Familja Namani nga Prapashtica dhe torturat me ç’njerëzore të UDB-së serbo-sllave në kohën e Rankoviqit !

1
59

Nga Asllan Dibrani, art@asllandibrani.com

Fakte dëshmi dhe dokumente mbi inskenimet e UDB-së në Kosovë!

Serbia planin antishqiptar e kishte shtrirë gjithandej, me represaliet dhe dhunën e pa parë në rrethet e Sangjakut të Novipazarin, të Nishit dhe në Toplicë. Deri në vitet 1878 ishte pothuajse popullatë shumicë dhe autoktone në trojet e veta në vendet e lartshënuara

Në këto krahina të shqiptarëve nga këto rrethe, Serbia përmes dhunës dhe terrorit të organizuar shtetëror, ushtroi gjenocid dhe bëri spastrim etnik mbi 700 vendbanime dhe mbi 450,000 shqiptarëve , të cilët asokohe jetonin në trojet e veta etnike, apo në një hapësirë sa territori aktual i Kosovës qe ekziston sot.

Pamje tmerruese nga përndjekja barbare serbe të shqiptarëve nga territoret e veta të Toplicës !

Spastrimi i dhunshëm i hapësirës etnike shqiptare nga këto territore në mënyrë masive dhe të organizuar ndodhi pas Kongresit të Berlinit me rastin e copëtimit të Shqipërisë në vitin 1913 . Serbinë e përforcoj akoma ma tepër qe ju liruan duart me shumë 1878, dhe vazhdoi deri me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 1912 e andej , ku pjesa më e madhe e popullatës shqiptare të Sanxhakut ,Nishit dhe rajoni i Toplicës ishte dëbuar nga trojet e veta stërgjyshore. Në tokat dhe pronat legjitime të shqiptarëve të dëbuar u vendosën serbët dhe malazezët besnikë ndaj regjimit serb, ndërkohë që popullata e dëbuar shqiptare u vendos kryesisht në territorin e Kosovës së sotme dhe në një pjesë në territorin e Maqedonisë po edhe Shqipëri dhe Turqi.

Merita më të mëdha ndaj shtetit dhe kombit serb, do t’i ketë ai i cili do të arrijë të zhdukë e të shpërngulë më shumë shqiptar!

Synimet e politikës së Serbisë me apetite të zgjerimit të territoreve serbe ne dëmin e atyre krahinare shqiptare krijuan, “ Projektin e spastrimeve dhe dëbimi i shqiptarëve nga territoret e veta. Ky projekt u bë me qëllim që Serbia të bëhej shtet i pastër nacional dhe të krijohet mundësia që aksioni i mëtejmë të drejtohet kah Kosova” me territore të reja . Vet krerët e Serbisë cariste u prononcuan me qëndrime antishqiptare me publikimin e shovinizmit të verbër me thirrjet se “merita më të mëdha ndaj shtetit dhe kombit serb, do t’i ketë ai i cili do të arrijë të zhdukë e të shpërngulë më shumë shqiptar”.

Pamje rrëqethëse e popullit tonë duke e lëshuar krahinën shqiptare të Toplices, Sanxhakut, Nishit etj!

Sipas disa të dhënave evidente të asaj kohe flasin se rreth 70.000 shqiptarë u theren, u vranë dhe u pjekën në zjarrin brenda shtëpive të tyre. Rreth 700 fshatra shqiptare u rrafshuara me zjarr vetëm më 1877/1878. Këtë gjenocid asokohe, nuk ishte vërejtur ndonjë disponim i fuqive të mëdha për të parandaluar Serbinë mbi shqiptarët. Kjo masakër e pa parë ndikoj në përndjekjen shqiptarë dhe kush mundi fillimisht u strehuan në drejtim të Gallapit pastaj siç cekëm ma lart në Kosovë Maqedoni , Bullgari, Shqipëri dhe Turqi.

Pamje e përndjekjes së shqiptarëve nga trojet e veta në Sanxhak, Nish, dhe rajoni i Toplices!

Viti 1878 ishte viti ma tragjik i atyre krahinave shqiptare qe pos djegieve masakrës dhe vrasjeve masive nuk u mbeti tjetër rrugë pos të shpërngulen kush kah mundi të ikë. Pësuan humbje nga të ftohtit e atij dimri qe si refugjat për rruge vdiqën me mijëra. Nga të ftohtit dhe uria me qerre të ngarkuar sa që pasojat dhe viktimat u evidencuan të pa parashikueshme. As pavarësia e Shqipërisë nuk ndihmoj asgjë ketë pjesë qe edhe në dy luftërat botërore shqiptaret i gjeti në rezistence të vazhdueshme kundër Serbisë. Pas spastrimit të atyre rajoneve të Sanxhakut , Nishit dhe Toplices nga shqiptarët ,shënjestër e barbarisë serbe ishte bërë pjesa perëndimore e Kosovës së sotshme që shtrihet në territorin e Gallapi ! Theks të veçantë në barbarinë dhe terrorin serb ndaj këtyre fshatrave zënë edhe fshati Prapashticë në vitin 1921.

