PREZANTOHET KRIJIMTARIA LETRARE E EMINE S. HOTIT

1
78

Në organizim të Unionit të Letrarëve të Kryeqytetit të Kosovës, nesër, më 20 gusht 2015, në orën 12, në BKUK ”Pjetër Bogdani” në Prishtinë, bëhet prezantimi i krijueses Emine S. Hoti. Në fakt, Emine S. Hoti u lind në Vushtrri, më 20 shkurt 1959. Rrjedhë nga një familje me tradita atdhetare. Fëmijërinë e hershme e kaloi në Vushtrri, për t’u kthyer sërish në vendlindjen e babait, në fshatin Çikatovë e Vjetër të komunës së Drenasit. Familja e Eminës ishte e ndjekur nga regjimi serb. Bile, Gjyshi i saj, Selman Hoti, nga Likovci i Drenicës, kishte qenë edhe pajtimtarë gjaqesh.

Në vitin 1989 Eminja kishte emigruar në Norvegji bashkë me familjen e saj. Atje ka kontribuar sidomos në mbajtjen gjallë të traditës dhe të kulturës shqiptare.

Eminja punon më fëmijët norvegjezë si edukatore dhe asistente në kopsht të fëmijëve të moshës prej 3-6 vjet, kurse në shkollë punon me fëmijët nga klasa e I-IV si asistente dhe edukatore.
Deri më tash ka botuar romanin “JETË FERRI” (ULKK, Prishtinë, 2014), dhe tani para lexuesve shqiptarë vjen me librin me ese “SHQETËSIME MËRGIMTARËSH” (ULKK, Prishtinë, 2015).
Në dorëshkrim ka edhe shumë poezi dhe shkrime të tjera, të cilat e presin ditën e botimit.

Dërguar nga Frook Kristaj

1 KOMENT

  1. Jete Ferri! nje rrefenje e sinqerte e derdhur shume me stile kryveper kjo rrefenje. Respekte per ket Gura, te mrekullushme e madheshtore.

Comments are closed.