Xhuli Spahiu shpalos portretin e humanistes dhe veprimtares Behide Hasanit

0
12

Shkruan Asllan Dibrani

Vapa e madhe e këtyre ditëve të Gushtit përkundër fluksit të pushimeve në shumë vende pati edhe aktivitete të ndryshme kulturore. Njëri ndër këto aktivitete ishte edhe Seksioni i XII shkencor, i organizuar nga (Shoqata e Intelektualëve Mbarë Shqiptar )”Trojet e Arbrit”. Tubimi u mbajt në hotel “Evropa” në Gjakovë, më 9 gusht 2014. Tema ishte me karakter historik nga “Ripushtimi jugosllav i Kosovës dhe trojeve tjera etnike prej vitit 1944 dhe Qëndresa shqiptare”.

Ne takim morën pjesë rreth 80 veta,nga e gjithë bota që grumbulloj intelektual krijues dhe publicist të ndryshëm.
Kumtuesit trajtuan, evokuan dhe shpalosën kujtesën historike për ngjarje e figura të atyre viteve të rënda e dramatike të Kosovës së ripushtuar. Kujtesa historike për qëndresën antisllave e shqiptarëve të Kosovë, sinjalizoj edhe njëherë në aspiratën tonë kombëtare për të drejtën e vetëvendosjes së këtij kombi për të jetuar brenda një shteti shqiptar, vetëpërcaktim që u mohua sistematikisht nga sllavët pushtues.

Pjesëmarrësit Nue Oroshi, Tomë Mrijaj prof. Dr. Muhamet Shatri, janë vetëm nga disa drejtues të kësaj Shoqate, e cila ka nisë rrugëtimin e saj që para një dekade dhe ka nxjerrë në dritë njëmbëdhjetë numra të vet, ku përmbledh kumtesat e një seksioni shkencor. Në mesin e 85 referuesve, me kumtesat e tyre dhanë kontributin e tyre autorë si prof.dr.Muhamet Shatri, prof. dr. Jahja Drançolli, Ahmet Mehmeti, dr. Riza Sadiku, dr. Izber Hoti, dr. Mehmet Rukiqi, mr. sci. Nue Oroshi, Tomë Mrijaj, Mentor Kaçi, Leonora Laçi, Selman Etemi, Artur Roshi, Sulejman Gjana, Gjon Marku, Frrok Kristaj, Prend Buzhala, Fatbardha Mulleti -Saraqi, Xhemal Meçi, Pal Canaj, Avni Bilalli, etj. Pjesëmarrësit ishin nga Kosova, Shqipëria, nga trojet etnike në Maqedoni, Mal të Zi e Preshevë, nga diaspora jonë në Evropë,nga Amerika dhe Australia. Vlerat dhe kumtesat shkencore i paraqiten mbi 80 veta.

Aty pati edhe të pranishëm që kishin një reputacion kombëtare në veprimtarinë e tyre dhe aktivitete kombëtare, shkencore krijuese dhe humanitar nga të cilat përmes këtij tubimi u pasqyruan shumë shkrime .
-Një nder pjesëmarrësit e këtij takimi ishte edhe Xhuli Spahiu një poete, aktiviste dhe një punëtore e zellshme nga Gjilani me një serë aktivitetesh, humanitare dhe është “Sekretare e Shoqatës për të drejtat e liritë e njeriut për Kosovë”. Zonja Xhyli pasqyroj figurën e aktivistes nga Zvicra, zonjën Behide Hasanin që pa ju shmangur simpoziumit e përputhi në formë profesionale portretin e saje me sa vijon:

Pamje e zonjës Xhuli Spahiu në leximin e kumtesës së vet kushtuar znj. Behide Hasanin
përmes këtij takimi.

Kam nderin dhe privilegjin që gjendem sot në mesin e juaj në mesin e shumë intelektualëve, historianëve, shkencëtarëve, por edhe veprimtarëve e humanistëve të shumtë të Kosovës dhe ma gjerë që po marrin pjesë në këtë takim me vlera nacionale. Në mesin e këtyre njerëzve kam nderin dhe jam shumë e lumtur që është sot në mesin tonë një grua me një zemër të madhe, me shpirt të pasur, me dashuri ndaj gjithë njerëzimit dhe një grua me një dinjitet aq të madh e cila dinë të afroj dhe ndihmoj në çdo aspekt. Pra të nderuar e shumë të respektuar kjo është zonja Behide Hasanaj , një grua me shpirt dhe zemër shqiptare. Unë sot para jush kam nderin të shpalos në pika të shkurta për jetën dhe veprën e të madhes Behide Hasanaj .Pra jeta dhe vepra e humanistes dhe veprimtares, zonjës Behide Hasanaj, është mbushur me një bagazh të madh, me një aktivitet te gjithanshëm sidomos për shqiptarët në Zvicër.

Është një humaniste e cila virtytet e humanitetit i ka marrë nga tradita jonë shqiptare, e mishërimin për ta ndihmuar të varfrit, i ka marrë nga idolja dhe e madhja humanistja Nënë Tereza – Gonxhe Bojaxhiu. Veprimtaria e saj dhe kontributin e ka filluar qysh në vitet e fëmijërisë që nga mosha 7 vjeçare në klasën e dytë të shkollës fillore. Hapat e parë të shkollimit i morri në Pejë. Ndërtimi i saj si një qytetare në vitin 1980 e gjeti me aktivitete të mëdha me kontributin e saji humanitar. Kështu që në vitet e tetëdhjeta zonja Behide filloj me çeize të nusërisë ku kontributi i saj ishte humanitarë, po ashtu vullnetarisht ajo edhe qepte çejzin e nuseve me çka i tubonte këto financa të grumbulluara për të varfrit . Atyre vajzave apo nuseve që ishin të varfra dhe se nuk kishin si me pagua çejzin e martesës kështu që ajo falas ju qepte dhe i ndihmonte . Ditën për veti punonte e natën për ata qe nuk kishin mundësin të paguanin. Gjithnjë solidariteti i saj ishte në qendër të vëmendjes me ato kushte që vepronte dhe punonte!.