Prapashtica u pre u dogj, u masakrua u uzurpua dhe u kolonizua me banorë sllav të Malit të zi nën petkun e aleancës se mbretërisë Serbo – Kroato – Sllovene!

Ishte një dimër i ftohtë dhe i jashtëzakonshëm. Në ato anë, gjithnjë kanë qenë dimra të ashpër, po edhe ai dimër ishte po i ngjashëm, bile edhe ma i theksor nga një acar hidhnak. Një erë e fortë thante nga fërxëlleza, fishkëllyese qe i mbushte te gjitha zbrazëtitë e gropave, lugjeve por edhe pullazet e shtëpive të mbuluara me kashtë ose rrasa guri. Forcat çetnike me qëllim kinse të çarmatimit të popullsisë shqiptare dhe likuidimit të kryengritjes shqiptare e sidomos ndaj reaksioneve antiserbe qe ishin në fshatrat e “Gallapit në Dabishec dhe Prapashicë” dy fshatra qe ishin si vende strategjike për Kosovën!.Kështu në gjysmën e dytë të vitit 1920, u bë mobilizimi i tërësishëm i ushtrisë serbe, nën petkun e aleancës se mbretërisë Serbo – Kroato – Sllovene.

Kishte ardhur në përfundim qe ta zhvillonin një ofensivë mbi popullatën shqiptare në viset, ma problematike siç i quante shtypi dhe propaganda serbe fshatrat e lartpërmendura për rreth kufirit të tanishëm të Serbisë me Kosovën. Kjo do të thoshte, shkatërrim i logjistikës së kryengritësve, edhe shkatërrim i kryengritjes fshatare që synim kishin, mos të lëshojnë këmbë sllave të futet në territorin e Kosovës. Kjo strategji çetnike ndihmonte në hapjen e rrugës dhe krijimin e kushteve për kolonizim më serb dhe malazez ato zona të Kosovës qe u konsideronin pa banorë siç ishte rasti i Prapashticës që u boshatis me dhunë e zjarr.

Ekspedita ndëshkuese serbe përbëhej nga një batalion i Armatës së III, qe komandohej nga koloneli Radovan Radoviq. Njësitë e xhandarmërisë, të komanduara nga Bozhidar Paunoviq i njohur në popullin e kësaj ane si Bozhidar Ballovci,nga grupet paramilitare të Kostë Peqancit, si dhe nga civilë të tjerë paramilitar. Kolonët e ardhshëm nga Mali i Zi, qe terrorin e vet e përqendruan me ofensive shfarosëse në Prapashticë dhe depërtim i banorë sllav të Malit të zi. Ajo ofensivë kolonizoj fshatin me qindra shtëpi serbo-malazeze i uzurpuan shtëpitë qe shpëtuan nga flaka, por edhe ndërtuan shtëpi të reja!

Në vitin 1921 në Prapashticë brenda një dite u theren , u vranë dhe u dogjën 1020 burra ,gra dhe fëmijë, ku një pjesë u ngulen edhe nëpër hunj!

Pleqtë, fëmijët, as shtëpitë dhe pasuria tjetër nuk u kursyer nga zjarri, vrasjet dhe terrori i paparë shfarosës në anët e Gallapit, por i veçantë ishte rasti i fshatit Prapashticë. Në Prapashticë janë plaçkitur dhe djegur të gjitha shtëpitë dhe është zhdukur popullsia prej 1020 burrash, grash dhe fëmijësh me çka pas disa ditësh e shpallen fshatin të pa banor. Kolononizuesit malazez u vendosen dhe jetuan plot 25 vjet deri ne plasjen e luftës së dytë botërore.

Kufomat e zbuluara pas vrasjes se 1020 burrave, grave e fëmijëve në fshatin Prapashticë dhe shpëtimi i foshnjës se vogël Selilm Salihut, që me frymëmarrjen e tij përmbys e kishte shkrirë borën deri në tokë ,pas tri ditësh, u gjet i gjallë qe i shpëtoj breshërisë se pushkëve serbe në vitin 1921. Kjo gjendje e tij zgjati tri ditë, deri sa u kthyen disa fshatarë, që i kishin shpëtuar vdekjes së terrorit serb, dhe shpëtuan Selimin e vogël, që të mbijetojë dhe të mbetet si një legjendë e kësaj ane!

Vitet e luftës e zyrtarizuan kufirin shqiptaro- serb në zonat ku përkufizohej me Serbinë. Me rastin e vendosjes së Ushtrisë shqiptare nëpër zonat kufitare që e ndante edhe Prapashticën me Serbinë i frikësoj kolonët serb dhe ikën gjatë luftës se dytë botërore. Në këtë fshat dhe rajonin e Gallapit këto reprezalje e ndoqën edhe pas luftës së dytë botërore si rast i veçanet ishte aksioni in armëve, ai i hapjes se shkollave shqipe që hasën në rezistencë, por edhe përndjekja e njerëzve dhe familjeve të veçanta siç është rasti i familjes Namani. UDB-ja jugosllave beri një terror të pa parë kundër kësaj familje gjëja se ishte kryese e një vrasje të Rrahman Gashit, rojtar i malit që humbi pa shenjë. Edhe sot e kësaj dite është enigmë dhe rast i pa zbuluar dhe i pa gjurmuar me qe kishin dorë vet pushteti serbo- sllav!

