“COPË E GRIMË” NË TRUNGUN I L I R I A, “COPË E GRIMË” NË DIASPORË !

0
80
Qemal Musliu

Konsideroj se është i lumtur ai që në veprimet e tij udhëhiqet nga fryma e kohës, pra, së këtejmi i palumtur është ai, veprimet e të cilit nuk përputhen me kohën“. N. Makiaveli !

Qemal MUSLIU

Si në të kaluarën e, edhe sot në të quajturën demokraci, trojet shqiptare gjithnjë rrudhën nga shtetet fqinjë grabitçarë të egër, shoviniste. Vetëm për 100 vite, trojet shqiptare prej një sipërfaqe mbi 100.000 kilometra katrorë, sot për turp të dheut nënë administrimin shqiptarë janë më pak se 50.000 kilometra katrorë. Po të shkohet në lashtësi, nga këto që u thanë më lartë, na del krejt ndryshe, na del e vërteta historike se: ILIRËT ishin të shtrirë deri në Vjenën e sotme. Në parkun e këtij qyteti madhështorë shkruan në një pllakë: “Hier gewesen” Iliri (këtu ishin Ilirët). Në tërë këto troje, shumë nga popullata autoktone u asimiluan në: serb, kroat, boshnjak, turq, grek italian etj. etj.

Dhe gadishulli ILIRIK, mori emrin e huaj: Ballkan. Vetëm në paraqitje të ndryshme artistike kalimthi thuhet: nga një det në tjetrin det, ILIRËT ishin Zotë VETË. Pra, a mundet të harrohet e tërë kjo histori dhe sot për ironi të kohës të flitet, për Mitrovicën, për demarkacion me shtetet të krijuar (Mali i Zi) i tëri në trojet stërgjyshore Ilire. Marifetllëqet e sotme, përbuzin amanetin shumë shekullor. Dhe sot, a mundet të pranohet ky TURP ? !

Kjo bëhet nga “mos dija”, apo nga “lakmia”, apo nga mos kompaktësia? Ngjet të jenë edhe disa faktor tjerë, por sot në një masë të konsiderueshme është mos zhvillimi ekonomik, ndasitë, e lakmitë e ndryshme të pa kuptimtë ! Mos zhvillimi ekonomik ishte dhe mbetet si faktori, që krijon telashe tjera, dhe lejon të preket egër e, egër edhe kultura, edhe feja, edhe gjuha dhe çdo gjë. Prandaj nga këto fakte dhe të tjerat, mund të thuhet se: Lum NE ku ishim, e kush ishim e, mjerë ne ku jemi, e me kë jemi e në ballë kë e kemi. Sot politikëbërsit shqiptarë, këtë madhështi bashkë me kauzën e kanë harruar me shumë lehtësi, përpjekjet e luftërat shumë shekullore, gjakun dhe tërë historinë, e sakrificave dhe kauzën kombëtare !!!…

Dert i shumtë nga këta ishte e mbetet: bajraktarizmi, urrejtja ndër veti për ideologji të ndryshme, lakmia për pasurim, lakmia për pushtet etj.. Aktuale sot është grindja ndër-partiake, ndër qytetare, dëshira e pandalshme, për zgjedhje të reja “në çdo 24 h”. Urrejtja e tejskajshme: pozitë -opozitë në parlamentin “shqiptarë” në Tiranë! Kështu bënin socialistët dje, sot kështu bëjnë demokratët. Të gjithë këta e bënë me, apo pa të drejtë. Dihet që në këtë botë ka vetën: NJË E DREJTË. Dhe në emër të “arsyes dhe të kësaj të drejte” derdhe një “det” i tërë i energjisë dhe atë, në rrafshin “patriotizmit”, në rrafshin e të së drejtës dhe për këtë grindjes pa mbarim: socialist – demokrat, apo Nga një det në tjetrin det I L I R I A ishte Zot vet.