Ajo krijoj familje dhe i rriti, po ashtu edhe fëmijët e vet, falë punës dhe ato veti ju ka promovuar edhe fëmijëve të vet në edukatë dhe kulturë, po edhe ne shpirt të pajisur me vepra humane për t’i ndihmuar të tjerët. Pasi që Kosovën e përfshin ngjarjet e viteve 1981, mori rrugën e kurbetit nga qe nuk pati siguri nga arrestimi , fillimisht ajo shkoi në Sarajevë. Edhe atje u aktivizuar dhe u përkujdes për jetimë nga që e ndiente veten gjithnjë në lëkuren e skamnorëve dhe i ndihmonte .Nga Sarajeva shkoi në Zvicër në vitin 1983. Këtu kishte fillua mu marr me çështjen kombëtare me që ra në lidhje me shumë organizator qe u inkuadruar edhe në këto lëvizje për t’ju rrekur veprimtarisë për çlirimin e Kosovës nga okupatori serbo-sllav. Zonja Behide vazhdoi punën humanitare për krah veprimtarisë politike për Kosovën. E madhja humaniste, zonja Behide Hasanaj, grua e cila nuk diti të lodhet kurrë për këtë popull.

Grua e cila ka dhënë dhe jep shumë për këtë popull dhe deri tash nuk është ndalur asnjëherë t’u u dal në ndihmë njerëzve me nevoja nga Kosova që fillimisht janë të pa strehë e të pa shtëpi. Kjo aktivitetin e vet e përhapi edhe në shumë shoqata humanitare Zvicerane si dhe me shumë personalitete bamirëse dhe politike të shtetit zviceran i cili e ndihmoji Kosovën në shumë aspekte .Zonja Behide Hasanaj gjatë luftës në Kosovë u angazhua direkt përmes Shoqatave Humanitare ne Zvicër dhe e ndihmoji popullin shqiptar në Kosovë. Me aktivitete humanitare Behide Hasanaj pas shumë viteve në shërbim të humanitëtit është e gatshme që edhe njëherë të rifillojmë rrugën e pajtimit që bëri i madhi profesor Anton Qeta me rini dhe popull. Zonja Behide shprehet, dëshiroj ta shuajmë hasmërinë në mes veti. Mos ti lëmi nënat me duar në gji, të mbesin fëmija pa bukë dhe pa shkolla.

Ajo thërret përmes një mesazhi ku thotë kështu “Vëllezër e motra, kudo që jeni të shtrijmë dorën e pajtimit e di se është vështir, po ta bëjmë zemrën guri dhe të ja falim gjakun njeri tjetrit” Serbisë po ja falim krejt gjenocidin çka ka bërë kundër popullit tonë. Serbisë po i falim njerëzit e pa gjetur apo të varrosur nën asfaltet e Serbisë .Po i falim dëbimin nga vatrat tona neper botë!!!!???… Po i heshtim dhe po i harrojmë 20 mi femra të përdhunuara, ende të pa përkrahura apo rehabilituara!. Po tolerojmë Serbinë për dëmet e pa kthyera nga gjenocidi prandaj ta falim edhe na njeri tjetrin, me kusht qe mos të derdhet gjaku në mes veti. Serbin po e durojmë edhe kur cenon integritetin e vendit tonë, andaj të pajtohemi në mes veti që t’i dalim zot atdheut tonë të shtrenjtë. Ushtrinë tonë mundohen që ta njollosin prapë ne po shuajmë dhe po durojmë, andaj të respektojmë njeri tjetrin që ta duam sa ma shumë atdheun përmes njëri tjetrit. Kurse tek ne, të na ndodhin këto vrasje ne mes vete nuk është mirë. Prandaj i ftoji gjeneratat e reja tash me vullnetin e tyre qe kanë ta ndjekin rrugën e të ndjerit profesor Anton Qetes dhe veprimtareve patriot ndaj atdheut…

Pamje e zonjave Behide Hasani dhe Xhuli Spahiu, dy veprimtare humanitare dhe krijuese
qe lanë gjurmë të mëdha në karrierën e tyre.

Të shkruhet e flitet për humanisten Behide Hasanaj, nuk është e lehtë sepse kontributi i saji në shërbim të humanitetit është i madh. Ajo është një humaniste me shpirte të madhe e cila me punën e saji të palodhshme dhe përpjekjet e mëdha në shërbim të humanitetit, bëri që të përfiton zemrat e shumë organizatave humanitare në Zvicër dhe më gjerë, që ti dalin në ndihmë të varfërve dhe skamnorëve në Kosovë. Le të mbetet për fund ta falënderojmë zonjën Behide, për kontributin e dhënë edhe në ekspozitat mbi gjenocidin serb në Kosovë, që i panë me mijëra zviceran e qe sensibilizoj shumë qytetarë të këtij vendi qe ti ikën propagandës së Beogradit kundër popullit shqiptar.