Familja Namani nga Prapashtica dhe torturat me çnjerëzore të udbës serbo-sllave në kohën e Rankoviqit !

Për ta mbajtur gjendjen e nder në këtë fshat pushtuesi përdorte metoda të ndryshme mbi reprezaljet dhe terrorin shtetëror ish jugosllav. Nuk u ndalen as pas përfundimit të luftës së dytë botërore . Një fatkeqësi e ngjashme e goditi edhe familjen Namani nga Prapashtica. Kjo familje përjetoi burgosjen e të gjithë meshkujve mbi moshën 15 vjeçare. Shtëpia mbeti vetëm në përkujdesje të gjinisë femërore nga nënë Raza Namanit gruas se Ibrahimit.

Edhe ashtu e thyer në shpirt se bashku me kunatën Nazifen dhe renë Bahtijen vazhduan jetën duke u rropatur me punën fizike nën presionin psikik me përplasjet e mëtutjeshme të”Udëbes ” jugosllave qe ishin në shënjestër si familje në presionin e spiunëve dhe bashkëpunëtorëve të pushtuesit. Në vitin 1960 për këtë familje ishte një torturë e veçante edhe pas burgosjes se gjithë meshkujve në pretekstin se u zbuluan dorasit e vrasjes se rojtarit të malit Rrahman Gashi që humbi pa shenjë.

Inskenim i vrasjeve të improvizuara nga vetë UDB-ja serbe të kësaj natyre kishte të llojeve të ndryshme. Veprimtaria e UDB-së serbe dhe bashkëpunëtoreve nuk ishin të kënaqur me burgosjen dhe pas një mundi të nënës Raze me kunatën dhe renë qe e punuan tokën sikur të ishin meshkujt në shtëpi. Prodhimet në arat e kësaj familje ishin në rritje si gruri, misri, elbi, tërshëra dhe kopshti qe i kishin punuar për mbajtjen e familjes gjallë me rendimentet prodhuese të topkës.

Ky fenomen ishte i pa dëgjuar ndonjëherë në rajonet e Ballkanit, por edhe në Evropë!

Një ditë mëngjesi fushat dhe arat e punuara u përdhunohen me prezencën e shumë policëve .Një ditë qershori kjo familje nën përkujdesjen e grave në mëngjes të hershem u trondit, kur oborri i tyre u mbush me polici,agjente dhe bashkëpunëtor lokal me disa fshatarë të fshatrave për rreth qe kishin sjell sipas urdhrave të Udbës rreth 30 penë qe me plugje.

Pamje e lëvrimit të arave nga urdhrat e UDB-së u kuptua si qëllim i presionit psikik në këtë familje, u prishën të gjitha rendimentet e mbjellura në çdo cep të arave! Ata hulumtonin edhe në mal e mexha gardhiqesh, duke gërmuar edhe nën themele të shtëpisë dhe objekteve tjera përreth!…

Qetë ishin zgjedhur ma të mirët qe ishin në fshatrat për rreth për lëvrimin e tokës se familjes Namani. Ky fenomen ishte i pa dëgjuar ndonjëherë në rajonet e Ballkanit, por edhe në Evropë. Një gjë e jashtëzakonshme u veprua si pretekst i zbulimit të armës kinse më cilën ishte vrare roja e pyllit i ndjeri Rrahman Gashi i zhdukur. Enigmë misterioze është edhe sot e kësaj dite qe mendohet se inskenim i përgatitur ishte nga vet pushtuesi serb, me synim, futjen e vëllavrasjes dhe frikës në popull e sidomos në ato familje qe ishin me zë si të pa dëgjueshme ndaj pushtetit serb siç ishte familja Namani! Për të burgosurit dhe të arrestuarit nuk kishin lënë gjurmë as informata se ku gjendën Namani, Ibrahimi Ilazi dhe Kajtazi. Nuk ishte e mundur as te merren informata se ku janë ne cilin burg. Familja e mbetur ne gjininë femërore ishte në ankth duke pritur ndonjë detaj se paku të mësojnë për meshkujt e vet se a janë gjallë apo te vdekur?

Përjetimet e nënës Razë me rastin e vizitës në burgun famëkeq të asaj kohe në Podujevë!

Loke Raza nuk kishte njohuri edhe se kaloj një kohë qe nuk tregonin as se ku gjenden meshkujt e familjes Namani të burgosur. Pas një kohe të gjate të torturave me çnjerëzore në burg mbaheshin i shoqi Ibrahimi, kunati Namani dhe 2 djemtë e saj, Ilazi dhe Kajtazi. Pas një kohe përmes një letre njoftuan nënën Razë, se ku gjendeshin njerëzit e sajë. Menjëherë Loke Raza kërkoj të shkoj në vizitë në burgun e Podujevës, qe e njoftuan se të burgosurit janë në atë burg. Pas disa ditësh ju lejua që të bëjë një vizitë në burgun, por edhe ajo vizitë ishte e planifikuar qe t’i thyej ndjenjat shpirtërore të nënës dhe dinjitetin e saj si prind dhe grua. Ajo nënë i përballoj sfidat ma të rënda të imponuara nga Udbëja serbe. Dita e vizitës ishte një gëzim i madhe për këtë nënë, qe si kishte parë njerëzit ma të dashur, një kohë të gjatë.