Sot, demokratët – socialistët, këta harxhohet kotë e së koti energji. Kjo e keqe nuk ka të ndalur as sot e kësaj dite, dhe të bënë të jesh i trishtuar e, pa shpresë, pa perspektivë, sidomos për rininë, gjeneratën më vitale.
Në Prishtinë, porositet, flitet e, çfarë nuk thuhet e shkruhet! “Refren” i politikës ditore është dhe mbetet “BISEDIME”. Bisedime: Prishtinë – Beograd. Ky i fundit nuk e kanë sikletin për bisedime të mirëfillta, por të vejnë në lojë politikën evropiane dhe sidomos atë shqiptare. Prishtina me shumë kënaqësi nisen për në Bruksel, pa mos ia vërë mendjen e lapsin se çfarë u arrit nga bisedimet e deri tashme.

Çfarë u arrite me këto takime ? … U ruajt interesi i popullit, u mbrojt sovraniteti i vendit, apo u cenuan dhe shkelën, të tërat: interesi vital i popullit, Sovranitetit dhe Kushtetuta. Si ka mundësi të mos shqyrtohet dhe të mos shihet se, me këto bisedime çfarë është duke u bërë?. Po në anën tjetër si mundet, që subjektet shqiptare për një dhimbje, për një qëllim të përbashkët, për një armik të përbashkët të mos gjejnë mundësin e mirëkuptimin të veprojnë njësoj ? ! Këtu ka hile e lajthitje. Gjykata Kushtetuese këtë, po deshi lehtë e zbardh këtë hile, këtë lajthitje.

Pas mbarimit të luftës dhe shpalljes së pavarësisë, ligjet e pushtuesit – serb nuk vlejnë, edhe ashtu e quajtura krahina e Kosovës i kishte ligjet e veta autonome. Pas luftës gati gjithçka fillon nga e para, duke u bazuar normave ndërkombëtar dhe ligjeve pozitive në veprim. Se Dardania (Kosova) nuk piku nga qielli ajo ishte shekuj më parë, po në shek. XX ishte njësi autonome e ish federatës. Ajo kishte Kushtetutën e vetë, territorin dhe kufij administrativ që përcaktonte sovranitetin e njësisë autonomë. P.sh. pse bisedime të këtij lloji, të këtij niveli, nuk ka: Beograd – Zagreb, ndërsa: Prishtinë – Beograd, na paraqiten lloj lloj bisedime, që shumë herë pa arsye. E askush nuk flitet, për dëmet, për të masakruarit, për të zhdukurit e luftës dhe për shumë gjëra tjera me shumë rëndësi !…

Pra, a ja vlen për këso lloj bisedime të pa fundme me Beogradin, të cila edhe ashtu thuaj se, nuk përfillen as për së afërmi nga ana e Beogradit. A duhet të hamendet për këso bisedime tallëse? Sigurisht që, JO. Jo më negociata, mjaft më me teket megalomane të taborit sllav, Jo bisedime për bashkësinë (Zaednica). Cili nacionalitet në Europë, më pak se 5% të jetë më tepër se shtet formues dhe përdorimi i gjuhës dhe shkrimit në tërë territorin? ! Fundja ata nuk janë popull autokton, por pushtues e ardhacak. Madje Jo falje të territorit shteti – Malit të Zi, kur dihet se, i tëri, është në trojet e popullit shqiptarë. Kjo pa përgjegjësi, duhet dënuar, se është një përgjegjësi që nuk falet dhe si e tillë është vepër penale e rëndë: shkelja e sovranitet dhe Kushtetutës.

