DUKE LEXUAR POEZINË LIRIKE QË PUBLIKOHET NË FACEBOOK

0
Qatip Mara

Qatip Mara

Nuk jam specialist për letërsinë, por poezinë e fragmente të prozës i përdorja në orët e mësimit histori apo filozofi duke ilustruar konceptet historike e filozofike. Sigurisht të gjitha poezitë që publikohen në fejsbuk nuk mund të lexohen të gjitha, sepse sasia publikimit është si një lumë pandërprerje.

Lexoi me vemendje poezinë lirike thelbësore poetike artistike estetike, e cila ka një ngjeshje të gjuhës, një komprimim të saj për të arritur aftësinë maksimale për të shprehur “të pashprehurën”.

Shumica e poezive lirike që publikohen në fb janë poezi aplikative që përdorin formën poetike për t’u shërbyer, kryesisht, detyrave jo estetike, por politiko-publicistike, informative-përshkruese, propogandimit moral, etik dhe politik, ku hyn edhe politika kombëtare. Poezia aplikative trajton tema dhe probleme shoqërore apo morale, tema të aktualitetit të përditshëm për qëllime utilitare të ditës.

Kjo poezi respekton formën poetike, ritmin, dhe figurat poetike, por nuk i kushton vemendjen e duhur funksionit poetik, poetizimit, duke synuar, në radhë, të parë të jetë e kuptueshme nga masa e lexuesve. Kjo poezi i ngjan për nga piksynimi, shkencës së aplikuar, që kërkon të përcjellë në mënyrë sa më të kuptueshme për çdo njeri njohuri dhe koncepte.

Qëllimi kryesor i kësaj poezie është përcjellja e një mesazhi politik, etik apo moral. Në këtë lloj poezie paraprin ana utilitare ndaj asaj poetike dhe estetike. Por sipas studjuesve specialist: Poezia nuk është thjesht një renditje fjalësh dhe mendimesh në vargje. Gjuha e poezisë nuk është gjuha e ligjërimit të zakonshëm. Qëllimi parësor i poezisë nuk është shpjegimi dhe interpretimi i botës dhe i njeriut si qenie. Këto janë detyra të shkencës dhe të filozofisë. Poezia, në radhë të parë, është gjuhë e figurshme, gjuhë emocionale që me estetik duhhet të kombinohen fjalët.

Poeti i ndjer Moikom Zeqo shkruante: “fjalët e mia u shndruan në gra, për të lindur njëmijë Krishtër!”.

Poezia thelbësore përqëndrohet në zgjidhjen e detyrave të veta, synon rikrijimin me gjuhën dhe mjetet e saj të botës që na rrethon dhe të botës shpirtërore njerëzore. Studjuesit specialist të letërsisë shkruajnë se vetëm në këtë mënyrë poezia thelbësore arrin të komunikojë një informacion estetik. Vetëm në këtë mënyrë, gjuha poetike, në dallim nga gjuha e zakonshme, e modelon përmbajtjen e vet, krijon “një sistem dytësor të modeluar”.

I ndjeri Moikom Zeqo shkruante :
shkruaj fjalë, për të qenë një mobilim inteligjent i zbrazëtirës dhe heshtjes!”.

Optika e vërtetë poetike ndryshon krejtësisht nga pasqyrimi mekanik i mendimeve dhe ndjenjave, nga fotografimi i realitetit. Ajo mbështetet në kritere estetike të pasqyrimit të së bukurës apo të shëmtuarës në poezi. Jetën dhe natyrën që na rrethon i përjetojmë emocionalisht, jo si robotët. Çdo gjë në jetë është komplekse dhe enigmatike, me befasi dhe me të papritura, me përplasje të përherëshme, më shumë me vuajtje dhe me dhimbje dhe pak gëzime.

Gjuha poetike e arrin këtë, në radhë të parë, duke zbuluar struktura të reja fonetike, fjalë të reja, ritme, të cilat u japin një ngjyrim të ri estetik fjalëve. Specialistë e letërsisë thonë se poetikja është e pranishme kur fjala ndihet si fjalë dhe jo vetëm si paraqitje e objektit, ose si hedhje emocionesh, kur fjala me kompozimet e saj, me formën e brendshme dhe të jashtme përftojnë gjithçka edhe vlerën në vetvete duke qëndruar e pavarur nga realiteti. Fjala e poetit gjatë procesit të poetizimit merr një peshë dhe vlerë të veçantë, ridimensionohet.

Poeti, studjuesi, linguisti ruso-amerikan Roman Jakobson, në studimin e tij “Ç’është poezia?” nënvizon se fjala nuk mbetet thjesht një fjalë (send apo emocion) që na përcjell një domethënie, kjo gjatë procesit të poetizimit merr një peshë dhe vlerë të veçantë, ridimensionohet.

Ai sjell një krahasim konkret se si vaji bimor i jep një cilësi të veçantë një pjate me peshk: “peshku i kaurdisur” nuk është më peshk, e ka humbur kuptimin e parë, ai tashmë është një “peshk i tiganisur me vaj”. Rolin që luan “vaji” në kuzhinë e luan “poetikja” në poezi. Kjo arrihet nëpërmjet të antonimisë, duke pohuar dhe mohuar njëheresh. Mjeshtër i poetizimit në poezinë lirike mbetet Lasgush Poradeci.

Në poezitë lirike aplikative që publikohen në fb, disa autorë përsërisin në vargëzim të njëjtën fjalë të rëndomtë, sikur ndërtojnë murin me tulla. Në komentet që bënë lexuesi në fb më shumë ka lavdërime me ikona të fb për tu bërë qejfin poetëve. Zakonisht nuk e dëshiron njeriu kritikën. Qartësia kuptimore e poezisë arrihet duke përdorur me vend shenjat e pikësimit dhe rregullat drejtshkrimore të gjuhës. Edhe në këtë këndshikim ka shumë gabime

Ju uroj gjithë poetëve që publikojnë poezi në fb të kenë jetë të gjatë me lumturi dhe suksese në krijimtari

Qatip Mara, North Carolina, USA

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.