Nëna Razë shpesh i kishte parë ëndërr se i kishin liruar dhe ishte çmall me ta! Duke shkuar rrugës këmbë nga Prapashtica për Keqekollë, Ballaban, Batllavë për Podujevë këmbë e stërlodhur nga rruga e gjatë mbi 30 km. Asaj iu sillte në kokë arrestimi i të gjithëve, maltretimet presionet e ditës s e arrestimit .Asaj i ikte mendja të torturat në burg si do të përshëndetem me ta? Mendonte se a do te me lejojnë se paku ti përqafoj dhe të çmallet me ta. Rrugës duke udhëtuar loke Raza kishte katër buke pogaçe me vete të ngarkuara, djathë dhe ca kokrra vezë të ziera për tu dërguar në burg Namanit, Ibrahimit, Ilazit dhe Kajtazit. Nga larg dikund në rrugët malore të Ballabanit, u pa i ndalur një fshatar i asaj ane një burrë i shtyer në moshë me plis të bardhë. Malësorin e shoqëronte një djalë i moshës 10 vjeçar.

U përshëndeten në mes veti dhe ai malësori u përpiqte të fshihte lodhjen pran nënë Razës, qe e kishte alivanosur nga dy dite qe kishte udhëtuar në drejtim të Prishtinës për ditën e tregut me një qerre pemë ,por për fat te keq ju kishte thyer rrota e qerres dhe kishte mbetur vet edhe pa bukën kallamoqe qe e kishte pas me veti për një ditë. Plaku pasi u përshëndet me loke Razën i tregoj hallin qe i kishte ndodhur . Çuni i vogël ishte zverdhur nga uria dhe të ftohtit , po atë pamje e kishte edhe burri i shtyrë në moshë dhe dukej shumë i molisur. Lokja i shihte me një pamje te zymtë dhe u prek për atë gjendje të tyre por mendjen e kishte te të burgosurit.

Mendonte mungesën e tyre qe një kohë te gjatë as pa të drejtë vizite, po kah si shkonte lokes mendja. Lodhja dhe uria e këtij burrit dhe e ati çunit sikur i shtuam mërzinë Nënës Razë. Edhe se e kishte brengën te të burgosurit ajo e ndjeu veten keq sikur me qenë kjo vet një faktor i thyerjes së qerrës. Për pak e lëshoj ngarkesën të cepi i rrugës deri sa arriti ta qetësoj veten nga rruga me ngarkese qe kishte ne dy strajca artistike te punuara qe i punonte ana e Gallapit nga leshi i tjerrur i deleve. Sytë e lëshuar të atij çuni nga uria dhe të lodhnit i ra në sy nënë Razë.

Pa i hequr sytë nga çuni i vogël fshatari me një gjysmë zëri i lypi pak bukë, për të birin qe edhe vet ishte shumë i uritur. Udhëtarja pa prit masë shpejtë e shpejt hapi strajcat e veta dhe ndau ushqimin që kishte për të burgosurit e saje në burgun e Podujevës. Fshatari e falënderoj lokën shumë për bukën që ju dha. E pyeti fshatari se për ku po shkon ?.Lokja tregoj për rrugën qe kishte marre për në burg dhe e informoj, po pa e përfunduar mirë falen fshatarit i ra një çehre e nxirë në fytyrë?

Fshatari me keqardhjeje e priti rrëfimin e udhëtimit të lokes Razë. I rrodhen sytë lot nga rrëfimet e lokes nga se, fshatari ishte i informuar mbi atë ngjarje shumë mirë dhe me një zë të ulët ju drejtua lokës. Nuk e marr bukën qe e ke bërë për djemtë tu në burg . Ajo këmbënguli dhe ju ndau ato bukë pogaçe qe i kishte nga katër njërën u dha këtyre dhe ca kokrra vezë djathë dhe krip. Përkundër insistimit Lokja ju la bukën u përshëndet me ta dhe u shtëngun për rrugën e mëtutjeshëm, atyre maleve të bukura dhe të thepisura drejt burgut për Podujevë. Loke Raza e kishte në qendër të vëmendjes Kajtazin e vogël pa i mbushur te 16 -tat u prangos nga serbo-jugosllavë. Asaj nuk ju priste t’i shihte djemtë burrin dhe kunatin e vet Namanin.

Në kokë e paramendonte se si do të takohet. I shkonte mendje se e kanë rrejt pushteti me letrën qe ju kishte ardhë para disa dite. Imagjinonte vdekjen e tyre, të gjallët e tyre, vuajtjet e tyre në burg etj. Ajo imagjinonte sikur ta lejojnë me i pa si do te jete kjo vizite e parë e saj. Asaj nuk i kishte ndodh ma herët të përballej me aq sfida të rënda qe i kishte mbetur e tërë familja në barrë me nuse të reja , fëmijët e tyre të vegjël. Mbas një udhëtimi shumë orësh qe kishte udhëtuar nëna Razë mbërrini në portën e burgut në Podujevë. Në port e ndalen si rregull përshtatjesh të vizitave me të burgosurit.

