10.5 C
Tirana
E dielë, 22 Mars 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj KUSH ISHTE KUNDËR VJOSA OSMANIT?!

KUSH ISHTE KUNDËR VJOSA OSMANIT?!

0
Albini - Vjosa - Donika

Albin Kurti – Vjosa Osmani – Donika Gërvalla

Ismet M. Hasani Ismet M. Hasani, Suedi

Hipokritët bëjnë punë dhe veprime, të cilat janë edhe më të fshehta sesa gjurma e bubrrecit të zi në rrasë të gurit, natën e errët!/IMH

TV Dukagjini – Debat Plus
Udhëheqës i debatit Ermal Panduri
Të ftuar: Ruzhdi Blakaj, Nasuf Bejta, Valton Dërguti, Kastriot Jahaj, Adem Qorolli dhe Gëzim Kamberi.

Para së të ua jap fjalën të ftuarëve, udhëheqësi Ermal Panduri lëshoi video, ku foli Dimal Basha, ish Kryetar i Kuvendit të Kosovës, i cili tha:

”Kandidat kanë qenë Glauk Konjufca dhe Vjosa Osamni, por rrjedhimisht nuk i kemi pasë numrat për presidentën Osmani, as nga partija Guxo as nga LDK-ja. Emrat e kandidatëve, as të partive tjera, nuk t’i jap!”

Donika Gërvalla: Nuk mund të dij se çfarë i kanë thënë Presidentës përfaqësusit e LDK-ës në bisedë direkte me ta. Nuk besoj se Lumir Abdixhiku, i cili ia fsheh publikut, mundet për t’ia fshehur edhe Vjosës. E vërteta është që nuk ka pasur vota për Presdidenten Osmani. E vërteta tjetër, që po më vjen turp me thënë, deputetët e partisë Guxo nuk kasnë pasë asnjë dilemë për t’ia dhënë votat Presidentës.

Ruzhdi Blakaj: Faton Peci ka konkurrua për Krytar të Mitrovicës si antarë i LVV e jo i partisë Guxo, as që e ka përmendur emrin e partisë Guxo, e cila përdorët si objekt për të mbledhur vota. Janë pak persona që nuk e dojnë Vjosën për Presidente. Janë 3 që nuk e dojnë:

Donika Gërvalla dhe Faton Peci e poashtu edhe kryeministri Albin Kurti, ky narcist i cili nuk duron ndokë me lartë se vetën. Prtija Guxo nuk është më partia e Presidentës po tash e kanë marrë këta të dy: Donika e Fatoni dy kryetar?! Votat tona kanë shkua në LVV se na kemi dashtë që ”bionomin” ta kemi ende bashkë, por ka që dy muaj e kemi kuptuar që këta janë të ndarë.

Nasuf Bejta: Tre persona nuk e kanë dashtë Vjosën për Presidente: është vetë Vjosa Osmani, është Donika Gërvalla dhe Faton Peci. Të tjerët e kanë dashtë. Për sa i takon Albin Kurtit, ende nuk kemi deklaratë zyrtare, bile ai e ka lavdëruar si Presidente me merita. Unë kam qenë me i linçuari, por ndoshta edhe më i drejti anëtar i Partisë Guxo. Kemi qenë parti me frymë ”rugoviane”, por ndryshuan gjanat: Vjosa ishte neglizhente, e Donika e Fatoni dy kryetar, kështu nuk shkojke sepse këta nuk angazhoheshin hiç për parttinë Guxo.. Një parti kaq e vogël e me dy kryetar, kështu nuk kam dëgjuar! Njoni kryetdar në ”avion” e tjetri nëpër ara kështu nuk shkon. Edhe predidentja Vjosa e ka dijtë se në partinë Guxo s’është puna kurqysh.

Kurti më pat thënë: ”Bejtë angazhou sa të mundesh për partinë Guxo!”
Adem Qorolli: Ti Bejtë, diqysh, Kurtin disi po e ngritë, e Vjosën po e mban si barrierë. Vjosa shumë mirë tha atë ditë në konferencë:”Kur mua më ka parë si konkurxrente, Albini është prishë me mua!?” Unë po thëm si Guxo si LDK-ja pa Vjosën janë SHPK. Masa dhe shpirti i ”rugovizmit”, sot po flitet së është Vjosa. Albini me Vjosën, 2 mijë fyerje i marrin brenda gjysë ore.

Nasuf Bejta: Kush është dashtë ta votoj Vjosën? Unë mendoj se partia Guxo, anipse i ka vetëm 7 anëtarë.

Kastriot Jahaj: Donika e Fastoni nuk janë angazhuar aspak për kandidimin e as për zgjedhjen e Vjosës – Presidente. Pas vitit 2021 as Vjosa nuk është marrë fare me partinë Guxo – pra pasi u bë Presidente. Por, përgjegjësinë e ka bartë të Donika e të Fatoni, por ata kanë qenë të interesuar të marrin ndonjë post në ministri. Unë jam i pari që kam dhënë dorëheqje nga Lista Guxo, sepse e kam kuptuar se ajo parti është si një leckë për një përdrim. Prej këssaj partie ka dhënë dorëheqje Haxhi Avdyli, i cili ka folë keq për mua. Unë mendoj se Vjosa do të kishte marrë më shumë vota si e vetme.

