Shaljanët dhe nata e “SHEN GJONIT”

0
45

Gjin Musa

26 dhjetori eshte festa tradicionale e bajrakut te Shales.
Kjo feste ka nji histori te lashte per vete Dukagjinasit e bajrakut te Shales.
Kame qene fare femij kur per here te pare baba im Kol Gjoni me thot se do shkojm ne Nanmavriq per te festuar me fisin tone festen e Shnjonit keshtu e therrasin shalnjanet.

Dimrat e veshtir te viteve 1965 i kujtoj dhe e kame te veshtir ti harroj.
Pasi kemi lene pas Shkodren dhe po arrinim ne fshatin Prekal, u ndalem ne nji shpell ku quhej “Ujt e Zhyles”, aty gjetem dhjetra shtegtar nga fshatrat e Shales te cilet kishin ren ne qytet per blere ushqime te ndryshme per festen.
Babaj njifej me shumice e shtegtareve, pasi u pershendeten dredhen nga nji cigare nga kutit e njeri tjetrit.
Bisedat ishin nga ma te ndryshmet, po qe me ka mbetur ne memorje ishte biseda qe beheje ne mese shtegtareve, ake miqe shume o Lulash, i thot nji malesor tjeter, do zoti e me vin nga te gjith bajraket,ather festa bahet primen o Kol Gjoni, shpia e zotit dhe e mikut i pergjigjet babaj duke thithur cigaren e duhanit.

Pase nji pushimi dhe pasi hengren nga nji kafshat buke e djathe dhe te regjuna dhe me radhe conin nji shishe me raki.

Rruga deri ne qender te Dukagjinit, ne Breg Lumi eshte e gjate,debora e vishterson udhtimin sidomos kure po i ngjiteshim Gurit te Kuq, leme pas fshatin Kir dhe po ngjitemi perpjet per te dalur ne malin e Shoshit.
Aty rruga sikur lehtesohet,sepse ishte e terthorte, nga siper shifeshin fshatrat e Shoshit, perballe na çfaqej Toplanaato maje te thepisura te ngarkuara nga bardhesia e debores te mrekullonin.
Kalimtar te shumet pershendeteshin me njeri tjetrit,a mujtit burra, au lodhet forte, a kishte bore shume ne mal te Shoshit,here nderronin kutit e duhanit sipas zakonit burrenor te Dukagjinasve.

Ketu eshte Kodra e Shengjergjit!
Aty ata qe ishin ma te moshuar po tregonin se si ishin pushkatuar njerz te pa fajshem! Aso kohe quheshin “armiqe te popullit”, tregonin per nji ushtarak qe quhej Xhemal Selimi se kishte qene shume i “tmerrshem” po nji grue shalnjane peshperit nen hunde me nji shoqe te veten, ahe kete Xhemal Selimin e vrafte nata e Shnjonit, mua nuk po me ruheshin se isha femije, po kjo fjal dikur te dergonte drejt burgut politik.

Kur arrita ne fshatin e lindjes ne Nanmavriq.
”””””””””””””””””””””””””””””””””””
Pase nji udhtimi te lodhshem u ndieva i lumtur kure pushova ne prehrin e gjyshit tim Gjon Pjeter Musa,duke me puthur me thote i madhi zot e kjo nate te ruejt o nipash,aty provova dashurin e gjyshit. Miqet ishin ulur kame kryqe ne postet e shtruara per toke,ne zjarrin flakadan po gatuhej darka, pishat dhe ndonji kandil me vaj guri ndriconin shtepinë.

Axha i babajt Mark Musa erdhi sa po mori veshe qe kishte mrrir babaj im, u perqafuen me shum dashamiresi njeri me tjetrin, axha im Leka i thot o axhe ke harrue nji mik te vogel pae pershendet dhei bene me dore nga une, aty me afrohet axha Mark me nge peshe me ato duar te fuqishme, me rrok, me puthe dhe lotet i rrjedhin krejt pa pritmas, Kol na e ke ba qefin sonte, djalin e ruejt zoti e kjo nat e Shnjonit.

Shtrohen sofrat, fillon rakia, kanga dhe putirat degjohen ne ç’do shtepi, oret kalojn e nata nuk ndihet, gjumi nuk do te ja dije, isha teper i emocionuar, pa pritmas ne oborre ndihet nji za burri, a je mren o Gjon Pjetra, bujrem e hoshgjelden o Ndue Zeqiri, ishte komshiu i pare dhe kumar i shpis.

Ndueja hyn mren falet me te gjith, çon nji gote me raki dhe uron festen, tash ndejshi me te mire e bashi qefe e kjoshi faqe bardhe, shifena neser ne nadje burra festa i ka tri dite te vetat.
Ajo nate e Shenjonit me kujtohet me shum nostalgji, dita e festes kishte nji bukuri te pa shoqe, thirrma nga njera kulle ne tjetren,o filani,apoi merre ata miqe e te pim nji kafe, o vene zhezen ne zerm se ja merrim.

Dreka ishte planifikuar te behaj tek axha Mark, ashtu u ba aty u mblollem te gjithe, nji zoje shpie teper e pritur, Shkurte Sokolia na shtron sofrat, une po kenaqesha me kusherit e mije, Prelen, Gjeloshin, Vaten, Lulen dhe Sofija qe ishte mae madhja nder ne na afronte dhe na perkdhelte.

Ndihesha i lumtur ne mesin e njerzeve te mije,aty njoha te gjithe Nanmavriqasit qe i kisha lane ne moshen dy vjeçare, babaj po me tregonte ja kulla e Zef Delis kjo balle per balle e keshtu me tregoi per shum familje Nanmavriqase.

Biem ne Breg Lumit per te vizituar dajen tim Lazer Pali, nji qender fantastike, ja shpia e Ded Alis, jane dajet tu me thot babaj, ketu ashte shpia e Bardhoj Macelit, mullini me terhoqi vemendjen,aty prane ishte shtepia e Pjeter Palit, siper shpia e dajes dhe e Fran Markut, vertet u ndieva si nipi nder daje,te gjithe me donin,u ba shkas festa e Shnjonit te njifa Shalen dhe shalnjanet nga afer.

Njoha ata malsore me trupin si bisha,me ate shikim te eger si vete alpet, po me nji zemer bujarie qe kurre se kisha provuar.

Kane kaluar vite dhe s’bashku me vitet u shumun dhe thinjat,mergimi mbi 20 vjete kurre nuk ma largoj dashurin per vendlindjen time Dukagjinin, Nanmavriqi eshte emblema ime,edhe pse large ne mergim, sonte ne naten e Shnjonit jame me zemer dhe mendje aty na ate vend ku thirra nane,aty ku holla hapin e pare, aty ku nata e Shengjonit bene thirrje per dashuri dhe harmoni, aty ne bajrakun e Shales ku nata e Shnjonit kerkon te falen gjaqe dhe varre.

Shala dhe shalnianet festojn kudo ndodhet large ne mergim,Gezuar Shnjonin e Shales,po gjithmon me miqe dhe bija,nipa dhe mbesa qe e zbukurojn festen.

Romë, 26 dhjetor 2015.