Ora ishte e madhe duke pritur një lajme për vizitën. Ata i dhanë informatë se djali i vogël Kajtazi të ka vdekur!

Kjo u lajmërua se për kenë, kishte ardhur në vizitë , po i ra të priste një orë deri sa erdhi një gardian me një përgjegjës tjetër të burgut ashtu shprehet, loke Raza.

Ora ishte e madhe duke pritur një lajme për vizitën dhe takimin me te burgosurit. Ata i dhanë informatë se djali i vogël Kajtazi të ka vdekur në burg! Lokes ju soll njëherë vërdalle në kokë Kajtazi dhe pamjen e asaj dite te trishtueshme kur u arrestuan.

Paraqitja, praktikisht ishte me një arkivol në të cilin faktikisht ishte Kajtazi brenda. Ai ishte i torturuar me një shkallë alivanosje në gjendje të pavetëdijshme qe i ngjasonte një të vdekuri, një kufome në arkivol.

Nëna Razës me këtë skenim provokues, pa e trembur syrin dhe pa e ndërruar çehren edhe se nuk dinte gjë qe disa muaj për njerëzit e saj, se a ishin gjallë a të vdekur? Provokatorët me një udbash prezent u mundua ta thyej moralisht, karterin dhe qëndresën e femrës shqiptare të këtyre anëve !

Edhe nëse ma keni mbyt Kajtazin e vogël, unë i kam edhe 2 djem tjerë!

Kjo nënë me një qëndrim stoike ju përballoj këtyre torturave serbo-sllave dhe ju përgjigj organeve të burgut! Citojmë: Edhe nëse ma keni mbyt Kajtazin e vogël, unë i kam edhe dy djem tjerë!Me një pamje të pamposhtur kjo e shikonte arkivolin fare pranë. Ishte i shtrire Kajtazi, qe zemra e saj e dinte si e përjetonte këtë çast aq trishtues për një nënë qe të dashurit e saj po i dergjen në burg me të vetmin motiv qe ishte një familje e pa përmirësueshme ndaj pushtetit jugosllav. Kjo nënë luajti, qëndresën e nënës shqiptare në të gjitha kohërat, ruajti dinjitetin e saj moralin e saj qëndrimin e saj.

I mposhti komplotet e organizuara të “UDBES” kundër familjeve dhe personaliteteve të caktuar, qe qëndruan karshi pushtetit që inskenonte lojëra teatrale në dëmin e popullatës shqiptare. Kësaj nëne ju kujtuan këto fytyra kriminale brutale dhe shumë barbare qe luanin me një femër qe vet e kishin thirrur në vizitë dhe e torturonin pranë portës me një fëmije 16 vjeçar siç ishte i burgosur, as vdekur as i gjallë. Presionin e dyfishtë qe e bënin në të burgosurin ishte gjeja se edhe në prezencën e nënës të bënin presion për ta pranuar veprën për vrasjen e të ndjerit Rrahman Gashit, rojtar pylli.

Nënë Raza në ato çaste u shtang dhe mbeti pa folë ma, pos i tha të pastë nëna biri im, se burgu për burra është edhe se ke vdekë, për marre ke vdekur ! Ajo nga se nuk kishte mundësi të reagoj ndryshe edhe se e dinte se Kajtazi ishte një fëmijë i moshës së re akoma në kohë adoleshente. Nënë Raza për t’i dhënë kuraja Kajtazit i tha ” burgu është për burra ” Nënë Lokës ju kujtuar dita e arrestimit të tyre . Ju kujtuan torturat dhe presionet qe u bënë atë ditë të keqe . Pjesëmarrës të arrestit ishte një numër i madh i policisë serbe në shtëpinë e tyre me prezencën e disa bashkëpunëtorëve shqiptar.

Pastaj ju kujtuan edhe rasti pas arrestimit të tyre qe një ditë udbashit hynë në oborr dhe nga larg urdhëruan qe ta lidhnin qenin e shtëpisë. Qeni ishte shumë agresiv ndaj tyre ku i thanë për te siguruar. E urdhëruan qe ta thirrë në emër qenin. Loke Raza nga mllefi dhe revoltën qe kishte ndaj pushtetit , qenit i tha (Enver hynë në kolibë) në emër të udbashit Enver Hoxhës qe ishte si këlysh i Serbisë dhe punonte në shërbimin e tyre. Ata reaguan me kërcim si shprehesh ashtu ? Loke Raza u shpreh unë për qejfin e juaj nuk mund ti nderoj emrin qenit tonë Enverit. Me çka e personifikoj Enver Hoxhën në praninë e shoqëruesve të policisë dhe disa fshatarëve që u gjetën në ato momente aty pranë Pas këtyre kujtimeve prapë nëna i kishte sytë të i biri i vdekur apo i gjallë nuk e mësoj ende realitetin!?.

