Veliaj thyen tabutë: Një grua në karrocë dhe një ish- e përndjekur, zëvendësministre

0
36

TemA, 4 Tetor 2013

Bardhylka Kospiri, gruaja legjendë e kurajës qytetare në Shqipëri, që vazhdon të punojë dhe të sfidojë sëmundjen e saj, do të jetë zëvendësministre e Mirëqenies Sociale.

Ajo do t’i bashkohet ekipit të Erion Velijt bashkë me Genta Sulën, një eksperte e njohur e arsimit profesional, që ka punuar pranë Misionit të Bankës Botërore në Tiranë, e cila vjen nga një familje ish- të përndjekurish.

Vetë Veliaj duket i lumtur që zgjedhjet e tij janë pranuar nga kryeministri Rama: “Jam shume krenar që Bardhylka Kospiri dhe Genta Mara Sula u bashkuan si zv/ministre me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Mirëserdhët në ekip!” shkruan Veliaj në Twitter.