në hapesirë. Është detyrë morale që qytetarët të drejtohen drejtë së mirës që misherohet më virtytin ku sundon rendi dhe ligji…

Skënder MULLIQI

Ajo që ndodhi në fund të vitit të kaluar në Kuvendin e Kosovës, duke mos i zgjedhur organet e shtetit, u vërtetua tash pas fitorës plebishitare të LVV, së ishte kulmi i arrogancës politike të opozitës. Mohimi i të se vërtetës, e pruni vendin në gjendje të rëndë politike dhe institucionale.Ndëshkimi që mori opozita ishte e merituar se prodhuan kriza të paqena. Debakli politik i tyre do të lënë vragë edhe për shumë kohë në ringjalljen si parti politike, apo edhe mund të shkojnë edhe më poshte. Kur luftohet për qëllime meskine, rezultati është zero. Dhe, kështu edhe doli.Humbën se kërkuan lartësi të reja në politikë pa vota.

Nuk pati respekt te duhur për të ardhmën e fëmijëve tanë, ligjet, për pronën dhe buxhetin… atëherë ai që mëndon kështu nuk ka të drejtë të jetë udhëheqës qeverie. Për më tepër, ata përsona nuk janë të denjë për asnjë pozicion publik, politik apo shoqëror në Kosovë. Garda e vjetër reakcionare politike duket së ka marr grusht të fortë në këto zgjedhje, dhe për shumë vite do të mbesin në opozitë .U cenuan edhe interesat vitale shtetërore dhe kombëtare, më lojëra të tilla të ulëta politike në kuvend. Shteti don punë përkushtuese të të gjithë spektrit politik, sidomos kur janë në pyetje interesat vitale të vendit. As që u mundua kush të kemi unitet politike, dhe këtë qytetarët e hetuan mirë dhe pasojw edhe ndëshkimi më votën e lirë.

Komplotet politike nuk funksionojnë gjatë në sistemin pluralist demokratik. Shqiptarizmi në vitin e kaluar është shtrëmbëruar dhe injoruar, duke i vu interesat përsonale para ineresit të përgjithshem. U përpoq të redukohet gjithqka që nuk përkon më realitetin. Gjithqka ishte e zbrazët nga përmbajtja, siç edhe u paraqitën më fjalime në opinionin e gjerë public.Këto ishin botkuptime retrograde, që nuk përkojnë në kohë dhe as në hapesirë. Është detyrë morale që qytetarët të drejtohen drejtë së mirës që misherohet më virtytin ku sundon rendi dhe ligji. Këto janë shëmbull përsonal për të gjithë.

Arbitrariiteti dhe neutraliteti karshi interesave të Kosovës, sikur u bë stil i jetës. Kosova është koha e fundit ti mbijeton çdo të keqeje. As një lum nuk mund të rrjedhë pa burim. Një rreshtim i ri poltikë duhet bërë sa më parë nese dëshirojmë përparimin tonë dhe nese dëshirojmë të bëhemi pjesë e Evropës se Bashkuar. Alternativë tjetër nuk kemi në këtë botë të trazuar më luftëra. Çdo kurs tjetër politikë nuk na bënë nder, dhe do të na kushton shumë si popull dhe si shtet i ri që jemi.Edhe armiqësitë ndaj njeri-tjetrit duhet më në fund të përfundojnë për të mirën tonë…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.