Pas një akti dhe torture psikike dhe çnjerëzore qe përjetoi Nëna Razë në ato momente i dhanë force Kajtazit dhe nga një alivanosja aktuale lëshoi një zë, vjedhurazi me fjalët “nënë gjallë jam” dhe bëhu e fortë se këta e kanë forcën me mbysin , me vrasin më torturojnë po moralin , njerëzinë dhe traditat e familjes tonë nuk do ti cenojnë as nuk mund ti vrasin!!! Po, me këtë rast nënës Razë, i biri i dha forcë qe karakterin e saj e përforcoj pranë në një shkallë edhe ma te lartë. Nga ky epilog organet e burgut reaguan dhe e ndërprenë vizitën në shenjë revolte , pa i pare dhe Ibrahimin, Namanin dhe Ilazin që u dergjeshin po në këtë burg famëkeq.

Nënë Raza u kthye e shqetësuar nga vizita e burgut. Në shtëpi shumë rëndë e përjetuan tëre anëtarët e familjes, këtë skenë të turpshme të Udbës serbo-jugosllave, kundër një nëne heroinë që nuk u mposht pran këtyre implikimeve të presioneve ndaj saj.

Protagonistet kryesor te kësaj ngjarje ishte Naman Namani, i akuzuar si doras i rojës se pyllit Rrahman Gashit nga fshati Mraor.


Politiken e udbës serbo-jugsllave edhe në këtë rast nuk ishte vështirë te kuptoje synimet e tyre në bazë te inskenimeve qe u krijonin për Kosovën me qëllim të futjes se urrejtjes dhe vëllavrasjes nder shqiptarët me termin (Përçaj dhe sundo). Inskenime të tilla krijonin paqartësi, huti dhe mjegulli për të krijuar përkrahës siç ishin disa bashkëpunëtor të udbës që e ndihmonin ndëshkimin e popullit, pos presionit fizik edhe në atë psikik.


Në pamje të fotove Naman Namani dhe Ibrahim Namani vëllezër nga lagja e shushnicëve të Prapashticës qe përjetuan torturat ma të tmerrshme si në kohën e mesjetës!

Protagonisti kryesor i kësaj ngjarje ishte Naman Namani, vëlla i Ibrahimit të cilin e akuzonin si doras kryesoer i rojës se pyllit Rrahman Gashit, i cili gjate ndjekjes së procedurës ai përjetoi torturat me çnjerëzore qe nuk mund me imagjino njeriu. Në këtë procedurë aktakuze udëbja i ngarkonte secilin rënd e me rënd duke inskenuar vrasje në marrëveshje. Gjatë hetuesisë shantazhet dhe kërcënimet imprrovizore dejtë presioneve fizike dhe psikike i përdornin si metodë të pranimit të veprës , duke ju thënë herë njërit herë tjetrit se Ibrahimi po thotë se e ka vra Namani, Ilazi dhe Kajtazi e kane pranu vrasjen e Rrahmanit etj.

– Prano edhe ti, shpëton ma lehtë ti kot e mohon se ata tret e kanë pranuar. Presione të tilla dhe “argumente” të ngjashme Namanit i sillnin çdo ditë të shoqëruara me tortura të renda , si elektro shok, kërbaç, nuk je të thonjve me dana, improvizim varje, kërcenim vrasje me revole ne fyt. Tortura të llojeve të ndryshme vazhdonin si lëshimin e ujët të valë dhe të kriposur me pika, pikje nga një enë e varur në tavan,i lidhur këmbë e duar në një vend të caktuar. Torturuesit nuk ishin të kënaqur me improvizimin e pikave me ujë të kriposur mbi kokë në lartësi tri metrash. Por për ta rënduar torturën përgatitnin ene me ujë të valë dhe të kryposur duke ju hapur gojën me lugë të këpucëve dhe duke ju hedhur ujë të vale me shumë krip në gojë sy dhe hundë me çka ishte një torturë shumë e rëndë ku njeriu munde të ngulfatej!!! Pas çdo torture të ngjashme dhe te shpeshta qe zgjatën mase tri vite atyre ju është dashur qe këto plagë të këtyre torturave të shëroheshin disa jave për tu zvogëluar te ajurit, skuqja dhe infektimi për tu kthyer ne rimëkëmbe shëndetësore për vazhdimin e torturës se re!

Naman Namani një burrë nga një peshë 100 kg, kishte vetëm kishte mbetur një skelet i grumbulluar eshtrash me peshe hiq ma tepër se 35 kg!.

Të burgosurit e lartpërmendur shpeshherë ju paraqisnin deklarata dhe nënshkrime të rrejshme për njeri tjetrin, gjeja se vepra është kryer nga ju të gjithë e kanë pranuar, por ti je i fundit që duhet ta nënshkruani dhe ta pranoni veprën. Tortura ndaj tyre ishte e llojeve të ndryshme qe të lartpërmendurit i kanë përjetuar një si e veçantë ishte qe në pranininë e njeri tjetrit përdornin elektro- shokun deri në pëlcitje të gjakut që ju rridhte nga goja hunda me ç’rast ishin tortura shumë të rënda me qëllim të thyerjes se moralit të tyre me përdorim të torturave me çnjerëzore. Pastaj torturë në vete ishte mbajtja në ujë të ftohtë, lëshuarjen e minjve, qëndrimi në gjunjë mbi kokrra të mistritë etj.

