7.5 C
Tirana
E dielë, 1 Mars 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj A do të përfundojnë lojërat politike për ndarjen e Kosovës?

A do të përfundojnë lojërat politike për ndarjen e Kosovës?

0
Car Llazari në Mitrovicë

Koment

Skënder MULLIQI

Si duket ekzistojë një plan apo”Dokument jo-publik për ndryshim kufijsh për Ballkanin Perëndimor në kohën e Gjoe Bajdenit.Ky plan mbështeste ndryshimin e kufijve më ” qëlliim për zgjedhjen e konfliliktit”, domëthënë sugjeronte krijimin e Serbisë të Madhe dhe Shqipërisë së Madhe, pa figuruar Kosova si shtet në hartën gjeografike.Një publikim i tillë përkonte me fillimin e mandatit të Presidentit të SHBA-ve, Joe Bajden.Dihet së plani mendohej të jetësohet më ardhjën në pushtet të Donald Trump.Ky document dështojë në narrativën e një Shqipërie të Madhe , më qëllim, të bënin idenë e një Serbie të Madhe më të pranueshme për faktorët ndërkombëtar , dhe që në të vërtetë zbuluan edhe autorët e asaj iniciative të rrezikshme për paqën në Ballkanin Perëndimor.E rrezikshme kur dihet për problemet etnike të pa zgjidhura në rajon, dhe kur dihet së projekti i Serbisë të Madhe përfshinë okupimin e shteteve fqinje dhe më së shumti të territoreve shqiptare në Ballkan.Sips disa burimeve të një portali u konfirmua se dokumenti ishte në tavolinën e senatorit republikan , Marko Rubio , I cili u emërua nga presidenti i sapo zgjedhur i SHBA-së , Donald Trump.Flitet gjithnjë këtu për mandatin e parë si president të Amerikës të Trump. Mismen për ndarje apo shkëmbime territoriale e ndali vet Amerika dhe Angela Merkel.Kjo ishte periudha më e vështirë për Kosovën , së në sprovë erdhen shkembimet territoriale , të cilat për fat nuk u realizuan.Sprovë e madhe tjetër ishte rasti i Banjskës ku Vuqiqi dhe Radojqiqi më grupin terrorist bënë përpjekje për ndarje më luftë të veriut të Kosovws.Ky plan dështoj në saje të Policisë të Kosovës e cila zmbrapsi një tentim të tillë të bandës së Vuqiqit.Ky rast ende ka mbetur i dënueshem vetëm në letër , por jo edhe i aplikueshem siq kërkoj BE-ja që terroristi Radojqiq tu dorëzohet organeve kompetente të Kosovës ,dhe rasti të zbardhët në tërsi.Natyrishtë se ky akt ka lidhshmeri të fort më presidentin serb, i cili nuk po ndalon së kërcenuari Kosvën më luftë .Dhe mos të harrojmë kur jemi këtu edhe aktin terrorist në kanalin Ibër etj.Tash kur pritet vazhdimi i bisedimeve , ishte dashur që pala e Kosovës të vënë kusht primar njohjën e pavarësisë dhe ndriqimin deri në fund të rastit Banjska.BE-ka ka krijuar një komision për zbardhjën e këtij akti makabër , por opinioni nuk ka njohuri së deri ku ka shkuar puna e këtij komisioni.Shumë u faktorizua nga BE-ja Serbia e Vuqiqit në bisedime për normalizim të marrdhënjve më motivacion, që Serbia të heq dorë nga ndikimi I politikës të Putinit në rajon, por kjo nuk ndodhi dhe as që do të ndodhë ndonjëherë.Putinin dhe Vuqiqin i bashkon e dhëna së të që të dytë janë kriminelë lufte dhe vëllazëria e kahmotshme serbo-ruse.Të zbatohen marrveshjët e Brukselit dhe Aneks Marrveshja e Ohrit nga Serbia , për të cilat është zotuar presidenti serb, por që kurrë nuk ka realizuar premtimet e dhëna.Serbia pos planeve te vjetra për bashkimin e të gjithë serbëve në një shtet, mbajti në Beograd, Kuvendin Gjithë Serb, si projekt fashist të “botës serbe”.Në këtë project përfshihen territorët e ish republikave të ish-Jugosllavisë.Vuqiqi më në fund duket së e ka kuptuar që me Trumpin nuk mund të intensifikojë aspiratat pushtuese të tij në Ballkanin Perëndimor.Administrata e Presidentit Trump, dhe madje edhe vetë Trump, kan shumë mirëkuptim për forcimin strategjik të pozicionit të Malit të Zi dhe të Kosovës .Ai përmendi së nuk do të këtë ndryshim të kufijve në Ballkan, duke kërkuar po ashtu që Serbia të pranon pavarësinë e Kosovës.Unioni I komunave me shumicë serbe , ishte dashur të mos pranohet në asnjë mënyrë , kuptohet më komptenca ekzekutive.Marrveshja sipas planit franco-gjerman , nënkupton njohjen de fakto të Kosovës nga Serbia , edhe pse ka interpretime të ndryshme lidhur më këtë temë.Vuqiqi është duke e vazhduar logjikën e politikës së Millosheviqit “të gjithë serbët në një shtet”, I cili project është i artikuluar në përputhje me udhëzimet nga Memorandumi i SANU-së.Deklarata e lartpërmendur është në thelb një program lëvizjesh politike me qëllimin përfundimtar krijimin e një Serbie të Madhe. Pra pritet që lojërat diplomatike në këtë krizë globale të shpërthimit më luftera, dhe lojëra të tjera do të vazhdojnë…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.