ARRESTIMI DHE LIRIMI I FEDERICA MOGHERINIT DHE TË TJERËVE – NJË BUM MEDIATIK, ASGJË MË SHUMË, A PO NGJAN ME GJYQËSORIN NË KOSOVË?!

0
Rama - Mogherini

Gani Mehmeti

Për ne në Kosovë ndalimi (arrestimi) dhe më pastaj lirimi i të ndaluarëve, nuk është fare befasi. Ne jemi të mësuar me këso lojërash prokuroriale e gjyqësore, sa na janë bërë të zakonshme.

Por, të ngjajë në Bashkimin Europian, në Belgjikë, ku është qendra e BE, disi më duket si tepër e madhe.

Nuk them që të dyshimtët të mos ndalohen, të mos paraburgosen, të mos kontrollohen. Jo, jo. Duhet të hetohet secili e secila, pa marrë parasysh postin dhe nivelin se ku gjendet e çfarë detyre a posti ka.

Mirëpo, më parë se të ndalohet, duhet të ketë fakte të sigurta se për çka po ndalohet. Dhe, kur ndalohet, të ketë arsyen për çka është ndaluar. Dhe, kur ndalohet, deri sa të zbardhen faktet, është mirë të mos merren fare me të mediat. Nuk është e nevojshme e as e arsyeshme se, vetëm pse dyshohet, të raportohet nëpër media. Media është arma më e fortë. Mediet sot me padurim flasin e shkruajnë për këdo, me ose pa arsye. Prandaj, do të ishte mirë që rastet e tilla të mos raportohen fare në media deri sa të verifikohet mirë se dyshimi ëshrtë i bazuar, se iks ypsilani kanë bërë keqpërodrime, se janë të korruptuar, se kanë vjedhur apo plaçkitur.

Këtë e them për hir të reputacionuit që njerëz të tillë kanë. Nuk jam për ta kursyer asnjërin kur shkel ligjet, kur keqpërdorë, por deri sa të verifikohet, përse të alarmohet? Kjo nuk është etike dhe është denigruese pëer personat. Dhe, çka më pastaj, kur ai ndalohet e menjëherë lirohet?

Kjo është një veprim i pamatur i atyre që ndalojnë, pra i prokurorëve.

Deri sa bëhen ndalesa të tilla për njerëz të pafajshëm dhe lirohen menjlëherë, është mirë që dikush të japë edhe përgjegjësi për punën e tyre joporofesionale.

Kur arrestohet dikush dhe lirohet në mungesë të fakteve, do duhej të japë llogari prokurori, sepse po bie dinjiteti i të arrestuarit.

Këso arrestimesh kemi pasur vazhdimisht në Kosovë edhe në instanca të larta, por, janë liruar me arsyen se “nuk ka fakte” për keqpërdorime.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.