Rrugë e Largët poezi nga Ramë Thaçi

0
95

Rrugë e Largët

Ramë THAÇI

Rrugëtimi është i largët,
Diku ka ndaluar
Duhet të udhëtoj atje ku është Dielli
Rrugëtimin fillova, natën udhëtoja.

Hëna dhe yjëzit më bwnin dritë
Rrugës më shoqëronin
gjatë tërë natës
Nëper terr udhëtoja si të ishte dritë.

Fusha, male e kodra i kalova
më dallendyshën
Bjeshkët në majë më të larta i pushtova
Zoti më ndihmoftë!

Edhe lumenj, liqene, detra e oqeane kalova
pa mund me shumë vullnet
gjithësia me falte ngrohtësi
e shëndet.

PRISHTINE-1994

Kur me këmbë shkela ne dhe të atij vendi
qielli u hap
Nata iku, dielli lindi,
Parajsën e gjeta atje!
Me diellin, Hënën dhe Plutonin e përqafova!

Me zemer bujare e lule në dorë me pritnin, duke më thënw
“Mirëseerdhe ! Mirëseerdhe!
Zoti president!
Bijtw e Dielli me pritën!

Letrat dhe brengat e mia i shpalosja
Të ju erdha
sepse kërkoj mbrojtje për popullin tim!

Populli im im jeton në tokën e vet,
Vuajtje të mwdha kemi!
Stuhitë dhe bishat e egra e të tërbuara,
nuk po na lënë të mbesim gjallw, të jetojmë të qetë.

Gjaku po na pinë
nga trojet tona stërgjyshore po na dëbojnë,
na rrahin, na vrasin e na masakrojnë!
Nga ju kërkoj ndihmë për shpëtimin e popullit tim!