KUR BIE NJË KASHT, DO TË DALIN GJASHTË

0
75
Shefqet Dibrani

DEBAT: Sh. Dibrani & Dr. M. Mustafa

Ky debat aksidental me profesor dr. Muhamet Mustafën, lidhur me një shkrim të Bajram Mjekut «Në LDK duhet të ndodhë Katarsisi», nxori në pah disa çështje për të cilat profesori i Universitetit të Prishtinës dhe deputeti i LDK-së në Parlamentin e Kosovës, duke mbuluar nepotizmin familjar, zbuloi anomali të tjera të panjohura që mendja e njeriut të shëndosh nuk i përthekon. Por një ditë më pas (27.12.2015), shkrimi dhe komentet u fshehën ose u fshinë fare nga profili i Bajram Mjekut në FB.

Nuk u bë e qartë nëse ky veprim ndodhi për shkak të ndonjë presioni nga klanet mafioze, apo thjesht autorit i ka ardhur keq për nivelin e ulët që tregoi profesori i cili u Vet zbulua se është pjesë e koniunkturës së Kryetarit të LDK-së dr. Isa Mustafa.

Për fat të mirë të gjitha materialet janë kopjuar me kohë, për t’i publikuar tashti këtu në profilin tim, me qëllim të vetëdijesimit të lexuesit, po sidomos për ta vetëdijesuar elektoratin e LDK-së se çfarë po ndodhë në nëntokën e saj?!…

Nga ky debat doli në pah edhe një pamje tjetër, një nivel që nuk përkon me kulturën demokratike, as me edukatën pedagogjike për një kuadër universitar. Po më mirë lexuesi le të gjykoj në mënyrë të pavarur, sepse në saje të këtij debati do të kuptojnë më shumë për shtrirjen e një rrjeti të nëntokës i cili me perfiditet e ka kapur LDK-në dhe Kosovën.

Ky klan nuk ka respekt për askënd, nuk ndjenë asnjë përgjegjësi morale para qytetarëve dhe elektoratit për gjendjen e tanishme, por po vazhdojnë avazin e tyre në dëm të LDK-së në veçanti, dhe Kosovës në përgjithësi!
Autori në analizat e ardhshme do t’i trajtojë disa fenomene që dalin si pamje e zymtë e këtij debati sa shqetësues po aq drithërues për realitetin në Kosovë.

St. Gallen, 27.12.2015.

Me respekt!
Shefqet Dibrani

PS:Faksimilet në formë fotografish mund t’i zbritni nga albumi i hapur në profilin tim në FB, «DEBAT: Sh. Dibrani & Dr. M. Mustafa
ose në vegëzen e mëposhtme:
Shiko përmbajtjen në FB