
Gjermania është në ethet e një virusi të rrezikshëm që po merr jetë njerëzish. Qindra janë infektuar, ndërsa ka edhe disa të vdekur. Bëhet fjalë për virusin EHEC, i cili prek zorrët dhe shkakton diarre e më pas diarre në gjak ose kolit hemorragjik. Mendohej se virusi vjen nga perimet, ndaj ishte ndaluar që të konsumoheshin perime që vijnë nga veriu i Gjermanisë.
Tani autoritetet shëndetësore në Hamburg kanë arritur në përfundimin se virusi vjen nga kastravecët spanjollë. Ata kanë identifikuar edhe firmat spanjolle në Majorka e Almeria, që sillnin kastravecët. Virusi po përhapet edhe në Danimarkë, flitet se ka mbërritur edhe në Suedi. Nga Spanja nuk ka asnjë reagim, kurse në Gjermani është bërë thirrje që të mos konsumohet kastraveci, por edhe domatet dhe sallat jeshile.




