Aleks Nikaj është vrarë afër Urës së Lanës, i vetmuar. Zbulimi është bërë dje nga familjarë të viktimës, pasi gazeta TemA u ofroi atyre për ballafaqim, foto të bëra nga një agjenci e huaj.
Siç shihet ai është shumë larg kryeministrisë dhe krejt i vetmuar në bulevard. Dyshimi i familjarëve është për vrasje të selektuar. Fotoja e viktimës dhe skaneri i plagës së tij në kokë kërkojnë hetim special për mënyrën si ai është vrarë.

Aleks Nikaj i shtrirë në bulevard, pranë Urës së Lanës, krejt i vetmuar. Disa persona po vrapojnë t’i vijnë në ndihmë

Aleks Nikaj ka marrë një plumbë në majë të kokës. Fotoja e dëshmon këtë gjë, duke treguar se ai është qëlluar nga sipër