Torturat e tyre me akte çnjerëzore udbëja serbe vazhdonte edhe në stallën e kuajve të policisë me metoda dhe tortura speciale. Vlen të ceket se Naman Namani ishte një burrë i pashëm dhe i gjate rreth 1.85 cm, me një peshe relative rreth 95-100 kg. Nga torturat e përjetuara gjatë asaj periudhe kishte mbete një njeri fantazmë qe si ngjasonte ma njeriut, por vetëm kishte mbetur një skelet i grumbulluar eshtrash me peshe hiq ma tepër se 35 kg!…

Përjetimet e Ilazit ndër mësuesit e parë në Malësinë e Gallapit!

Ne këto anë ma të zëshëm si zullumqar ne sherbimin e Udbës ishin sherbetorët: Enver Hoxha, Raif Spahiu, Ramë Kabashi, Rexhep Musa dhe agjent tjerë lokal nën udhëheqjen e Bozha Sules, të gjithë këta udbash të njohur për popullatën shqiptare të Kosovës të cilët u angazhuan edhe ne skenarin e familjes Namani.

Enver Hoxha nga Gjakova, Raif Spahia nga Peja dhe Rame Kabashi nga Prizereni ishin udbashtë kryesor që deri në vitin 1960 vepruan në kufi me Shqipërinë të njohur si njerëzit ma enti shqiptar me shërbime të Serbisë. Përvojën e vet këta udbash e përcaktuan qe ta zbatonin prej vitit 1960 ne kufijtë veri lindor të Kosovës, ne kufi me Serbinë ku si rast i veçantë dhe viktimë e tyre ra familja Namani nga fshati Prapashtica.


Pasi që përjetimet dhe vuajtjet e kësaj familjes nuk mund të përmblidhen pa shkruar një vëllim veprash, po jap një pika të shkurta të dhënat për Ilaz Namanin.

Në vitin 1960 Ilaz Namani, ishte me detyrë si, mësues në fshatin Gllogovicë. Natën e kobshme të zhdukjes se rojës së pyllit, Ilazi ishte mysafir i ftuar të Sahiti i Alise se Poturëve ne fshatin Gllogovicë. Arif i Muharrem Kallpakut dhe një Rexhepi të nxitur nga Udbeja luajtën rolin kryesor në burgosjen e Ilazit meqë rast për ta përforcuar aktakuzën kundër Ilazit me qellim burgosje ia ofruan 500 banka të asaj kohe Sahit të Alise qe ta mohonte pranin e Ilazit qe ishte i ftuar për darkë me shokët tjerë në shtëpinë e tij.

Nga veprimet djallëzore dhe denigruese nga deklarate e tij e rrejshme gjeja se nuk ka qene Ilazi atë natë i pranishëm në shtëpinë e tij. Si shenje revolte te pranishmit e asaj darke qe ishin me Ilazin dhe tërë fshati Gllogovice u distancuan nga veprimi i imponuar nga udbëja me çka sahitin u leqit nga fshataret e vet. Ilazi ishte mësuesi i fshatit qe ishte i pari i kësaj ane ta nxiste arsimimin dhe vetëdijen, por ai u burgos.! Ilazi burgoset dhe maltertohet në mënyrën ma çnjerëzore të mundshme se bashku me Ibrahim Namanin, Naman Namanin dhe Kajtaz Namanin.

Enkas për maltretimin e tyre montohet për herë të parë elektro-shoku ne burgun e Podjevës.

Nga elekto-shoku nuk është kursyer asnjeri nga ta. Nga torturat me metoda ma barbare xha Namani e sollën para vdekjes.

Nga torturat Ilazi sëmuret rëndë, dhe pas shtrimit në spital nga agjentet e njohur lokalë paguhet mjeku për 600 banka të kohës duke e porositur vrasjen e tij me injeksion.

Për fatin e Ilazit komplotin e kupton mjeku i njohur shqiptar dr. Ali Sokoli, i cili e mbanë Ilazin në përkujdesje të tij dhe shokëve të tij mjeke të besueshëm.

Ilazi lirohet me 1961 kurse tjerët lëshohen nga burgu në vitin 1963 pas ndërhyrjes së Gjykatës Federative Jugosllave dhe vërtetimin e komplotit nga Udbëja, ku federata dërgon nga Beogradi një gazetar të revistës së ilustruar Duga për të përshkruar vuajtjet dhe torturat e familjarëve. Artikulli botohet ne Duga 1963 gjë qe pati jehonë edhe ne arenën e gjerë të publikut.

Ilazi lëshohet nga burgu i dëmtuar mbi 75% i pa aftë për jetë. Pas lirimit me përkrahje të shumë miqve fillon prapë punën si mësues deri sa pensionohet dhe sot ka familjen e madhe djem vajza dhe nipër të shkolluar deri në magjistraturë.

