~ Moikom Zeqo ♥︎
Me vështrim, – kam një ankth, – zogjsh të plagosur, – ata s’i ndihmon dot, – asnjë Infermieri Engjëjsh! – Si asketit, – që trupi, – s’e e ka harruar mishin e nuk i dhemb më, vet, – përjetoj, – një gjendje, – krejt jomateriale. – Madje, dhe dhimbja, s’do më përkasë, – sepse tashmë, – i është dhënë shiut, – apo një shkëmbi.
* * *
Kur ti të më lexosh, – mbas njëmijë vjetësh, – e dashur, – do të kuptosh, – se Harresa, – është një Blasfemi, – nën qiejt, – e brazduar, – nga dallëndyshet, – me yllësitë, – që janë, – anije, – për të vdekurit, – dikur, – kaq të hijshëm, – dhe të vrullshëm. – Pemët, – e lotëve, – lëkunden, – pranë Përjetësisë, – dhe mbi sytë e pluhurit, – fryn Koha – dhe fluturat e balsamosura, – rrëzohen, – me gjëmë, – dhe demat, – ulërijnë, – në arenat e Hënës, – dhe katër horizontet, – vishen, – me kostume të ndryshme – funerale!
* * *
Kur ti të më lexosh, – mbas dymijë vjetësh, – e dashur, – do të njohësh sërish, – detet e mia, – tashmë të thara, – dhe Hënën, – si të dalë sërish, – në botë, – nga të vjellat e mia, – si teshtimë, – ndoshta – nga mushkëritë e mia të nikotinizuara, – ndërsa, – tek shollat, – e këpucëve, – që s’i mbath më, – janë udhët, – që s’i njoha, – o, sa shumë, – kam ecur, – mes deleve të bardha, – të dëborës, që hanë barin, – në pllaja, – pranë koshit, të plehrave, ku hodha, – buzëqeshjen, – mes kujtesës, që flakëron, – si një sulm manushaqesh, – në muret, – e një kështjelle, – të vjetër, – dhe të harruar, – mes duarve, – të aromave, – të stinëve lulore, – që zgjateshin, – për të më pikturuar, – idetë, – mes kopshtit, – ku një kalë hingëllin, si një organo kishe, -e kurdisur – nga e Panjohura!
* * *
Kur ti të më lexosh, – mbas tremijë vjetësh, – e dashur, – unë, – do të kem ngrirë, – në kohërat, – e rubinit, – e në epokat, – e diamantit, – dhe ti, – do të çash, – terrin, – pa e mposhtur dot! – Dhe do të përshëndesë Krishti – i hipur, – mbi hypokampë, – të zhdërvjellët, – dhe të shpejtë, – sepse e di, – emrin tim ateist, – ndërsa, – hijet e poshtme, – të zogjve, – në fluturim, – janë kthyer, – në kohë jetike, – për kaktuset e tharë – të Jonit! – Dhe fjalët, – në vijimësi, – do të farkëtojnë, – metafora, – dhe kometa, – për ty, – e dashur! – Mbase, – ky mëz i purpurt, – a blu, – ka moshën, – e detit, – që në fillim, – dhe mund të vrapojë, – me galop, – edhe mbas tremijë vjetësh!- Agonisë, – së Sokratit, dhe Krishtit, – i është shtuar, – si Trinitet, – dhe agonia ime, – e padenjë! – Dhe Zodiaku – është gjuri i plagosur – i universit, – pa përmasa! – Dhe ti, – vetë, – e dashur, – do të mbështillesh, – me vetmi, – si me pluhur, kozmik, – të pandjeshëm! – Kush, – i dëgjon, – psalmet, – e tigrave? – Kush, – i mbledh, – vijat zikzake, – të nepërkave, – për të thurur, – një këmishë rreziku, – për t’ia dhuruar, një Hyu të Panjohur? – Dhe ti, – e dashur, – do të shohësh, – në largësitë, – e nostalgjisë, – dhe të mjegullës, – nokturne, – kalorës të çuditshëm, – me dhëmbë floriri, – si Krizostomë të Shpatës, – për tërë hakmarrjet, -e pa shpaguara, – në shekuj!
