Tim Shkupi – Profeti i shqiptarëve “FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA”

0
Tim Shkupi - me mbështetes

Shkruan Asllan Dibrani

Tim Shkupi – Profeti dhe Teolog i kohës moderne. Profet i të gjitha trevave shqiptare “FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA”.

Luan - Asllan DibraniTim Shkupi Profet, Teolog, filozof dhe studiues me i spikatur nga te gjitha kohërat i Kur’anit dhe veprimtar i rreshtuar në rangun e rilindësve heronjve dhe patriotëve shqiptar ndër shekuj. Tim Shkupi i vendlindjes së Nënë Terezës aty pikërisht i përqendruar në selinë e tij mu në zemrën e Kalasë së Shkupit, po pret me mijëra shqiptar qe e vizitojnë për çdo ditë.

Tim Shkupi edhe të shtunën e kaluar priti në Rezidencën e tij përfaqësuesit e Lëvizjes se Kosovës “FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA” në krye me Dr. Nijazi Gashin.

Profeti dhe zoti i kësaj lëvizje gjithë shqiptare kudo qe ka shqiptar i gostiti mysafirët nga e cila Lëvizja e Kosovës e njoftuan të madhin Tim Shkupin në kryeqytetin i Dardanisë antike (Shkupin), me aktivitetin e tyre gjë qe i prezantuan edhe platformën e kësaj Lëvizje me moton luftën kundër islamit politik dhe ortodoks, terrorizmin islamik dhe atë ortodoks qe po monitorojnë në trojet tona me financat e Serbisë, Greqisë Rusisë dhe satelitët arabo- turke për ta tjetërsuar këtë komb me vlerat me të larta të qytetërimit botëror në histori!!!

Tim Shkupi luftëtar dhe dijetari ma i spikatur qe po i zhvesh antikombëtarët hoxhallarë, po e qet turpin e tyre mbi sipërfaqe dhe rrenat, propagandën dhe budallallëkun e tyre mbi sipërfaqe duke iu kthyer këmbët nga dielli.

– Njeriu qe po bën revolucion në mbrojtjen e vlerave tona kombëtare kundër këtyre mashtruesve hoxhallarë nga shkollat e Beogradit të Athinës të Rusisë dhe Turqisë dhe shteteve arabe!?. Tim Shkupi, me shkrimet dhe ligjërimet e tij po revolucionarizon shtresat e besimtarëve shqiptarë dhe po reformon mësimet, idenë dhe diskursin teologjik në trevat tona. Inovacionet, përkatësisht, zbulesat e tij studimore kur’anore po tronditin mendjet e mykura të hoxhallarëve dhe imamëve miopë e konservativë, veçanërisht të qarqeve fundamentaliste, tradicionaliste dhe, e veçantë, shqiptarofobe, ndërkohë që po gëzojnë, freskojnë dhe pasurojnë mendjet atdhetare shqiptare. Për më tepër, vështruar nga këndi akademik ai detabuizon dhe demitologjizon shumë çështje e tema delikate religjioze që ndër shekuj janë konsideruar tabu (të paprekshme) nga teologë ithtarë të dogmave konvencionaliste e rigjide “islamike”.

– Islami politik apo ai tradicional?!. Për Timin këto shprehje (sintagma) janë inekzistente, fiktive, të sajuara nga nomenklatura hoxheske e imameske, me doktrinat e tyre nga Bagdadi, Kairoja e Stambolli dhe te finnacuara nga Beogradi Moska dhe Athina.. Së këndejmi ai deklaron botërisht që nuk ekzistojnë nocionet (emërtimet) islam dhe mysliman në Kur’anin e shenjtë dhe vë në fokus të vëmendjes parullën programatike të Rilindjes Kombëtare dhe të Neo-shqiptarizmës:
FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA“.
Rrjedhimisht, ai pohon zëshëm:
UNË JAM SHQIPTAR“.

Tim Shkupi - Llap

Tim Shkupin do ta përkrahin të gjethe shqiptarët e vërtet qe e duan kombin gjuhën dhe kulturën shqiptare. Pikërisht ky do të jete Profeti i të gjithë shqiptarëve kudo qe janë, qe pas 500 vitesh robëri nga Perandoria osmane do te na mëson shqip të lutemi, shqip të falemi, shqip të varrosemi, shqip të këndojmë dhe shqip te jetojmë me moton “FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA“, ta ç’kapim islamizmin dhe ortudosizmin terrorist në trojet tona.

Bota po ecë me kohë e me minuta përpara. Bota po përpiqet te bëjnë vendbanime edhe në planetët tjera shqiptarët e pa tru kanë mbet në xhamia e në rruge duke u lutur pa dite se çka po thonë!

– Ka qe 24 vjet, qe Islami politik në krye me Hoxhallarët e Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë po veprojnë në territoret tona, asgjë më shumë se me u lutur nëpër rrugë e xhamia, arabisht pa ditë as çka luten e çka thonë. Këto mbeturina mundohen te zhvlerësojnë çdo gjë shqiptare, madje në këtë shekull qe bota po përparon në çdo orë.

Bota po ecë me kohë e me minuta përpara. Bota po përpiqet te bëjnë vendbanime edhe në planetët tjera, ndërsa në shqiptarët kemi mbet aty ku Muhameti i la arabet para mijëra vitesh me Allahu Ekber, duke u lutur dhe asnjë hap se kane bere në zhvillim teknologjik.
S’kanë bërë asnjë prodhim deri me ditët e sotme, prandaj mos te mbesim nen ndikimin e asaj kohe dh te këtyre mercenareve hoxhallarë, or vëllezër e motra shqiptare qe iu kane shlyer trurin këta tradhtar hoxhallarë të shitur te armiqtë tanë shekullor.

