Atentati në burg, Muja trafik droge me ortakët e Arkanit

0
30

Të tjera rreth shkrimit
VIDEO – Policia rrethon spitalin ushtarak
Kleves Muja u qëllua me kaçavidë në burg
Kryetari i komunes Rrethine u arrestua 3 dite me pare

TIRANE – Gazeta Shqiptarja.com shkruan sot se kryetari i komunës Rrethinë të Shkodrës, Kleves Muja i cili u plagos rëndë në ambientet e burgut ishte dënuar në Itali si pjesë e një grupi të drejtuar nga anëtarë serbë dhe malazezë të ish paramilitarëve “Tigrat e Arkanit”.

Kleves Muja ishte është shpallur person në kërkim nga autoritetet italiane në fillim të vitit 2010, në kuadër të operacionit “Shah Mat” i iniciuar nga prokuroria e Barit në Itali dhe i shtrirë në pesë shtete, Itali, Serbi, Malin e Zi, Zvicër dhe Shqipëri.

Tri ditë pas arrestimit të bujshëm, kryetari i komunës Rrethine u plagos rëndë, duke u qëlluar me kaçavidë në ambientet e paraburgimit të burgut të Lezhës, nga një tjetër i burgosur, Xheladin Kruja. Avokati i Mujës Ardian Visha, në një prononcim për Shqiptarja.com e konsideron aktin një atentat mafioz të porositur.

Pas plagosjes Muja është transportuar në spital Ushtarak në gjëndje të pavetëdishme dhe në rrezik për jetën dhe i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal në kokë. Shqiptarja.com shkruan se deri në mbrëmjen e djeshme ai ndodhej në gjendje “koma” ndërsa mjekët që e kanë patur nën vëzhgim të pandërprerë u shprehën se ende nuk kishte garanci të plota për një përgjigje pozitive lidhur me rikuperimin e tij.

Shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne gazeten Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)