Poezi
Nga Safet Sadiku
(Kushtuar heroit Afrim Bunjaku, me rastin e dy vjetorit të rënies heroike)
Fjalët nuk
dilnin nga goja
Një heshtje
e tepruar
Edhe darkën
e la në gjysmë…
Mendimet
fluturonin
pafundësisht
Parandjenja
po lexohej heshtur
Gruaja iu drejtua
Afrim Bunjakut
Ndërrimi i natës
po të mundon
Po sikur të bëje
ndonjë ndryshim
Sonte ta bëje
një natë pushim
Afrimi e shikon
me zemrim:
„Askush nuk
më bën zëvendësim
Jam në front
ta ruaj kufirin tim
Kjo ndjenjë
më krijon vetëbesim
Nuk jap hapësirë
për asnjë keqkuptim
Nga linja e parë
nuk ka prapa kthim
Për këtë rreshtim
kam bërë betim
Të gjithë kolegët
më thërrasin Afrim
Komandën e presin
prej zërit tim”!
Afrim trimi
në punë ka shkuar
Herët në mëngjes
në orën tre
Alarmi ka kumbuar
te rruga e bllokuar
Nga „Manastiri
ortodoks serb”
Breshëri plumbash
kanë fishkëlluar
Dyluftimi
menjëherë ka filluar
Një luftë e rreptë
e konfrontuar
Në Banjska
të Dardanisë
Ushtria e Serbisë
na ka sulmuar!
Vendin tonë
Për ta aneksuar!
Teritorin për të na cunguar!
Në frontin e parë
Afrim Bunjaku
Ra dëshmor…
në krye të punës
së policisë
Rreshter i Dardanisë
mbrojtës i lirisë!
Afrim Bunjaku
trim faqebardhë
Një fjalë
e ka thënë
Ai që vdes
në mbrojtje t’kufirit
të Dardanisë
Rilind si kandili
i gjithë Shqipërisë
Mbanë të ndezur
fanarin e lirisë!
„Vdekja për liri
në mbrojtje
të teritorit n’Dardani
Si shqiponjë për atdhe
në detyrë si ushtar
Nuk kam vdekur
por n’ jetë kam ardhur!”
Lavdi Afrim Bunjaku
të qoftë përherë!
Thënja e tij është
cituar me nder:
„Ai që vdes për atdhe
S’ka vdekur
por prapë ka lindur”
Më 24.09.2023, Zvicër
(Marrë nga vëllimi poetik: “THYERJET E MENDUARA”).