Vendimi i Kushtetuesës hap një kapitull të ri në politikëbërjën e Kosovës

0
34

Nga Skënder MULLIQI

Ngjarjët të cilat përshkruan vitin që po e lëm mbrapa dhe vendimi i Kushtetuesës lidhur me Asociacionin e Komunave Serbe hap një kapitull të ri në politkëberjën e Kosovës. Ishim dëshmitarë edhe të shumë ngjarjeve politike të pa mira të cilat eskaluan. Sigurisht së këto zhvillime politike dhe krahas kësaj zhvillimet në terren nuk janë pritur që ta marrin një përmasë të tillë duke e futur vendin në krizë të rëndë institucionale më muaj të tërë. Shteti i ri i Kosovës me institucione të brishta të saj, nuk ka mundësi të përballojë një eskalim të tillë, e cila po na i vështërison punët sicilën ditë e më shumë si në planin mbrendeshëm e veqmas në planin e jashtem, ku janë stopuar gadi krejtësisht investimet e jashtme, pa të cilat nuk kemi mundësi të dalim nga kriza.

Sigurisht së qytetarët nuk e kan pritur një zhvillim kaq dramatik të ngjarjeve politike. Nuk kan pritur së kjo klasë politike më veprimet e veta hazarde do ta bjenë vendin në këtë krizë politike. Qyetetarët kan menduar së do të punohët në rritjën e mirëqenjës dhe zhvillimit të gjithëmbarshem, e jo të sakatimit të gjysem shtetësisë që e kemi. U shpenzu eneregji në politikën ditore dhe jo në ate për çka janë edhe të thirrur. Jo që patem largim nga temat kryesore, por u larguam edhe nga sovraniteti dhe identiteti ynë kombëtar. U morën shumë vendime të rendësishme për shtetin në emer të qyetytarëve, por pa i pyetur ata. Vendimet e udhëheqjës shtetërore më të rëndësishme u morën në Bruksel dhe në Vjenë, për “Zajadnicën” dhe Demarkacionin, të cilat vendime u treguan si të dëmshme karshi statutit politik të Kosovës.

Vendimi Kushtetuesës për të parën herë mendoj unë ishte një vendim që pas 16 vitësh nuk u ndikua nga politika ditore. Edhe nese është ndikuar nga kushdo qoftë si mbrenda ashtu edhe nga jashtë, megjithate ishte vendim pozitiv nga krejt ajo çka përjetuam këto muajtit e fundit. Vendimi i Kushtetuesës sigurisht së po gjenë interpretime të ndryshme, por duhet të gjithë të pajtohemi, së një vendim i tillë shpreh pozitivitetin e levizijeve politike. Ky vendim u përshendet edhe nga miqët tanë. Kjo është një tregues së duhet ndryshuar krejt kursin e polikëbërjës.

U ballafaquam më deficite të demokracisë, apo shembjën e saj. Kur jemi këtu kemi edhe pyetjen e mbijetesës në kushet shumë të keqija të imponuara nga kjo kastë politike e papërgjegjshme para popullit dhe shtetit. Po shohim se si mbarë Evropa po merret më temën e refugjatëve, e ne e anashkalojmë tërësisht. Secili njeri i cili i sheh punët në menyrë më të gjerë në këtë kohë të globalizmit, nuk ka mundësi që problemet e grumbulluara të zgjidhen pa një bashkëpunim të ndërsjellë.

Korrupcioni dhe krimi i organizuar të cilat janë bërë gangrenë e shoqërisë sonë, nuk ka mundësi të luftohen më njerëzit të cilët i kan kontribuar këtyre dy dukurive shkatrrimtare për secilin shtet. Korrupcioni po e shkatërron shoqërinë, ekonominë në shumë mënyra. Korrupcioni rrezikon stabilitetin e tregut, dhe rrënon konkurrencën e kompanive duke qite nga konkurrenca të gjitha ata që nuk kan mundësi të japin mito. Korrupcioni dhe krimi organizuar kan ndikuar që mos të kemi jetën e mirë, që mos të kemi sisteteme funkcionale. Korrupcioni po na rrezikon edhe në pikëpamje nacionale. Të gjitha këto dhe vendimi i Kushtetuesës janë tregues të mjaftueshem që kjo Qeveri e ka humbur legjitimitetin, nuk i ka realizuar kërkesat imediate të qytetarëve të saj.

Dorëheqja është akti më madhor, është akt shumë demokratik, në sistemin shumëpartiak. Duhet të mësohemi së dorëheqja i hap rrugë forcave të reja dhe kreative, i hap rrugën proceseve demokratke në një shoqëri. Pa këto postulate, nuk mund të ndërtojmë shtet të avansuar dhe shtet demokratik. Koha është për ndryshime pozitive në Kosovë. Nese dikush mendon së do të funksionojë gjatë logjika e stopimit të proceseve zhvillimore për ta ruajtur pushetin apsulut, do të gabohet rëndë. Një logjikë e shekullit të kaluar, e cila po bën përpjekje të kthehet përseri në mesin tonë…