Zhgënjim

0
Leo Nika - një vajzë që flen

E lodhur e këputur e rraskapitur
Ty duke të pritur
E vrave shumë zemrë time
Ç’deshe që u hyre në jetën time

Më thoje s’e më dashuroje
Nga gëzimi sa nuk fluturoje
Me mjeshtri më ke bindur
Pa e ditur s’e je aktor i lindur

Por ndjenja s’paska qënë në mes
Dhe unë budallaçka akoma të pres
Jam budallçkë pa faj
S’e të desha ndaj po qaj

Ah kjo natë s’paska të sosur
Me zemër të vrarë e të plagosur
Duke të menduar ditë e natë
Por gjithçka paska qënë imagjinatë

Sa naive u tregova
Kur me ty u dashurova
Si shatërvan me derdhet loti
Oh çfar lojrash luan zoti

E kam një pyetje për perendinë
Pse e shpiku dashurinë
Kur zemra ime është në vetmi
Kur dashuria s’mu kthye me dashuri

Pyes vetën ku gabova
Mos bëra krim që dashurova
Prapë në mëndje unë të mbaj
Thjeshtë jam një fajtore pa faj

Nuk di kur do më vij qetësia
Kështu e paska dashuria
Dikush qesh e dikush qan
Zemra më nuk po më mban

(Autori i poezisë)
(Leo Nika)
(Datë 17 Tetor 2025)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.