* * *
Kur ti të më lexosh, – mbas katërmijë vjetësh, e dashur perëndimet, – do të kenë zbritur, – si një ç’popullim engjëjsh-qe kanë braktisur qiellin, – për tokën! – Dhe tërë fluturimet – albatrosëve, – trumcakëve, – dhe ylberet – do të jenë shndruar në teknologji kibernetike.. – Dhe e ndjen, -se Dhe në gjurmët, e tua, të rrethon, – Çmenduria! – e dashur, mbytet, – Përdëllimi,- – dhe dhe rrufetë, janë tretur, -në verën e – të sulmon, – idea, – Ajkuna e miteve, – deti qan, – si Ajkuna kuqe, në Dasmën e pse s’u varrose, – që Kanës, – dhe ndërkaq, në fillim, nën lëkurën time! – Dhe Moirat, Me fund, -të shkretëtirave, – s’ka Zot! – ëndërra, – për Parajsat e Pista!- në kristal të kulluar! – Dhe Koha, – kanë në buzë, – shtrëngata! – -Me thonjtë, -e gishtave, – rritet, -poetësh, – kanë ngrirë,- Gjeste, rrëshqet, – duke praruar, nt, – zhapinjtë e argjent, me ar shkëmbejtë onufrianë, – dhe me shkathët. pikëllojë, – dituria e ashpër, – dhe gurëve, – yjeve, – Dhe ti, – e dashur, – do të të të të tërheqë, – kështu, – padija e – dhe palmave, – duke kujtuar, – jo zërin, – – por heshtjen time! – Dhe heshtja, -u jep, – kuptim mistik, – dhe sendeve, hthe hijeve!-Mes prirjes, -shprishëse, të mendjes së egër, – Apokalipsi – do të shfaqet, – si shekull, -i satirës – dhe turpit!
* * *
Kur ti – e dashur, – do të vijë, të më lexosh, – mbas pesëmijë vjetësh, – e meteori i kobshëm, – i vdekjes, – do të ulërijnë, – hapësirat, – prej squfuri, – dhe tymi, – në prag, – të Fundit – të Mijëvjeçarëve, – 0, Njeri, – tek ty, – s’do të jetë, – fëmija i dikurshëm! – Se çdo histori, – qe sajesë, -me alternativa fjalësh, – në ekuacionin, – “Si duheť” – ose si “nuk duhet” – të ishte, – por jo si ndodhi, – në të vërtetë! – Ah, – historia – si antihistori! – Dhe miliarda trupa, – do të lëvizin, – po pa shpirtra! – Do të gurëzohet, – ajri! – Meteori, – me shpejtësi të pabesueshme, – do të vijë, – nga Misteri i Infinitit, – gjithçka, – do të shkatërrohet, – çdo gjë, – do të vdesë, – do të vdesë, – do të vdesë! – Si dikur, – dinozaurët, – madhështorë, – krejt të pafajshëm, – të mrekullueshëm, – të lirë! – Dhe raca njerëzore, – e tmerrshme, – që shpiku, – pronën private, – skllavërinë, – luftërat, – bombat atomike, – gjenocidin, – tërë perversitetet, – shkatërrimin, – e natyrës, – të ekologjisë, – fetë e rreme, – zotat e abstraguar, – si dhunë, – dhe deformim, – i shpirtrave, – kjo racë paradoksale, – e gjitarit kanibal, -i ushqyer – veç me mishin, – dhe gjakun – e të tërë gjitarëve, – të tjerë, – pavarësisht Homerit, – Dantes, – Shekspirit, – planetin blu, – oqeaneve, – dhe pemëve, e shkatërroi, pa vetëdije, – pa besël- Meteori, – ah meteori, – Hakmarrja e Epërme!
𝐃𝐮𝐫𝐫𝐞̈𝐬, 𝐗𝐈.𝐈.𝐌𝐌𝐕
Fragment shkëputur nga libri: “𝐓𝐞̈ 𝐞̈𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐫𝐨𝐬𝐡 𝐢𝐧𝐟𝐢𝐧𝐢𝐭𝐢𝐧” ∞, fq.82