Burrat që Kosova s’i harron

0
42

Bajram Ahmetgjekaj

Bardhësinë e borës së dimrit të 56-ës e nxinte jeta e padurueshme e njerzve të përvujtur, të ndjekur çdo ditë nga milicia dhe UDB-ja, e ndersyar edhe nga bashkëpunëtorët e tyre që shpirtin ja kishin shitur armikut. Njerzit e strukur nëpër shtepitë e tyre ishin tmerruar nga përndjekjet, burgosjet, rrahjet dhe vrasjet që bëhëshin atyre ditëve nga hijenat jugosllave. Shumë djem të rinjë, burra të njohur në Rrafshin e Dukagjinit, por edhe pleq që tani ishin në moshë të shtyrë, në acarin e dimrit të 56-ës ftoheshin apo mirreshin me forcë në stacionin e milicisë.

Aty i prite ferri i vertetë. Prej tyre kerkohej arma. Nuk kishte rëndësi së cila armë ishte ajo: pushka, revolja, automati apo dishka tjetër, më rëndësi ishte që aty të sillej arma e kerkuar. Kur bishat e tërbuara dëgjojshin përgjegjen “nuk kam armë”, tërbimi i tyre kalonte çdo kufi të sjelljes njerzore. Fillonin sharjet më banale që nuk mund t’i duronte askush. Fillonin rrahjet dhe maltertimet në mënyrën më çnjerzore. Njerzit e pafajshëm lidheshin për trungjet e pemve apo për shtyllat e rrymës elektrike në oborrin e stacionit, në pikë të dimrit. Fytyra, duart dhe këmbët nxihëshin nga acari. Të lidhur mbeteshin deri në agim, deri sa nga aty terhiqëshin zvarë dhe pa vetëdije. Brenda kriste perseri dajaku dhe ndihej piskama në kupë të qiellit. Tortura shtazarake vazhdonte deri sa viktima ”pranonte ” se e ka pushkën ”diku të fshehur”. Pranonta se ate do ta sjellë pas dy apo tre ditësh.

Të rrahur, të torturua pa mëshirë deri në prag të vdekjes, njerzit zvarritëshin rrugëve dhe shtigjeve të mbuluara me borë për të arritë në shtepitë e tyre. Ishin urdhëruar që rrugën ta kalojnë në këmbë dhe mos të kerkojnë ndihmë nga askush. Të ftohtit dhe frika iu ishte futur në palcë. Disa nga ata nuk u kthyen kurrë në familjet e tyre. I hëngri terri thot një fjalë e popullit. Askush nuk pati të drejtë t’i kerkojë apo të di diç për fatin e tyre sepse ishin ”armiq të popullit”.

Ata që ia dolen të arrijnë në familjet e tyre menjëhere duhej të interesoheshin për të gjetur armë që i kerkohëj. Duhej gjetur arma, ku është e ku s’është. Në të njejtën kohë duhej pre delja apo viçi që të futen në lëkurën e tyre për t’i shpetuar vdekjes. Ky ishte ilaçi dhe kështu bëhej shërimi i këtyre fatzive sepse të mjeku nuk kishte kurajo askush të shkonte.

E si të gjendej arma? Tani, në skenë paraqitet ” iks” personi që mund të kryej këtë punë. Ai, gjëja se kishte lidhje të forta me një tjetër që e kishte një pushkë për shitje. Ai ”tjetri” ishtë, kush tjetër pos i UDB-së dhe pushka mirrej nga stacioni i milicisë dhe i shitej këtij të parit. Ky e dorëzonte pushkën dhe kthehej i dermuar në shtepi. Flitej së e njejta pushkë shitej disa herë dhe ndermjetësues të këtij marifeti ishin, kush tjetër pos lakejët dhe matrapazet e pashpirt shqiptarë që edhe vetë u ishin shitur njerzve të UDB – së sërbe.

