Vlerësime për Ibrahim Rugovën në përvjetorin e lindjes

0
74

Vlerësime për Ibrahim Rugovën, japin njerëzit më të mëdhenjë të botës demokratike sikurse që janë SHBA-të, kur secili funksionar që vjen nga Amerika, që ka me potencuar politikën largëpamëse të Ibrahim Rugovës dhe që kanë me deklarua se ishte mik i tyre.

Më 2 dhjetor 2011, mbushen 67 kur me dëshirën e Zotit, lindi atdhetari, intelektuali dhe prijësi i Kosovës, i cili e krijoj epokën e tij, drejtë pavarësisë së Republikës së Kosovës, e ai ishte Dr. Ibrahimi Rugova. Menquria dhe trimëria e tij e pashoq prej një vizionari, largëpamësi, diti të udhëheqë popullin, duke e ruajtur nga regjimi diktatorial i Serbisë, i cili me tërë makinerinë e tij vrastare e kishte drejtuar mbi popullatën e pafajshme civile shiptare në Kosovës.

Ai, themeloi Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila ishte promotor i lëvizjeve në Kosovë dhe mërgatë, duke i bërë ballë të gjitha politikave të serbisë me në krye të madhin Dr. Ibrahim Rugova, e që kryente amanetin e babait të tij Ukës, i cili edhe ai ishte i vrarë së bashku me babain e vet Rrustën nga policia serbe e atij regjimi.

Veprat e Ibrahim Rugovës dhe filozofia e tij politike, sa shkon e rritet te populli Shqiptar, duke e ndier mungesen e këtij lideri të përjetshëm. Vlerësime për Ibrahim Rugovën, japin njerëzit më të mëdhenjë të botës demokratike sikurse që janë SHBA-të, kur secili funksionar që vjen nga Amerika, që ka me potencuar politikën largëpamëse të Ibrahim Rugovës dhe që kanë me deklarua se ishte mik i tyre.

Sot më shumë se kurr, ndjehet mungesa e tij, për të qenë në mesin tonë, në udhëheqjen e Republikës së Kosovës. Prandaj, data e 2 dhjetorit, është datë e cila për Kosovën ishte një fat i madh. Dhe sa herë vjen kjo datë, ne e dimë se është datë e Fatit të Republikës së Kosovës dhe e popullit Shqiptar. Kjo u dëshmua me vet lindjen e njeriut i cili krijoj epokën e tij.

Z. Mursel Shkupolli
Anëtare i Kryesisë së
LDD-së, dega në Suedi.

Më 02.12.2011
Stockholm – Suedi