Qyteti Çikago me frymë të jetës urbane, të njerëzve të lirë me tipare të demokracisë në shtetin e Ilinosit, jetojnë, punojnë dhe po integrohen shqiptarët nga të gjitha trevat etnike të mirëpritur nga isntitucionet e shtetit amerikan. Nëpër vite, në këtë qytet pati shumë veprimtari politike dhe kombëtare në kërkim për lirinë e Kosovës, të ndryshimeve të sistetmit totalitar të komunizmit në Shqipëri si dhe për avancimin e barazisë së shqiptarëve në hapësirën etnike të shpërndarë në vendet e fqinjve tanë ballkanikë.
Në këto vite në Çikago pati frymë kombëtare të shumë organizatave me shumë veprimtarë, që tashmë kanë hyrë në historinë e diasporës shqiptare në Amerikë, në krah të çështjes shqiptare në Ballkan për të mbajtur gjallë historinë e dhimbshme të marrëveshjes së nëntokës të regjimeve të Serbisë përmes firmosjes së krijesës ugurzi për shqiptarët, të pa pranuar si shtetin e tyre (Jugosllavia) për në Anadoll të Turqisë dhe skenarët tjerë shfarosës të kohës vrastare.
Shumë ngjarje në Çikago, veprimtarët nuk e ndalën udhën kombëtare se, ata nuk kishin tjetër atdhe pos tokës së shqiptarizmës, që,përmes protestave, të takimeve me kongresistë e senatorë, të departamentit të shtetit në Washington, në qendër të vemendjes ishte fati i Kosovës, pozita kushtetuese e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, të Presheves dhe Medvegjës, të Ulqinit, të Çamerisë dhe,synimet për tiparet e vlerave të demokracisë dhe të shtetit ligjor të Shqipërisë.
Në qarqet e frymës kombëtare në qytetin e lirë të shqiptarëve, në Çikago kishte dalë fjala se në hapësirën etnike në Rekën e Epërme të rrethit të Gostivarit po dalin si lulet shpirti shqiptar, dikur i ndaluar dhe i fshehur përmes “ligjeve të regjimeve” përmes kishës ortodokse për “popull maqedonas”(!). Kjo odisejadë nisi të shpaloset në Çikago me veprimarët e vijës së parë kombëtare Ilaz Kadriu, Faik Hajro, Azem Begzadi, Xhevat Prespa, Mahmut Skenderi, Qazim Ismaili, Skënder Karaçica, Tefik Avdullahu, Vllaznim Sherifi, Fanol Cami e të tjerë në takimet e shpeshta me Branko Manoilovski.

Thuaje të vëretën, vëllai ynë shqiptar, Branko Manoilovski nga Reka e Epërme…!
Në takimet tona, veprimtarët shqiptarë në Çikago, tema më frymë kombëtare ishte atdheu dhe kombi shqiptar dhe, padrejtësitë historike të regjimeve pushtuese në shekullin e kaluar të fqinjve tanë grabitqarë. Saherë vijnë nëntorët, mërgimatrët shqiptarë shpalojnë historinë kombëtare të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë(1912), fati i kombit dhe pjesa më e dhimbshme e pushtimit serb të Kosovës si dhe plaga e përgjakur e Çamerisë.
Prisnim festën e Flamurit të pavarësisë së Shqipërisë, që tashmë është bërë traditë e festimit në Çikago, kur e kur në mesin tonë erdhi vëllai ynë Branko Manoilovski nga Reka e Epërme shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Bisedë e ngrohtë për historinë shqiptare të Rekës së Epërme, koha e regjimeve, hijet e harresës përmes odisejadës të veshur me petkun fetar të kishës ortodokse për një popull (shqiptar) tashti në taborrin si “popull ortodoks”(!)në hapësirën e shtetit si krijesë e shenjë ballansimi të krijuar nga boshti i regjimeve serbo-ruse përmes të njëfarë “testamenti” të krijesës Jugosllavia e kohës…!
Nëna ime nuk dinte dhe nuk fliste maqedonisht, nisi bisedën Branko Manoilovski me veprimatrët në Çikago. Kjo fjalë na erdhi si prej diellit, nuk e kishim dëgjuar më parë. Fjala nuk kishte të mbaruar,koha u bë për ne si ora i historisë, që, kishte brenda vetës brengën e viteve të regjimit në rrafshin shekspirian “Të jeshë, apo mos të jeshë”! Po e them të vërtetën e tha në Çikago, Branko Manoilovski: UNË JAM SHQIPTAR!
U hap përdja, ranë për toke maskat dhe koha e harresës…!
Fjala e Branko Manoilosvki hapi një kapitull, shpalosi një histori, e kthej kujtesën tek rrënja shqiptare në Rekën e Epërme se shpirti i arbërit(term i De Radës) po kthehet në tokën,në gjakun, në gjuhën shqip të popullit të ndaluar e të (pa)harruar në historinë e regjimeve me skenarë të nëntokës dhe pas shpinës së Zotit që flet shqip në kishën katolike në Rekën e Epërme! Fjala e vëllait Branko, na mbushi zemrat dhe na dha forcë për të shkuar më tej… I thamë zëshëm, dil në shtyp, flisni në radio e televizion se, Branko Manoilovski dhe Reka e Epërme është SHQIPTARE!
Në Çikago,u hap perdja,ranë për toke,maskat dhe koha e harresës të sajuara nga regjimet e kohës, në Rekën e Epërme të rrethit të Gostivarit,ka frymë, jetë e besim fetar të popullit jo maqedonas, por popull shqiptar me tipare të gjuhës shqipe, të kulturës, të traditës, të flamurit, të frymës së familjes, të mikëprtijes: bukë e kripë e zemër shqiptare…!
Në Çikago, Reka e Epërme nisi të flasë shqip dhe, e bëri lajm të kohës se është SHQIPTARE!

Skënder Karaçica