Tim Shkupi pasardhës i denjë i Aleksandërit të Madh, Skënderbeut, Nënë Terezës, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e cila ka lindur në Shkup, dhe Rilindësve tanë!

Tim Shkupi si askush tjetër në botë e njeh mortajën islamike në trojet tona prandaj si atdhetar i devotshëm i dëshiroj sukses në të gjitha sferat e çdo të mirë në jetë këtij njeriu të madh pasardhës i denjë i Aleksandërit të Madh, Skënderbeut, Nënë Terezës, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e cila ka lindur në Shkup, dhe Rilindësve tanë. Ky po ep kontribut të madh në demaskimin e islamit politik dhe ortudosizmit në Serbi, Maqedoni dhe Greqi në përgjithësi, dhe imamëve dhe priftërinjve antikombëtare në veçanti. Me këtë rast ftoj te gjithë shqiptarët qe ta përkrahmini njeriun tuaj Profetin Tim Shkupin, njeriun qe po bënë “Revolucion” kundër islamit politik dhe atij ortodoks. Aq është i pezmatuar ne këto forca antikombëtare sa qe teologu, Musa Lamallari-Tim Shkupi, i jep të gjithë imamët shqipfolës për disa qime të bishtit të kalit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Me poshtë po u sjell disa citate te Profetit të shqiptarëve te të madhit Tim Shkupi. Ja citati se çka thotë për hoxhallarët:
“I kam kolegë, i njoh. Nuk janë kështu te këqij, por janë qyla pagane, për shkak sa janë të paafte, ku vetëm kodosh likun e kanë profesion dhe si me shitur moral të rrejshëm në emër të fesë se Bagdadit!?. Dy lidhje nuk i kane me Kuranin!?… Ju betohem në Zot se nuk e njohin Kuranin. Imitator te këqij te mulla Sules! Se paku, mulla Sula këmbët mbi këmbë nuk i ka mbajtur kur dikush ka bere Lutje! Me fole mulla Sula për këta, ju keni me filluar edhe xhamitë me i prish ka kane shkelur këmbët e tyre”.

Vazhdojmë me poshtë thëniet e Tim Shkupit për hoxhallarët se çka thotë ku i gjykon këto forca qe bëjnë krime edhe me fëmijët shqiptar akoma pa shkuar në shkolle, shihni Videon më poshtë :

“Nëse e gjeni një ajet në Kuran se Zoti i thirr myslimanet me i fal 5 vakte namaz, unë jo ruski rulet, por plumb vetvetes ne koke i japi!
A e keni të qarte vëllezër e motra !!!
Unë nuk jam ka ju kërkoj as vota, as poste, as leke, as medalje, as nuk po ju thirr ejani pas mejepor thjesht, vetëm po ju kallëzoj!!!
Eh, tani qe na kane mashtruar, kjo po shihet, nuk do kallauz!!!

Siç e dini ju, unë e di para juve, kam 56 vjettë te dynjasë dhe jam ka pendohem çdo nate për kohën në të kaluarën, por një kam fituar ketë botë xhenetin qe e kam studiuat Kuranin dhe kam studiuar pikërisht në shtet arabe, aty ku është shkruar Kurani prandaj, nuk do ti le këta shpirtshitur hoxhallarë të rrejnë dhe të mashtroje shqiptarët përmes Kuranit qe nuk e kanë studiuar, nuk e njohin dhe nuk e kane kuptuar. Hoxhallarët e shkolluar nga shkollat serbo -ruso -greke s’do i lejojmë me te manipulojnë me popullin tonë, ata do ti pret burgu!!!

https://www.facebook.com/shefqet.cakiqi/videos/441430131112528
Citati tjetër i Tim Shkupit për objektet tona fetare!

“Unë me qenë Kryeministër(i Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë ) i çliroj të gjitha objektet e ashtuquajtura fetare të fesë islame dhe fesë ortodokse dhe krishtere, një nga një, por a ma jep kush votën”? Ne duhet ta kuptojmë që këto objekte në të kaluarën ju kanë shërbyer perandorive dhe regjimeve antishqiptare për t’i mashtruar besimtarët(që kanë shkuar në ato objekte) dhe për t’i kontrolluar më lehtë në favor të pushtimit të tyre. Sot, gjithashtu, ato objekte fetare janë kidnapuar dhe po punojnë me agjenda të huaja kundër interesave të bashkimit të shqiptarëve në një “ymet”(shtet) në gadishullin ilirik” përfundon citatin Tim Shkupi.

Citate nga teolog Tim Shkupi për objektet fetare :

– “Disa televizione duket që janë të kurdisura për të mbjellë pesimizëm”.
– “Unë nuk jam budalla (i painformuar) që u them të ikni nga xhamitë”.
– “Në xhami nuk mësoni asgjë”.

– “Në kisha dhe xhami shkojnë vetëm njerëzit që ndihen të pafuqishëm (që u janë nënshtruar klerikëve abrahamikë gënjeshtarë, sharlatanë, mashtrues dhe tradhtarë)”.
– “I miri dhe i keqi (hajni, krimineli) nuk mund të ulen në të njëjtën vijë (sikurse që ndodh të ulën në të njëjtën vijë në xhami).

Shkruan Asllan Dibrani ish i burgosur politik, anëtar i Lidhjes së krijuesve dhe artistëve shqiptar ne Gjermani, piktor dhe veprimtar shumë vjeçar i çështjes shqiptare në Shtuttgart – Gjermani Janar 2024

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.