“Zhduket” Jozefina Topalli, alarmohet Garda dhe policia

0
29

TemA, 19 Dhjetor 2011

Jozefina Topalli ka vënë në alarm policinë dhe Gardën dje, pasi është “zhdukur” me një makinë private për disa minuta. Lajmin e bën të ditur e përditshmja Shqip. Kryetarja e Kuvendit është larguar me një makinë private dhe pa eskortë nga Durrësi drejt Tiranës, por kjo ka detyruar të dyja strukturat që të marrin masat për gjetjen sa më të shpejtë të saj dhe shoqërimin e saj në distancë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, kur Jozefina Topalli ishte nisur nga Durrësi drejt Tiranës. Sipas të dhënave paraprake, ajo ka qenë në një takim në Durrës, ndërkohë që shoqërohej nga oficerët e sigurisë dhe ruajtjes së personaliteteve të Gardës së Republikës.

Në një moment, ajo është larguar bashkë me bashkëbiseduesin me një makinë private. Në lidhje me personin që shoqëronte Topallin nuk është dhënë asnjë detaj nga strukturat e policisë apo të Gardës së Republikës, të cilat kanë treguar se çfarë kishte ngjarë. Sipas të dhënave konfidenciale, ajo është larguar nga Durrësi me një makinë private, “Tuareg”, me targa të Tiranës. Por, oficerët e Gardës nuk kanë mundur të fiksojnë të gjitha të dhënat e targës.