Të njejtin fat sikur se edhe me mijëra shqiptarë nga Kosova pati edhe Demush Neziri nga Lluka Epërme e Deçanit. Ai dhe djali i axhës së tij Adem Rama, edhe para vitit 1956 kishin ra në sy të organeve të sigurimit si persona të papërshtatshëm jo vetëm për mbajtje të armëve pa leje por edhe për çështje të tjera dhe ata i konsiderojshin si armiq të shtetit. Filluan t’i përcjellin në çdo hap dhe shpesh t’i thërrasin në stacionin famëkeq të milicisë në Deçan dhe në Degën e punëve të brendshme në Pejë.

Nga i njejti fshat dhe nga i njejti fis ishte edhe rapsodi njohur Dervish Shaqa. Dervish Shaqa dhe Demush Neziri, tani ishin dy këngëtarë të njohur në Rrafshin e Dukagjinit. Vazhdimisht ishin së bashku nëpër dasma dhe gazmende të ndryshme nëpër fshatrat e Deçanit, Pejës, Gjakovës, Klinës, Istogut dhe më gjerë. Në ato vende ku jehonte sharkia e Dervish Shaqës, qiftelia dhe harmonika e Demush Nezirit njerzit bashkoheshin, si thotë një fjalë popullore, thirrë e pa thirrë. Në reportuarin e tyre ishin këngët e trimave kosovar: Isa Boletinit, Mic Sokolit, Azem Galicës, Kamer Loshit e shumë e shumë trimave të tjerë. Në odat shqiptare të këtyre trevave, të rinjtë frymëzoheshin dhe burrëroheshin nga trrimëritë e këtyre heronjve shqiptarë.

Kënga e tyre dhe autoriteti që ata kishin në popull ishte bërë therrë në sy të pushtetarëve të asaj kohe. Kjo veprimtari e tyre edhe më tepër e ngarkonte Demush Nezirin i cili nga UDB – ja ngarkohej edhe për ngjarje të tjera nga Lufta e Dytë Botërore. Thirrjet në organet e ndjekjes shpeshtoheshin gjithnjë e më shumë. Pas çdo thirrje Demushi dilte më i dërmuar nga torturat. Vazhdimisht i kufizohej lëvizja dhe jeta i bëhej e padurueshme. Nuk mund të duroj më, i thoshte Ademit kur kthehej në shtëpi. Si të ja bëjmë, si të veprojmë, ku të shkojmë? Një ditë do të na vrasin. Po, do të na vrasin. Ashtu më kanë thënë udbashet në stacionin e policisë, thoshte Demushi.

Ishte fillimi i marsit të vitit 1956. Ishte dimër me acar dhe ishte acar në shpirtin e popullit shqiptar në Kosovë. Aksioni i mbledhjes së armëve kishte arritë ” kuotën më të lartë ” të mosdurimit të shtypjes mizore nga pushteti serb. Në atë shtëpi ku trokisnin udbashët dhe milicia, pothuaj së pritej mort. Asaj familje ku ja mësyjshin gjakpirësit e pushtetit serb, një burrë i tyre konsiderohej i humbur. Ishte fat i madh nëse ai kthehej në shtëpi. Edhe nëse kthehej, deri në vdekje do të ndjej pasojat e torturave të pushtetarve që deklaroheshin së në vendin e tyre po lulëzon ” bashkim vëllazërimi ” në shtetin më ” demokratik në botë ”.

Në ato ditë të fillimit të marsit të 56 – es, me acar dhe borë deri në gjysëm metre, Dervish Shaqa, Demush Neziri dhe Adem Rama nga Lluka e Epërme të Deçanit dhe Isa Hoxha nga Batusha vendosin të kalojnë kufirin pothuajse më të ruajtur në Evropë. Atë ditë kur këta mendojnë që Kosovës t’ia kthejnë shpinën ishte një dasëm në fshtin e tyre në Llukë të Epër. Kënga, sharkia dhe çiftelia e Dervish Shaqës dhe Demush Nezirit si anjëhere më parë jehonin në kupë të qiellit. Në zemrën dhe shpirtin e tyre ishte ndrye në lëmsh i zi që ishte vështirë t’i gjendej fija.