Dibran Musa djali i axhës së Ibrahimit dhe Namanit revoltën e vet ndaj torturave qe ushtronte Udbja në familjaret tije deri në shkallën e lartë të gjykatës në nivel federativ të shtetit jugosllav në Beograd.

Familja e gjerë Namani këtë torturë të përjetuar në meshkujt e vet e shprehu një revolte të brendshme shpirtërore të kërcënuar dhe pa të drejtën e reagimit edhe në aspektin juridike që për shqiptarët ishin vetëm në letër. Dibran Musa kushëri i të burgosurve mori iniciativën që revoltën e vet ta shprehë edhe në gjykatën e larte federative të ish shtetit jugosllav të asaj kohe i shoqëruar me Sadri Krasniqin nga Makoci, dhëndër i familjes Namani, burri i Azizes, motrës se Ibrahimit dhe Namanit qe mjerisht në luftën e fundit në Kosovë Sadriu dhe Azizja u vranë dhe u dogjën në shtëpinë e tyre në maj të vitit 1999 në Mokoc. Ibrahimi Azizja dhe vllau i vogel Namani që ne moshën fëmijërore mbeten jetim pas prerjes se babës se tyre Naman Bekes në masakrën e njohur të Prapashtices se vitit 1921.

Dibran Musa një burrë i pashëm dhe me karakter te veçantë burrërie dhe trimërie vendosi që pakënaqësinë e vet ta paraqes në instancën ma të larte të ish shtetit jugosllav. Një burrë me një veshë karakteristike tradicionale të malësisë se Gallapit me plis të bardhe me tjerqi dhe opinga. Dibran Musa nuk e njihte gjuhen serbe, por reagimin e vet e shprehu në gjuhën shqipe ku thekson (jam ardhe me u ankua se pa të drejtë mi keni burgos meshkujt dhe mi mbytet dru)!?…. Pas ankesës së Dibran Muses në gjykatën federative i ndihmuar në përkthim për ta kuptuar nga Sadri Krasniqi fjalët e tije e shtynë gjykatën federative qe të formoi komision të veçante për ta shqyrtuar këtë lënde të rënde dhe diskriminuese ndaj kësaj familje! Gjykata federale e asaj kohe e dërgoi një komision të veçantë në përbërje me njerëz ekspert për verifikimin e armës, njollave të gjakut dhe provave tjera nga e cila rezultoi me fakte mbi pafajësinë e familjes Namani, ku pas një torture tri vjeçare dhe përjetimi të rënde familjare u liruan si të pafajshëm.

Rasti i familjes Namani u publikua edhe në të gjitha mediat e shkruara në Kosovë, të asaj kohe dhe në gazetën e ilustruar Duga, por dhe me gjerë.

Ky proces gjyqësor dhe kjo vepër e inskenuar nga Udbëja serbe qe në fund rezultoi me pafajësinë e tyre preku shume qytetar të Kosovës dhe lider shqiptar të asaj kohe e si rast i veçantë ishte edhe Fadil Hoxha një funksionar i lartë shqiptar në atë kohë. Pas lirimit të këtyre meshkujve të kësaj familje qe përjetuan torturat me çnjerëzore ne procedurën e zhvillimit te hetuesisë, Fadil Hoxha në shenjë për ta zbutur dhimbjen dhe pasojat e familjes Namani, e ftoi Naman Namanin në bisedë me çka i përcolli rrëfimin e Namanit me vëmendje! Fadil Hoxha nuk u përmbajt pa u përlotur gjatë gjithë të dhënave rrëqethëse nga torturat e përjetuara të Namanit. Me qe shqiptarët edhe se ishin në funksion ishin hap pas hapi te përcjellur dhe nën kontrollin e rrepte te Udbes serbe. Të vetmen gjë nga ky takim Fadil Hoxha Namanit ia ofroi një vend pune si roje fabrike në prodhimet e mobileve “Napredak “ të Prishtinës.

Rasti i publikuar të familjes Namani në gazeten Duga të Beogradit arriti që të prekte ndërgjegjeje e disa funksionarëve të lartë federativ jo serb siç ishte rasti i reagimit të Eduard Kardelit politikan slloven i cili protestoi në kuvendin federativ për torturat dhunën dhe inskenimet e improvizuara ndaj fëmijëve grave dhe familjeve shqiptare në Kosove.

Nga kjo vlen të ceket se edhe pas luftës se dyte botërore aparatura serbe zhvilloi një mori programesh të ndryshme ndaj popullatës shqiptare. Qëllimi ishte krijimi i frikës dhe terrorit të papare që nga këto presione dhe tortura fizike dhe psikike një numër i konsiderueshëm shqiptaresh u detyruan qe të shpërngulën në Turqi si marrëveshje me mes Serbisë dhe Turqisë por edhe gjetiu!!!

1 KOMENT

  1. Rrofsh Ti qe e ke shkru. Edhe mos u ndal te botosh histori, vujtje, e karakter Shqiptar te kesaj treve.

Comments are closed.