Këndi i humorit
Arben Çokaj
Një histori humori e huazuar nga Lane, dhe e modifikuar me Ejllon, pas skandalit të Bigcommerce në Maqedoni
Shkon Ejlloja në Afrikë me dy biznesmena shqiptarë dhe u thonë afrikanëve lokalë: “Na gjeni majmuna me 50 dollarë copën, se duam t’i çojmë në Shqipëri.”
Afrikanët lokalë gjetën majmunat që kishin afër dhe i sollën. Pastaj Ejllo me dy shokët e tij u thanë: “shkoni më tej, e gjeni majmuna tjerë, keni nga 100 dollarë për copë.” Dhe afrikanët lokalë ashtu bënë.
Pastaj Ejlloja me shokë shkuan më tej, dhanë nga 150 dollarë për kokërr majmuni dhe nuk lanë majmun mbi tokē nē atë territor. Majmunat që mblodhën, i futën në një kafaz të madh…
Pasraj dy shqiptarët thanë, “ne po kthehemi se kemi pak punë, Ejllo ti rri aty me majmunat që kemi blerë. Kur të vijmë ne herën tjetër do i blejmē majmunat me nga 1000 dollarë copa…”
Ouuu… thanë afrikanët lokalë, ku me i gjetë majmunat ne tani? Nuk ka më. Dikujt nga më të zgjuarit apo më të korruptuarit e fshatit i shkoi mendja, “po i blejmē majmunat nga Ejlloja, dhe ia shesim atyre dy shqiptarëve turkoshakë më shtrenjtë”…
Mirë u tha Ejlloja, dalord. Po ua shes me nga 750 dollarē copën e kur të vijnë turkoshakët, ju shitjauni atyre me nga 1000. Ashtu u tha, e ashtu u bë si në legjendat e vjetra shqiptare. Ejlloja mori paret nga 750 dollarē për kokërr majmuni dhe iku e vate në Michigan, duke i lanē afrikanët me gisht në gojë…
E kështu Ejllo katoliku, që ua hodhi afrikanëve me shokët e tij, jetoi i lumtur duke rregulluar çati e shtëpi druri gjithë jetën e tij…