Kënga ushtonte në dasmën e kusherive të tyre, në fshatin e tyre ndërsa mendja dhe zemra e tyre kishin nis rrugëtimin të pakthim. Dasmorët, kusherit, bashkëfshatarët e tyre as që dinin fare se çka po ndodh me ta. Këta nuk dëshironin që të prishej dasma dhe gazmendi për punën e tyre. O Dervish thirë një dasmor. Këndona këngën ” Pyet Kosova për një qikë ”. Menjëhere, ja kthen Dervishi dhe kënga për Shote Galicën i ngrit dasmorët peshë. Ju lumtë goja thërasin tre katër dasmorë përnjëherë.

Në odën e kullës së gurit, burrat e Llukës dhe miqtë e dashamirët e fshatrave për rreth i përcillnin me vemendje këngëtarët e njohur që atë ditë ishin më të hareshëm se herave tjera. Ashtu dukej në pamje të parë, ndërsa askush pos tyre dhe familjeve të tyre nuk dinin së çka do të ndodhte me ta. Në mullirin e fshatit, dhjetra metra larg kullës ku ishte dasma kishte arritë patrulla e milicisë sërbe. Ata pyesin mullisin se a është Demushi në dasëm. Po a nuk keni vesh ju a? A po dëgjoni se si Dervishi dhe Demushi po këndojnë si kurrë më parë. Kështu ju përgjigj mullisi me mllef njerzve të qartur të Stacionit të milicisë së Deçanit. Po, po, këtu qenka. Nuk ka ku shkon, jo. Kështu përgjigjet njëri nga ta dhe dalin nga mulliri. Thefshi qafën pëshpërit më zë të ulët mullisi dhe ua mbyll derën.

Kur patrulla e milicisë largohet pas kthesës së parë, mullisi vrapon në kullën ku bëhej dasma dhe e lajmëron Demushin. Demush, i thot mullisi, erdhen milicia në mulli dhe pyetën për ty. Ju thash se je në dasëm. Ani i përgjegjet Demushi, s’ka gjë, kan merak për mua, kan deshirë të më shohin. Hiqu tyre se nuk kanë punë tjetër ata. Mullisi i habitur kthehet në punë të vet ndërsa Demushi kthehet në odë, e merr çiftelinë në dorë dhe ja shkelë syrin Dervishit. Melodia nga sharkia dhe çiftelia e këtyre dy burrave të Llukës së Epërme të Deçanit e përcjellë me këngën e Kamer Loshit i ngriti në këmbë të gjithë dasmorët.

Kënga e përcjellë me sharki dhe çifeli e këtyre rapsodve të njohur i ngriti peshë dasmorët. Ata nuk dinin fare së çka po përgaditin idolet e tyre të folklorit shqiptar. As që u shkonte mendja së në terrin e kësaj nate të dimrit Dervish Shaqa dhe Demush Neziri do i varin sharkin dhe çiftelin në odat e tyre dhe së bashku me Adem Ramën dhe Isa Batushën, me manzeret nën dorë dhe nëpër borë deri në brez do të nisën drejt kufirit me Shpiperinë.

Më zemër të thyer u ndanë nga më të dashurit e tyre. Në familjet e tyre nisi vaji i fëmijëve, nënave, nuseve. Familjarët e tyre më të vjetër përpiqëshin që t’i qetësojnë të tjerët sepse e dinin së pas pak në shtepitë e tyre do të ja mësynin milicia serbe. Familjarët pa nderpre e shikonin orën dhe pyetnin: a thua deri ku kanë arritë, a thua janë gati të kalojnë kufirin, a thua ju kanë rënë në gjurmë, a thua …. Dhe pyetjet, dyshimet, shpresa dhe shumë e shumë mendime silleshin pa nderprer në kokat e tyre.
Ishte kjo një ndarje e dhimbëshme.

Këta ishin burrat që Kosova do t’i kujtojë me dashuri e respekt, sepse dhanë më të mundshmën e tyre për tokën që i lindi.