TemA, 29 Maj 2012
Nëse do të tregoheshim pak cinikë, mund të thonim se emiri i Kuvajtit e pagoi shtrenjtë dekoratën që i dha atij Presidenti i Republikës, Bamir Topi: plot 5.5 milionë euro.
Në fakt, paratë emiri nuk i dha për Presidentin apo institucionin e Presidencës, por për Bashkinë e Tiranës, si këst i dytë për rikonstruksionin e sheshit Skënderbej. Një gjest ky i emirit që pritej pas darkës shtetërore të shtruar prej tij, ku ishin ftuar të 64 ambasadoret e trupit diplomatik të akredituar në Kuvajt Siti.
Kur solli në Tiranë në prill të 2008-ës një çek prej 4 milion dollarësh për familjet e viktimave të Gërdecit, emiri, nëpërmjet të dërguarve të tij ia dorëzoi çekun Presidentit, që e dorëzoi këtë shumë në llogarinë bankare të hapur për viktimat e Gërdecit.
Por, ky ishte një veprim personal i emirit. Kësaj here, emiri implikoi qeverinë, e cila u mblodh të martën paradite dhe e mori vendimin gjatë kohës që presidenti Bamir Topi ndodhej ende në Kuvajt.
Presidenti Topi këmbënguli në një përfshirje të qeverisë dhe të biznesit kuvajtjan në Shqipëri edhe në takimet e ngjeshura të ditës së dytë të vizitës së tij, ku u takua me zëvendëskryeministrin, Sheikun Al-Kalid Al-Sabah, ministrat e Arsimit dhe Shëndetësisë, me Kryetarin e Dhomës së Tregtisë, drejtuesit e kompanisë më të madhe kuvajtiane “Alimtiaz Investment Group” dhe Drejtuesin e Fondit Kuvajtian të Zhvillimit.
Pyetja që mund të shtrohet pa hezitim është se si do të përdoren këto 5.5 milion euro nga administrata e re e bashkisë, kur dihet se kjo administrate nuk i qëndroi besnike projektit të parë të sheshit, atij për të cilin kishin paguar kuvajtjanët.
Por, siç u shprehën asokohe kuvajtjanët, nuk u takon atyre të vendosin se çfarë është më e mirë për tiranasit. Në çdo rast, me vendimin për të derdhur edhe 5.5 milion euro të tjera për sheshin Skënderbej dhe qytetin e Tiranës, mund të thuhet pa frikë se vizita e Presidentit Bamir Topi në Kuvajt ia arriti qëllimit./TCH
Ajo që nuk arrij të kuptoj është: Si është e mundur, që ka njerëz që brenda tyre kanë mendime të tilla, një vizion të tillë të ngarjeve?
Si mundet një gazetar të shkruajë në këtë mënyre, si mund ta paraqesi një lajm në këtë mënyrë?
Në pyllin e gazetarisë, sipas meje, këta janë çakenj.
Ka te drejtë dikush, kur thotë:
“Demokracia i jep të drejtë të flasin edhe budallenjve, bile edhe të dëgjohen më shumë.”
Një artikull i tillë përdhos çdo faqe, në të cilën botohet.
Një vend ku edhe presidenti trajtohet në këtë mënyrë (dmth. si lypsar?) mund ta quash fare mirë pyll me njerëz.
—————- shënim ————–
Lajmin e ka formuluar kanali kryesor në Shqipëri, TopChannel dhe në këtë lajm del mjaft bukur e qartë, që paratë që na dhurohen në këtë mënyrë bëhen rrush e kumbulla, siç u pa me projektin e dështuar për sheshin Skënderbej, dhe së dyti, politikanët shqiptarë janë të gjithë lypsarë pa dinjitet, ose huamarrës në emrin e këtij populli, dhe e mbytën këtë popull në borxhe… Ky është realiteti dhe ne duhet ta pasqyrojmë, se ndryshe nuk dimë të mësojmë… Po eja Agim, e mbushju mendjen këtyre, që mund të tallen me ty – pa thyer qafën këta, nuk zënë mend jo! Bamiri me këtë rast krekoset nga suksesi…
Comments are closed.