LDK-ja po bashkëqeverisë me ata të cilët i likuiduan si dikur Ozna famëkeqe

0
29

Nga Saim Tahiraj

Data 26.12. 1989,njëra ndër datat më të rëndësishme në historinë e Kosovës, dita kur u themelua LDK-ja.Një grup intelektualësh shqiptarë të kohës, do të thosha elita intelektuale e themeloj Lëvizjen Kombëtare të Shqiptarëve në trojet e tyre në ish Jugosllavi.Me programin e kësaj lëvizje kombëtare,LIRI-PAVARËSI-DEMOKRACI, u ndërtuan binarët mbi të cilët do të udhëtoj sigurtë drejtë Perëndimit lokomotiva e quajtur- LDK-e.Gjatë këtij rrugëtim me plotë sakrifica ku shqiptarët dhanë ç’do gjë nga vetja e tyre,vetëm e vetëm për lirinë dhe formimin e shtetit të tyre. Fati i madh për shqiptarët ishte që në krye të kësaj lëvizje u vu njeriu i urtë, i paisur me kulturën dhe traditen e lashtë shqiptare, intelektuali i shquar dr.Ibrahim Rugova.

Urtia e tij e shenjtë bëri që të gjithë shtresat e shoqërisë,pa varësisht bindjeve politike e fetare të bashkohen rreth LDK-ës, pa pyetur për çmimin, u vunë në shërbim të realizimit të programit politik, kombëtar përmes LDK-ës. LDK-së, e cila vuri bazat e shtetit të Kosovës, duke organizuar zgjedhjet e lira nga të cilat dolën institucionet vitale të shtetit të Kosovës, në krye me presidentin Rugova.Themeluan kushtetutën dhe të gjitha aktët ligjore më të cilat funksionoj shteti i Kosovës.Që nga themelimi i LDK-së e deri me filimin e luftës uniteti i popullit shqiptarë ishte si kurrë më parë në historinë e tij.Kjo ishte falë LDK-së dhe presidentit historik,dr. Ibrahim Rugovës.

Duke shikuar rrugëtimin tonë nën udhëheqjen e LDK-së , dhe duke analizuar mirë kontributin e pjesës dermuese të shqiptarëve si në Kosovë ashtu edhe në mërgatë. Sakrificën e tyre sublime duke dhanë nga vetja çdo gjë si në aktivitetin vullnetar duke vrapuar natë e ditë në terren, në aspektin material që nuk kursyen as kafshatën e fëmijëve të tyre, e deri të gjithë ai gjakë që u derdhë vetëm e vetëm që Kosova të jetë e lirë,sovrane me një demokraci ku të gjithë do jenë të barabartë para ligjit.

Nga kjo analizë rrjedhimisht lindin pyetje që domosdoshmerisht kërkojnë përgjigje përkatëse.A e kemi një shtet për të cilin dhamë ç’do gjë?Cili është roli i LDK-së në tërë këtë anarki shtetërore,ku krimi,korrupsioni dhe të gjitha veprimet e shëmtuara ia kanë ndërruar fytyrën e vërtetë shtetit të Kosovës?A thua vallë a është sot ajo LDK-ja që dikur ishte ç’do gjë për neve? Ishte vetë shteti i Kosovës. Këto pyetje duhet që ç’do anëtarë i LDK -së të ia shtrojë vetës dhe pastaj përgjigjën do e gjejë në ç’do hap në përditëshmërin tonë .Jo,jo,jo dhe vetem jo, sot nuk është LDK-ja e dikurshme,LDK e filozofisë Rugoviane.

LDK-ja, sot është e uzurpuar nga një diktatorë, Isa Mustafa i rrethuar nga disa minidiktatorë ku e kan n’gulfatur ç’do mendim kundër,ç’do debat demokratik, madje duke linçuar dhe izoluar ata që përfaqësojnë ide dhe mendime tjera me diktatorin. LDK, sot është në pushtet,në bashkëqeverisje më ata kriminelë që e përgjakën ate, më ata kriminelë që presidentin Rugova dhe bashkpuntorët e ngushtë të tij fillimisht i shpallën tradhtarë dhe pastaj disa prej tyre i likuiduan si dikur OZNA famkeqe.Hyn në koalicion më ata kriminelë që vodhën dhe vazhdojnë ta vjedhin pasurinë e Kosoves, kafshatën e gojës të ç’do qytetari, e ku shumica po jetojnë në varfëri të skajshme. Ky diktator dhe uzurpator i LDK-së së bashku me minidiktatorët e tij që e rrethojnë pa ndërprerë, i fyejnë dhe provokojnë anëtarsinë besnike të LDK-së, duke ua përsëritur për ç’do ditë se Hashim Thaçi do jetë president i Kosovës.Kjo është fyerja më e rëndë që i bëhet antarsisë së gjerë të LDK-së.

Anëtarsisë besnike e LDK-së Rugoviane,ju që në momentet më të vështira i qendruat besnik asaj mos heshtni, zgjohuni nga kjo agoni që ju ka kapluar.Ju që qendruat vertikalisht, pa u mposhtur kurrë nga agresori kriminalë për shumë vite dhe kurrë nuk u dorëzuat, mos lejoni që LDK të shkon drejtë humnerës.Ngrihuni si dikur dhe thuani njëherë e përgjithmonë ndalë degradimit të mëtutjeshëm, thuaj ndalë diktaturës sw instaluar dhe filloni një rrugë të re pa diktatorë. Nese vazhdoni të heshtni LDK-ja rugoviane do fundoset, dhe më përgjegjës do jeni ju që po heshtni së sa këta diktatorë që po e shtyejn ditë për ditë drejtë fundosjës.