Pra edhe në këtë rast, dy të drejta nuk ka. Dhe kjo që po ndodhë sot në politikën shqiptare, mos vallë është nënë “orkestrimin e politikës sllave” që bëhet objekt humori, objekt tallje dhe objekt shkatërrimi në përmasa kombëtare ??? !!!… Urrejtja e hasmëria, pozitë e opozitë, rriten dhe shtohen nga dita në ditë, me burgosje, rrahje, dëme materiale etj. Një situatë e tillë, krijon pa siguri, varfëri, shqetësim dhe dëmton rëndë ardhmërinë e tërë popullin shqiptarë në këtë hapësirë e më gjerë. Vetëm pjesëmarrja në qeveri e të gjithë subjekteve politikë do të ulë grindjet, dhe kënaqësitë e këtilla, por përcaktimi jo të bëhet me centralizëm partiak, por sipas bindjeve individuale, që çdo votim me hile, të ketë përgjegjësi moralo juridike.

Konsiderohet se është i lumtur është ai që në veprimet e tij udhëhiqet nga fryma e kohës, pra, së këtejmi i palumtur është ai veprimet e të cilit nuk përputhen me kohën”! Po halli me popullatën në trojet autoktone në Maqedoninë shqiptare, ku do mbetet, a është udhëhequr në raport me kohën ? Është shumë e qartë se, veprimet e deritashme politik në Maqedoni, aspak nuk përputhet me kohën. Po ku do shkohet, pas gjithë këtyre denigrimeve të bëra, për më tepër se një dekadë e gjysmë me pa punësi, pa siguri, shkollim të nëpërkëmbur, përbuzje të vlerave historike, përbuzje të kulturës, dhe denigrim në çdo cep.

Përkrahja e të gjithë atyre që ia duanë të mirën popullit të vet, nuk ka të bëjë me përkrahje ndaj një udhëheqësi të caktuar, nuk do të jetë, sikurse që edhe kritikat nuk kanë të bëjnë kundër një individi të caktuar, por kundër një orientimi të gabuar politik.

Në mbarë hapësirë shqiptare e, sotmja fletë keq, dhe bukur keq, sa nuk ka ku të shkohet më. Po të kufizohemi në pjesën shqiptare, ku e nesërmja detyrimisht të ecën me shpresën, me dëshirën që më në fund të vetëdijesohemi të gjithë, ama të gjithë ata që vërtetë pa hile e interes individual, ia duanë të mirën vendit dhe popullit të nëpërkëmbur, të mashtruar e të përbuzur e të shtypur deri në palcë. Të i dalim zotë si tersi trojeve autoktone, po patëm “kaçik”. O duke kontribuar përfundimisht ,copë, copë, që shpeshherë quhet edhe: ILIRIDË. Ta zhvillojmë dhe ta ngritim atje ku e ka vendin, dhe ku i takon populli autokton. Jo të rrijë duke u bërë lypsar populli autokton, nga qeveritë aktuale në Maqedoni. Përbaltja e popullit shqiptarë në këtë shtet të brishtë, çon në shpërbërje e plotë të kësaj krijese, që në arenën ndërkombëtare quhet si: FYROM.

Se, shtetet moderne demokratike në Europë po bashkohen, e po ecën në zhvillim me hapa të kohës së kompjuterizimit, po krijojnë standarde të larta jetësore. Brengën nacionale nuk e kanë hallë dhe temë aktuale siç e ka sot Ballkani. E tërë Europa qendrore është pa kufi, ndërsa shtetet në gadishullin ILIRIK i trashin dhe krijon ndasi e urrejtje të lloj llojshmëri, alla sllavçe. Europianet lëvizin pa asnjë fije pengese, punojnë e jetojnë aty ku e kanë më mirë. E ma mirë me siguri është aty ku ke trungun e origjinës, trungun e lashtësisë pa shkëputje. Aty ku më rënuarë koka, ku kam dashur mëm`e atë, ku më njeh dhe guri i thatë, ku kam pasur shtëpinë, ku kam njohur perëndinë, stërgjyshit ku kanë qenë dhe varret q`i kanë vënë. (vargjet e Çajupit)

16.12.2015, Cyrih