Gëzim Kamberi: Po dua me sqarua një fakt që nuk e dini askush? Sikur të kisht vullnet Albin Kurti dhe LVV do të propozoheshin për kandidat znj Vjosas Osmani dhe Fatmire Kollqaku. Për mos e zgjedhë si Presidente znj Osmani, ju ka vu si kundërkandidat Glauk Konjufca. Shumë prej partisë Guxo kanë kalue në LVV, sikur ka vepruar Nasuf Bejta, qwë prej partisë LDK, ka kalua në partinë Guxo e pastaj në LVV. Edhe Donika Gërvalla edhe Faton Peci janë bâ Vetëvendosje e shumë te tjerë nga Lista Guxo. Donika dhe Fatoni nuk kanë bërë fare aktivitet politik për të qenë Vjosa Presidente, po s’ju ka ndie zani asnjonit hiç. Donika me Vjosën e kanë formuar Partinë Guxo, e ku është tash Donika që nuk bën aktivitet politik, nuk lobon për Vjosën?

Gëzim Kamberi. Për më u bërë Presidenté Vjosa Osmani, kundër ka edhe qenë Albin Kurtii cili nuk ua ka dhënë mbështetjen Donikës as Faton Pecit, sepse ata veprojnë krejt qysh ju thotë Albini. Pasi është bërë Vjosa Presdiente, e la pas shpine partinë Guxo, njejtë sikur pat vepruar Hashim Thaçi, pas zgjedhjen President. Kështu që partija Guxo, pas shkuarjës se Vjosës për presidente, mbeti nën udhëheqjen e Donikës e Fatonit. Personi kryesor që ende nuk është deklaruar për mos zgjedhjen e Presidentës është Albin Kurti.

Ky është dashur të na tregoi arsyen politike, e cila është e rëndësishme! Tjetër, sikur Donika të kishte dashur ta propozonte, konkretisht të zgjedhej znj. Osmani për Presidente i kishte dhënë 7-të nënshkrime (të Guxo). Pra, njëherë vijnë nënshkrimet e pastaj votat. Tjetra, na nuk i pamë nënshkrimet e LVV, pra nuk e kanë pasë mbështetjen e z. Kurti. Dihet që me votat e LVV, Glauk Konjufca e mund znj Osmani. Pra, përveq z. Kurti, kundër ishte dhe partia Guxo? Partia Guxo është më se keqi për një të ardhme politike. Tjetra, AAK- dhe gjysma e LDK, bashkë Albin Kurtin – LVV ishin kundër Vjosa Osmanit, dhe këtu s’ka dilema.

Adem Qorolli: Për derisa Vjosa e pyette Albinin, ku po shkojmë, a po shkojmë këtua apo këdtu, i kishin raportat e mira. Por kur znj Osmani i muarr punët në duar të veta dhe u angazhua jo vetëm një njohjen e Kosovës, por edhe për veprime të tjera: u lidh me Erdoganin, me Amerikën, me Emiratet e Bashkuara dhe të tjera, kur z. Kurti u shiqonte vetëm si hije në krahasim me znj. Vjosa, dhe ajo që nuk e duron z. Kurti, është qasja e saj në Shtëpinë e Bardhë. Kur z. Trump ia shtërgon dorën, kjo nuk është arritje e vogël. Po të ishte z. Kurti në pozitën e znj. Osmani, do t’i kishim punët shumë më mirë – për sa ju përket marrëdhënieve ndërkombëtare. Z. Kurti i ka shpellë ”Luftë” znj Osamani, është pjesëmarrja e znj. Osmani në protestën për të ata që gjënden në Hagë. Por, kush e trdhëton një Lidere që e ka zgjedhë populli, do të ketë gjobën (dënimin).

Po e përsëris: z Kurti nuk ka dalë në atë protestë dhe s’do të delte për 700 vjet në atë protestë, ku ka dalë z. Bedri Hamza, z. Lumir Abdixhiku etj. perveç Albini që nuk ka dalë. Tash Albini nuk mund të kthehet te xhipat e zi, nuk mund të kthehet të ”molotovi” në Kuvend; është randue per 2-3 milionë e ka peshën më të rëndë. Tash 4 milion e gjymës shpenzimet e LVV; 15 mijë euro në lokale nate me pije të ndrysme e alkool; këta janë partia që kanë ardhë në pushtet me xhempera me k’errabëza, me bicikleta. Katër milionë e gjysëm, për konsum të LVV, për marketing; 1 miliardë e 200 milion janë shpenzue nga LVV vetëm për 3 mauj në vitin 2025.

Tjetra, asnjë rrugë e pëefunduar, asnsjë projekt kombëtarë as ndërkombëtar. Tash serbët në Kosovë do ta kenë: 1. Letër njohtimin, 2.Çërtifikantën e lindjës; 3. ekstraktin e vdekjës; 4. librezën shëndetësore; 5. librezën shkollore, të gjitha, naltë shënon Republika Srbbija e poshtë Kosovo. Këto do bëhen publike për opinion këto ditë. Albin Kurti i premtonte asaj nënës se: ”Pa t’i kthye eshtnat e fëmijve tu, pa i kthyer eshtnat e të gjithë të pagjeturve, nuk ka dialog as bisedime me Serbinë, jo negociata, jo komuna serbe në Kosovë s’ka dialog me Serbi…” këto premtime që ia pat dhënë asaj nënës dhe asnjënën z, Kurti nuk i bëri.

Po kush është fajtor, e pyeti udheheqësi i debatit, Ermal Panduri, po Vjosa a është fajtore?
Qorolli: Jo! Por, është fajtore, sepse e mban një njeri, i cili është ai që kjo ia dhuroi 240 mijë vota në zgjedhjet e kaluara, ai që e ka bërë Kryeministër e ai është Albin Kurti. Lutemi që të kemi një garë dinjitoze! Albini ka bërë tradhëti. Asnjëherë nuk ka thënë kurrë Kurti që nuk jam me Vjosa Osmanin.

Udhëheqësi debatit – Ermal Panduri, në fund të debatit i falënderoi të pranishmit dhe ju tha; Shiqoni edhe debatet tjera, mos e shiqoni vetëm debat plusin!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.