SHKOMBËTARIZMI DHE TURQIZIMI I KOSOVËS

0
40

TASHMË SHKOMBËTARIZMI DHE TURQIZIMI I KOSOVËS PO NDODH NË RRUGË ZYRTARE. 38 KOMUNA DO KENË GJUHE ZYRTARE OSMANISHTEN – TURQISHTEN – NDËRKOHË NUK KA ASNJË SHKOLLË SHQIPE NË TURQI EDHE PSE KA 5-6 MILIONË SHQIPTARË ATJE – PRESIDENTI TURK ERDOGAN THOTË SE ATA NUK KANË ASNJË PROBLEM ME KËTË, SE SHQIPTARËT NUK MËSOJNË SHQIP – KUPTOHET TURQIT NUK KANË, POR SHQIPTARËT PO. NËNSHTRIMI I KOSOVËS PARA TURKUT ËSHTË TEPËR NEGATIV PËR TË ARDHMEN DHE I DYSHIMTË

Kryeministri i Turqise neo-otomanist turk Ahmet Davutoglu ka thene:
Po punojmë që në gjithë Ballkanin, dhe sidomos Maqedoni, Bosnje, KOSOVE dhe SHQIPERI, TE KETE NJE RILINDJE TE KULTURES SONE OSMANE.” – SHQIPTARET MUSLIMANE, JANE MBETJE OSMANE

Kosoven po e shkombetarizon vete shteti “kosovar”, i cili harton ligje e amendamente shkombetarizuese dhe turqizuese. Ne nje kohe kur ne Kosove jane te deklaruar vetem 1% banore me origjine “turke”, ndonse nuk jane turq etnik, ata tashme do te kene shkollat e tyre. Kjo i hap rrugen komuniteteve serbe, boshnjake e rome, qe jane shume me te medhenj ne numer dhe me te drejte sipas shtetit shume etnik (qe shprehet edhe tek 6 yjet e flamurit, si te barabarte) te kerkojne gjuhe zyrtare te tyre ne qindra komuna te Kosoves!!!! Që nga kjo javë, gjuha turke do të përdoret në 38 komunat e Kosovës si gjuhë zyrtare për dokumentet dhe certifikatat e lindjes, shtetësisë, vendbanimit dhe martesës.

Në një prononcim për ‘Agjencinë e lajmeve Dogan’, Taner Güçlütürk, Kryetar i Gjuhëve Zyrtare nga Grupi i Studimit të Kryesisë së Këshillit Konsultativ të Kosovës, ka deklaruar se “Puna e ti në zyrtarizimin e gjuhës turke ka pas zhvillim pozitiv, shkruan ‘Daily Sabah’, transmeton gazetablic.com. Güçlütürk ka deklaruar se paralajmërimet e tyre në Ministrinë e Brendshme në lidhje me problemet në lidhje me përdorimin e Gjuhës turke, boshnjake dhe serbe kanë sjell rezultate të frytshëm. Në komunën e Mamushës u mirëprit ky zhvillim, komunë kjo e cila është e përbërë me shumë nga gjuhë folësit tuq. Kryetari i Mamushës Arif Bütüç ka deklaruar se gjuha turke ka filluar të përdoret në dokumentet zyrtare, pas një lufte të gjatë. Turqit përbëjnë një pakicë 1.1% në Kosovë, e cila ka një total prej 1.850.000 popullsisë. (Gazeta Blic)

Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, pasi ka zhvilluar një vizitë në Shkup, deklaroi se Turqia është duke punuar për rilindjen e kulturës osmane – turke në disa vende të Ballkanit. Mes tyre ai përmendi Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Bosnjën. ““SHQIPTARET MUSLIMANE JANE MBETJE OSMANE” – Ne do të dërgojmë nga një fjalor turqisht në çdo familje të Shkupit. Po punojmë që në gjithë Ballkanin, dhe sidomos Maqedoni, Bosnje, KOSOVE dhe SHQIPERI, TE KETE NJE RILINDJE TE KULTURES SONE OSMANE.” Turqia prej vitesh është duke punuar për turqizimin dhe fuqizimin e ndikimit të saj në Ballkan, dhe këtë gjë po e bën edhe nëpërmjet kulturës. Mjafton këtu të përmendim vetëm faktin që telenovelat turke janë më të ndjekurat nga komunitetet muslimane në Shqipëri dhe Kosovë. (Shkup, 2014)

Kryeministri osman – turk, ka shkruar keshtu në librin: “Thellësia strategjike: pozita ndërkombëtare e Turqisë” (2001), që është elaborat i Neo-Otomanizmit. Në librin e tij, Davutoglu i cilëson popullsitë “MBETJE OSMANE” (shqiptarë, boshnjakë) si bazën e politikës neo-otomane në Ballkan. Davutoglu shkruan: “Themeli i ndikimit politik të Turqisë në Ballkan janë popullsitë muslimane si mbetje osmane. Gabimi në të shkuarën i politikës së zbrazjes së Ballkanit me anë të rrugës së emigrimit duke i parë këto popullsi si barrë të politikës së jashtme turke, ka dalë sot në shesh në mënyrë krejt të hapur.

Tani Turqia po duket se zotëron në Ballkan mundësi me rëndësi që ia sigurojnë arritjet e përvojës historike të mbështetur në trashëgimin osman. Veçanërisht në dy vende (Bosnjë dhe Shqipëri) ku muslimanët, aleatët e natyrshëm të Turqisë, janë në shumicë, është shfaqur vullneti për ta kthyer këtë përvojë historike të përbashkët në një aleancë të natyrshme. Ndërkaq pakicat turke dhe muslimane në Bullgari, Greqi, Maqedoni, Sanxhak, Kosovë dhe Rumani janë elementë me rëndësi të politikës turke në Ballkan.” (Ahmet Davutoglu: “Thellësia strategjike: pozita ndërkombëtare e Turqisë”, Shtëpia botuese Logos-A, Shkup 2010, f.161)

Fjalimi ekstremist neo-otomanistit Presidentit të Turqisë Sulltan Erdogan: “Nuk ka rëndësi se kush jeni SHQIPTAR, TURK, boshnjak apo rom, por jini të bashkuar me njëri-tjetrin. Podgorica, TIRANA, Sarajeva, Shkupi; ZEMRAT E TYRE DUHET TE RRAHIN NE ISLAM. Siç thoshte edhe Mehmet Akif Ersoj, nëse jemi të bashkuar as topi nuk na ndan.” (Prezë, 13 Maj 2015)