Vendet e kultit islam ne pergjithesi mbajne emrat e sulltanve, pshallarve dhe bejlerve, te cilet jane pushtetar dhe nuk jane figura fetare siç asht psh pregameri Muhamet, pregameri Isa, pregameri Musa, pregameri Daut apo Merjemja nena e pergamerit Isa etj. etj. etj.
Kjo gje ben qe keto vende kulti qe mbajne keto emra mos te konsiderohen vende kulti fetar ku adhurohet Allahu, por ku adhurohen keto sundimtar shumica e te cilve kan bere krime, vrasje, masakrime te popujve ku ato kan shkele dhe kan sunduar. Per kete arsye ne Maqedoni qytetaret jomusliman ndjejne nje urrejtje per keto pushtues turq-osman, te cilet masakruen ato popuj.
Xhamia e Sulltan Muratit II (1421-1451) gjendet në njërën ndër vendet më dominante të Shkupit. Është e vendosur në një lartësirë që ngritet në pjesën e vjetër të qytetit. Kjo xhami rradhitet në mesin e xhamive të para që janë ndërtuar në Shkup.
Daton nga viti 1436 dhe është xhamia më e vjetër nga të gjitha që janë ruajtur gjer më sot. Në kohën e vet, pranë Xhamisë së Sulltan Muratit ka qenë e ndërtuar edhe medreseja dhe imareti të cilët janë rradhitur në mesin e objekteve më të famshme të këtij lloji në Shkup.
Sot rreth këtij kompleksi vërehen vetëm mbeturina nga medreseja si dhe varrezat e xhamisë tek të cilat gjenden edhe dy tyrbe: Tyrbeja e Sulltan Bejhanit dhe Varreza familjare e Ali pashës nga Dagestani.
Në pjesën veriore të Xhamisë së Sulltan Muratit, në oborrin e saj, gjendet edhe Sahat kulla e Shkupit e cila është pjesë përbërëse e kompleksit të xhamisë.